Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 11 ose 18 qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës shpërndau me dekret parlamentin. Pas konsultave me partitë politike, Presidenti do të caktojë 11 ose 18 qershorin si datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi dekretin për shpërbërjen e kuvendit të Kosovës duke u hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Në bazë të ligjit aktual për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ato  duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit.

Ndërkohë  kanë filluar konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Si data të mundshme përmenden 11 ose 18 qershori. Mirëpo, mediet në Kosovë, rikujtojnë se më datën 18 qershor, zgjedhje do të ketë edhe në Shqipëri, ndërsa, me 11 qershor, Kosova e ka të planifikuar një ndeshje të rëndësishme futbolli me Turqinë që do të mbahet në Shkodër të Shqipërisë. Sidoqoftë, Presidenti tha se pas konsultimeve me të gjitha partitë politike me një konsensus ndërmjet tyre ai do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme që gjithësesi do të jenë në muajin qershor. Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në takimin e Presidentit Thaçi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Hahn: Kosova do të përballet me sfida të mëdha

Rrëzimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një vote mosbesimi në parlament, komisoneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, nuk e ka pritur mirë, duke ju rikujtuar liderëve politikë kosovarë sfidat  që i presin.

“Më vjen keq për votën e mosbesimit të sotëm në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet”, shkroi Johanes Hahn në Twitter.

Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë që ishte me e zëshmja që parlamenti ta votojë demarkacionin, moskalimi i të cilit u bë shkas për rënien e qeverisë, thotë se vendi duhet të lëvizë drejt një tranzicioni stabil.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror Zgjedhor, tashmë ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, KQZ menjëherë e ka për obligim të marrë masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent”, thotë Kryterja e  KQZ-së Valdete Daka, duke ftuar subjektet politike që të respektojnë ligjin për zgjedhjet dhe Kushtetutën e vendit.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 11 ose 18 qershor”

  1. dona says:

    mire do ishte te behen me 18 qershor….nje mundesi e mire per ti hequr saliut e lulushit perforcimet qe mund ti vijne per destabilizim.E them kete se shqiptaret ketej e provuan njehere luften civile e nuk besoj se do jene te gatshem per ta rikthyer …

  2. dona says:

    mire do ishte te behen me 18 qershor….nje mundesi e mire per ti hequr saliut e lulushit perforcimet qe mund ti vijne per destabilizim.E them kete se shqiptaret ketej e provuan njehere luften civile e nuk besoj se do jene te gatshem per ta rikthyer …

  3. Shpen says:

    Edhe ne patem.deshir te marrim pjes ne zgjedhje ne kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *