Në çadrën e PD-së, anti-amerikanë dhe myslimanë radikalë, që janë bërë bashkë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Ka gjithmonë një pengesë që ndalon rrjedhën e zhvillimit shqiptar.

Dhe a e dini se nga ka lindur gjithmonë kjo pengesë?

Nga vetë shqiptarët.

Por, ama, nga shqiptarët që kanë ardhur në pushtet nga fqinjët grabitës të tokave të shqiptarëve.

l.

Në këtë situate jemi dhe sot. Por shqiptaret penguesë sot janë në luftë me Amerikën dhe jo vetëm me patriotët shqiptarë.

Patriotët shqiptarë janë të strukur, dhe sikur kanë vdekur.

Të shumtë janë ata që të shiturit i marrin për patriotë, kurse patriotët i quajnë budallenj që nuk dinë të shesin interestin kombëtar te grabitësit.

Mos u shqetësoni! Koha po ndryshon në favor të shqiptarëve. Anti-amerikanët e sotëm janë të deshperuarit e rëzimit të Moskës sovjetike.

Në çadër i keni, dhe të bekuar nga Sali Berisha.

Po që të gjithë flasin perçart, më shumë nga presioni psikik i frikes se sa nga arsyeja. Janë të humbur, prandaj.

ll.

Nesër historia do shkruajë:

“Një grup vjedhësish të shtetit, u mblodhën në një çadër në Bulevardin e Madh të Tiranës, dhe kërkuan që me paratë e vjedha të krijonin çrregullim shoqëror në Shqipëri”.

Pastaj do pyesin:

“Kush i ka përkrahur këta mydeberë?”

Sigurisht:

Anti-amerikanët dhe islamikët radikalë.

Por ka edhe një veçanti:

As islamikët radikalë dhe as anti-amerikanët nuk dalin hapur kundër Amerikës.

Po kjo, është dobësia apo forca e tyre?

Sigurisht që është dobësia.

Por, ama:

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar fundin e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Në çadrën e PD-së, anti-amerikanë dhe myslimanë radikalë, që janë bërë bashkë”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

  2. Simon Vrusho says:

    DETAJET KOMIKE TË FUNDIT…
    Një molomën i tipit derdimen, dallkauk, anadollak e allçak më tha se “të shtunën unë do të puth murin e qeverisë, direkt në gur, direkt në llaç, direkt në beton, direkt në kollonë…” I thashë se puthje të tilla quhen puthje të ftohta dhe, siç puth ti të ftohtën, edhe e ftohta të puth ty… Po puthje t[ tilla të akullta, të ftohta, të vërteta nuk janë dy…. Më tha se ka porositur një hu a ca hunj për flamurë e banderola e pllakata… I thashë se flamuri valëvitet në shtizë, jo në hunj, sepse flamuri a flamujt nuk valëviten në gardhe a gardhishte… Më tha se do të marrë një trastë me sende të forta, ndërsa i thashë që sendet nuk janë ide… Do të marrë dhe nja dy bidonë me raki të verdhë ftoi… Ruhu nga e verdha i thashë, sepse e verdha verdhanin ndjell… Ai do rrëmujën e madhe, sepse pas saj vjen vjedhja e madhe… Por, historia nuk bën vaki dy herë, herën e dytë bën komedi… Fundi ka shumë detaje komike, po kaq sa ka aktorë komikë tozgunkëputur…

  3. Niku says:

    AVOKAT!! JE I MODH!!!👍🏻👍🏻👏👏🇦🇱🇦🇱

  4. loli says:

    E avokat…fillove shpifje?! Ste le obsesioni ty…shpif shpif se dicka do ngelet Taku..
    Ik or trap,ke rrjedh…
    Harroje, ske per te qene kurre minister,kryeprekuror,kryetar gjykate…harroje…drejtesia e re ska per ti pranuar sharlatanet shpifesit

    1. tafuti says:

      o lolo,ik mor HALABAK 😛

      1. loli says:

        Me fal,kunaten desha te thoja.

    1. nik says:

      Gruaja ta ka shkruajt?

  5. Mira says:

    LOLI , FSHI QURRET ,SE PO TË VAREN!
    AVOKATIT SI VJEN AS TE GISHTI I KËMBËS!
    KA QENË DHE ËSHTË BRILANT,NË TË MENDUAR DHE NË TË SHPREHUR!
    RROFSH,! AVOKAT NGJELA!🇦🇱🇦🇱🌟🌟

    1. loli says:

      Po kerkonndonje vend si gjyqtare?!

  6. Valter says:

    Ne cader jane nje grup kriminelesh ,dhe e keqja e shqiptareve gjithmone ka ardhur nga shqiptaret.
    Dikush nga makuteria, tjetri nga pa dija, shumkush nga zilia e gjithkush nga djallezia.
    Keshtu ishte, eshte dhe do te jete ,FATKEQESISHT.

  7. Lyl koqja says:

    Pik muhabetit: te keqen gjithmone e kemi patur brenda me tradheti e djallesi na Kane qeverisur te shiturit tek grabitesit e shqiperise te paguar nga vendet fqinje
    Pikerisht keto vitet e fundit u duk se dicka po korrigjohej ne qeverisjen e ketij vendi por kjo nuk u pelqen karrieristeve tradhetare e zullumqare dhe prandaj kercenojne per te rezuar kete qeveri te viteve te fundit
    Ku eshte shoqeria civile!
    perse nuk ngrihet ne protesta kunder ketyre plehrave qe duan destabilizim

Lini një Përgjigje te Valter Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *