REPORTAZHI/ Brenda “Çadrës së lirisë”: Një bilanc për çadrën dhe “truku” i PD-së për të mashtruar përmes ekranit

11 Maj 2017, 09:30Politika TEMA
REPORTAZHI/ Brenda “Çadrës së lirisë”:

Që shumë përkrahës të hershëm të Partisë Demokratike nuk janë dakord me vendimet e kreut të saj Lulzim Basha dhe janë tërhequr pas, ky tashmë nuk është më një lajm i ri.

Nëse do të bëjmë një krahasim me ditët e para të ngritjes së çadrës dhe sot, bie në sy kontrasti i madh në numrin e pjesëmarrësve. Shenjë kjo që interpretohet si mospajtim me kryeopozitarin për një sërë lëvizjesh politike që kanë tentuar ta kthejnë Shqipërinë disa hapa pas.

Truku i organizatorëve me ndenjëset

Largimi i një pjese të madhe individësh, ka detyruar organizatorët që të ngushtojnë hollin ku mbahen fjalimet.

Në muajt e shkuar, ndenjëset ku uleshin pjesëmarrësit shtriheshin në një hapësirë më të gjerë, ndërsa sot, ato janë ngushtuar. Kjo rrjedh pasi numri i qytetarëve që vijnë në çadër është minimizuar dhe vendi ku ulen qytetarët ngelet bosh.

Një truk ky për të fshehur braktisjen që i është bërë çadrës dhe për të treguarse në tubimet e zhvilluara vazhdon të ketë ende  pjesëmarrës.

Nëse përmes ekranit arrihet të realizohet më së miri kjo “gënjeshtër televizive”, situata në terren dëshmon krejt të kundërtën.

Kush vjen ende në çadër?

Fjalimet e mbajtura nga eksponentë të ndryshëm të PD-së, zakonisht kanë në fokus të tyre shtresën e mesme ku theksi vihet tek qytetari i pambrojtur, tek i pamunduri apo tek njeriu që i është bërë padrejtësi nga sistemi.

Një “lojë” kjo, jo pak e njohur për strategët e politikës.  Nga vëzhgimi ynë i përditshëm, duket qartë se në çadër nuk protestojnë të varfrit dhe të pamundurit, por të mundurit e djeshëm që sot nuk kanë më forcëdhe akses në institucione.

Këtu mund të përmendim militantë partie të punësuar në ish-bashkitë apo ish-komunat e djathta, që sot janë ende në kërkim të pushtetit të dikurshëm.

Pjesë e çadrës shpesh here bëhen edhe punonjës të administratave të udhëhequra nga Partia Demokratike. (Kamëz, Shkodër, Pogradec…)

Pas kamerash ata pranojnë se vijnë në tubime të urdhëruar nga krerët e PD-së në zonat e tyre, ku i bëhet presion përmes humbjes së vendit të punës.

“TemA” ka siguruar disa dëshmi të tyre ku tregohet shprehimisht frika që ekziston për vendin e punës nëse mungon në tubimet e zhvilluara në çadër.

Sa i takon të varfërit për të cilin flitet kaq shumë, thuajse nuk duket kërkund. Ngjan ironike por mbase ai nuk mund të ndjehet komod për të protestuar krah njerëzve të rrethuar nga luksi që brohorasin për të minuar sistemin e drejtësisë.

Protestuesit pas fjalimeve të Bashës

“Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë,” kështu është shprehur truri i Microsoft Bill Gates.

Lidhur me këtë thënie të tij, fare mirë mund të hiqet një paralele me atë çka organizatorët e çadrës kërkojnë t’i servirin shqiptarëve: Një revoltë popullore edhe pse populli mungon.

Ajo që vihet re nga terreni është se pas fjalimeve të liderit të Parisë Demokratike Lulzim Basha, qytetarët shpërndahen nga çadra duke ikur në drejtime të ndryshme.

Në çadër ngelen veç disa punonjës të medias që përpiqen të përcjellin lajmet apo ndonjë pjesëmarrës i ardhur së largu.

Sipas monitorimit tonë, pjesëtarët e selisë blu, sapo Basha përfundon fjalimin e tij “vrapojnë” drejt kafeneve apo restoranteve të kryeqytetit.

Një bilanc i thjeshtë

E vendosur përballë Kryeministrisë prej 83 ditësh, tashmë e ashtëquajtura “çadra e lirisë” duket se e ka humbur rrugës qëllimin për të cilën u ngrit.

Përveç ngërçit politik, deri më tani në opinionin e pavarur publik nuk njihet asnjë efekt pozitiv i prodhuar.

Ndërkombëtarët shpesh here kanë vendosur theksin tek dialogu politik i munguar, duke eliminuar këtë formë proteste apo thirrjet për dhunë dhe mosbindje civile.

Këtu mund të kujtojmë se asnjë diplomat i lartë nuk ka shprehur përkrahjen e tij, madje kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj bojkotit të parlamentit.

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i është shmangur çadrës disa here, teksa ka thënë se kreun e PD-së e takon në zyrë dhe jo në çadër.

“Jo, jo. Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”, u përgjigj Fleckenstein.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe një sërë diplomatësh të akredituar në Tiranë.

Edhe pse Lulzim Basha u kthye nga SHBA me premtimin se ka me vete mbështetjen e Uashingtonit, deri më sot asnjë zyrtar i lartë Amerikan nuk ka shfaqur publikisht mbështetjen që ai pretendoi se kishte. Fjala e kreut të opozitës nga çadra rezultoi të ishte një mashtrim i zbardhur nga koha ku qëllimi i vetëm, ishte për të mbajtur me shpresë ata pak protestues që kanë ngelur brenda çadrës.

Fundi i çadrës dhe çmimi që do paguajë Shqipëria

Referuar historisë, zakonisht protestat lënë pas një çmim për tu paguar nga vendi ku zhvillohen. Ato shoqërohen me kosto financiare, materiale, njerëzore apo politike.

Siç u përmend më lart, edhe në këtë rast tubimi i stërgjatur i Partisë Demokratike pritet ta shfaqë koston e saj në një formë apo në një tjetër.

Deri më tani, ato që dihen sipas statistikave të agjensive turistike, është se turistët gjithnjë e më tepër po anashkalojnë Tiranënpër shkak të kaosit të krijuar.

Një kosto tjetër për tu paguar është ngërçi institucional i krijuar për plotësimin e pësë kërkesave të vendosura nga Bashkimi Europian.

Gjithsesi këto rezultojnë kosto mjaft të vogla kur kujton sfilitjen që po i bëhet implementimit të reformës në drejtësi, që është shpjegimi kyç i të gjithë revoltës artificiale të opozitës.

9 komente në “REPORTAZHI/ Brenda “Çadrës së lirisë”: Një bilanc për çadrën dhe “truku” i PD-së për të mashtruar përmes ekranit”

  1. Qytetar says:

    Te jini te sigurt fundi i tyre do te jete i turpshem,do m,arrin ate qe meritojne.

    1. Kujtimi says:

      CADRA E TURPIT OSE T E ROBERTS DUHET TE MARI NJE NDESHKIM SHUM TE FORT
      SI NGA NDERKOMBETARET
      PO EDHE NGA SHQIPERIA
      KETA NUK KAN ARSYE PER A TO QE KERKOIN
      KETA PLERA TE CADRES SE KRIMIT OSE TE ROBERIS
      POPULLI DUHET TI NXIER ME FORC
      TU JAP NJE MESIM TE MIR
      KAN BLLOKUAR RUGEN RUGACET

  2. Selim Rroshi says:

    Kot kot ajo cadra po Saje qorrin e hoqi, Beqe palloshin e hoqi, gjith kreret e policise i hoqi, mediat e huaja se paku e pane qe ka nje problem akut ne Shqiperi, e sot per sot askush spo mer asnje vendim qe te ushteroje presion te njra pale. bile bile po presin reagimin e protestes kete te shtune. E te jete e madhe ajo do ta shikoni Ramen sa kollaj do ike si miu me bishtin ne shale.
    Cadrat shemtira shqiptare jane po egzistojne ne nje vend ku shkelet e drejta e opozites, harruat sa te shpifur e beri cadren Rama.
    Ndaj shajeni si shemtire cadren po hakun mos ja hani se plot pune ka bere per opoziten.

    1. arturi says:

      O Selim Rrushi!
      Gjatoshi heq ata qe do ai vete. Keshtu, edhe ai kenaqet, por kenaqeni dhe ju demokaret! ?

  3. Alex says:

    Jam i zhgnjyre totalisht nga .shba .beaaaa…vetem fjalen dialog mermendin .edi rama.jo vetem dialog ka kerkuar me to .por ka shkrire gjysmen e qeverise per to …me keq qe edi rama ka humbur shume nga origjina ps.duke u treguar me shume se sqduhet evropian ..qdo gje ka nje kufi edhe njerzit me te thjeshte .pa shkolle e kuptojne ..vdis ti per mua .vetem kjo shpeton pd.dhe ne fund.i lutem .shba bea..rames ta harrojne lulin po te shkojne te takojne vetem mbretin .kaq naiv jane o zot …

  4. Kukes says:

    Te shohesh Ben Ristanin me 1000 hajdute dhe te protestosh per me i pru ne pushtet………. ej bre non

  5. lulashi says:

    Ke quan cader lirie ti more idiot gazetar.

  6. Lani says:

    Çadër frikacake!
    Bërtet natën, se ka frikë nga erësira!????

  7. Alidemsi prej Shkoze says:

    Po bre cashtu osht, mor Selim Marrufshi ! Tung bre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje