Të tremburit nuk njohin kufij nga frika!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Anri Bala

Ahengxhinjtë e mediave edhe kësaj here i’a arritën qëllimit të na turpëronin si asnjëherë tjetër në sy të botës. E gatuan çorbën e helmuar dhe i’a vendosën në gojë Kaçit “pa brirë”, por të tërbuar si i çarturi. Me një artikulim sikur ta kenë thënë ata vetë, kësaj here Kryekuzhinieri i baltosjeve dhe Kryeçadra, zgjodhën si “qytetarin e tyre digjital”, një person të njohur ndër kolegë (ndjesë për krahasimin koleg) si përrallatorë e përsheshaxhi, që jeton vetëm me “gjoba”.

“Killeri me pagesë”, pseudonim të cilin shejtan-budallai ynë e ka fituar me meritë, nga ata të cilët e paguajnë të shkruajë çfarë t’i urdhërohet, për këdo e cilin do, qoftë e vërtetë apo jo mjafton që të paguhet, tentoi me urdhër të Kryekuzhunierit të intrigave dhe me pagesë të Kryeçadrës, të baltosë imazhin e vendit vetëm në pak sekonda.

Me pasion dhe dashuri për të na “mbrojtur”, na nxorrën barbarë në sy të botës së civilizuar, të ndihmuar nga Kryekuzhinieri i “kazanit mediatik”. Ata janë të frikshëm e të paparashikueshëm kur bëhet fjalë për të përdhosur imazhin tonë, tuajin sigurisht dhe kurrë imazhin e tyre. Ata janë në gjendje të kërcënojnë këdo e kurdo, e t’i a shalojnë fjalëve pa kufij, pasi nuk ka ardhur akoma ora e gjykimit, derisa trari i drejtësisë “mos kalo” është në mes të bulevardit, mbi gjakun e viktimave të tyre.

Sigurisht përdorimi i të marrit ishte zgjedhja më e mirë, pasi dordoleci i sojit çadër s’tremb më askënd, e për këtë duhej gjetur një tjetër “trim” për t’i a drejtuar “qytën e pushkës mu në lule të ballit” Europës “kurvë” dhe Amerikës së “korruptuar”, si tentativa e fundit për t’i tutur e larguar, që mos të turpërohen pak ditë para gjykimit e për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Gjithçka drejtohet nga ai, Kryekuzhunieri, ish-lideri i tmerruar nga drejtësia, për zullumet e tij të pranuara krenarisht, por që tani po e trembin pafundësisht. Ndoshta nuk është për të qeshur por është për të qarë, si ai lumturohet gjithmonë me intrigat që thurë dhe i’a vë mbi shpinë ushtarit të mirë, tashmë të “ngrirë” hollandez.

Anëtarët e klanit të Antishqiptarizmës, arritën sërish të kërcënonin, e duke folur në emër të gjithë medias, legjitimuan të gjitha thirrjet për dhunë e trazira, duke na damkosur si popull të dhunës e përdhunës. Ata që sollën dhe shkaktuan mijëra të vrarë në ’97, shkatërruan e plaçkitën Shqipërinë më ’98, vranë 26 persona e shkatërruan një fshat të tërë në 2008, për të mos u ndalur në 4 viktimat e bulevardit të 2011, tentuan sërish sot, të damkosnin imazhin e shqiptarëve si barbarë dhe njerëz të dhunës, antieuropianë e antidrejtësi.

SHQUP-i, çadra, prokuroria, të gjithë janë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë djaj që i tremben “temjanit” veting, përderisa thirrjet për dhunë të Lylit që mbeti gjithmonë i “vogël”, legjitimuan shkrimin dhe artikulimin publik të Kaçit pa brirë. Askush nuk zbaton ligjin dhe në këtë shtet të padrejtësisë. Lyli jashtë, Kaçi jashtë, Lyli ham e Kaçi Bam, sepse është krijuar mendësia se të flasësh e përrallisësh është legjitime, sidomos kur flet në emër të shqiptarëve që urrejnë Kryekuzhinierin, ushtarin Kryeçadër, Një ujë e dy Kos-in dhe Kaçin pa brirë. Ndaj trimat me medalje frike tani trimërojnë gjithkënd, derisa të anëtarësohen në shoqatën me të cilën do të protestojnë të gjithë sëbashku, mbasi të kenë përfunduar me “nderë dhe grari”… vitet e burgut!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Të tremburit nuk njohin kufij nga frika!”

  1. Turi says:

    LYLYSHAVE e PORDHUSHAVE ,PO I VJEN FUNDI!!
    VETINGU ,DO TË ZBATOHRT! HERËT A VONË!
    SHAKA ME AMERIKËN ,NUK BËHEN!🇪🇺👍🏻👍🏻🇦🇱

  2. Landi says:

    Lerini në çadër ,qelbësirat!
    Na bënë gaz i botës!👺👺

  3. Mihali says:

    Eshte 7 uje e nje kos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *