(VIDEO) LEZHE/ Prangosen 2 trafikantë, u kapën me 9 mina të telekomanduara. Publikohen emrat, mister destinacioni

Operacioni i koduar “Etalon” në Lezhë ka sekuestruar 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese ( tritol) dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave si dhe vuri në pranga 2 persona dhe shpalli ne kerkim nje tjeter.
Arrestimi 
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtorMë datë 10.05.2017, nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit , u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Etalon”.
Ku si rezultat i tij u sekuestruan : 
9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë
– 1 çantë sportive
– 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
– 4 magneta
– tela, kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,
– Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “(VIDEO) LEZHE/ Prangosen 2 trafikantë, u kapën me 9 mina të telekomanduara. Publikohen emrat, mister destinacioni”

  1. robert says:

    Po nuk do shume mend qe ta kuptosh qe destinacioni eshte terori ne 13-maj ne greven e PD-se , Saliu Luli dhe kompani ju zien Bitha nga drejtesia dhe do mundohen me cdo cmim te siellim 97-en ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *