A do t’i imponohet çereku, treçerekut?

12 Maj 2017, 19:26Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nesër pritet të zhvillohet një protestë e madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e thirrur nga Partia Demokratike. Disa politikanë të PD-së, kanë garantuar publikisht se protesta do të jetë paqësore, por Berisha, udhëheqësi de facto i PD-së, tha këto fjalë para disa ditëve: “Mund t’ju garantoj dhe këtu do të jemi, se protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe [se e 18 shkurtit]. Dhe menaxhimi i saj do jetë problemi kryesor; sepse një herë i menaxhon ti [protestat], por herën tjetër të menaxhojnë ato ty. Ky është i gjithë problemi.”

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet parlamentare, Berisha ka deklaruar vazhdimisht se PD-ja nuk ka bojkotuar e nuk do të bojkotojë ndonjëherë zgjedhje; ajo thjesht nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike.

Të marra së bashku, këto deklarata të Berishës tregojnë se strategjia e tij për bllokimin e zgjedhjeve parlamentare, është e shtresëzuar në dy nivele.

Në nivelin e parë, Berisha synon të kërcënojë me dhunën e mundshme të protestës së nesërme, si Edi Ramën ashtu edhe kancelaritë perëndimore, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të mos zhvillohen në ditën e dekretuar nga presidenti Nishani – siç nuk u zhvilluan zgjedhjet lokale në Kavajë më 7 maj. Në qoftë se, si rezultat i këtij kërcënimi, zgjedhjet parlamentare shtyhen, hapet rruga për negociata, në të cilat Rama do të futej nga pozitat e të dobëtit.

Por në qoftë se Rama nuk tërhiqet, dhe në qoftë se kancelaritë perëndimore nuk e kundërshtojnë zhvillimin e zgjedhjeve pa PD-në, Berisha kalon në nivelin e dytë të kërcënimit të tij. Në këtë nivel, ai do të mundohet t’u fusë frikën të gjithë atyre votuesve të thjeshtë, që kanë ndërmend të marrin pjesë në zgjedhje.

Në kushte normale, një zgjedhës i thjeshtë ka dy zgjedhje për të bërë në një ditë votimi. Së pari, ai duhet të zgjedhë nëse ia vlen të shkojë të votojë për ofertat politike të disponueshme, apo të rrijë në shtëpi (apo të shkojë diku tjetër). Së dyti, në qoftë se vendos të shkojë tek qendra e votimit, duhet të zgjedhë se për cilën parti do ta hedhë votën (ose që ta bëjë atë qëllimisht të pavlefshme).

Kërcënimi i Berishës se PD-ja nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike, synon të trembë pikërisht votuesit që, në kushte normale, do të zgjidhnin të shkonin në qendrat e votimit, sepse disa prej tyre mund të tremben nga incidentet e dhunshme, që mund të shkaktojnë militantët e PD-së.

Në fakt, kjo strategji kishte më shumë mundësi të ishte e suksesshme në Kavajë, ku pritej të mblidheshin mijëra militantë të PD-së nga e gjithë Shqipëria, me synimin për të bllokuar votimin vetëm në 100 qendra votimi, në një territor të vogël bashkie. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare, këtyre mijëra militantëve u duhet të bllokojnë votimin në 5500 qendra votimi, të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga një sondazh që publikova të djelën në një televizion kombëtar, mund të përllogaritet se mbi 1 milion zgjedhës që banojnë në Shqipëri, janë të vendosur të votojnë për një nga 15 partitë e regjistruara në KQZ, edhe në qoftë se PD-ja nuk merr pjesë në zgjedhje. Ndërsa rreth 140 mijë, janë ende të pavendosur nëse do të votojnë apo jo.

Me pak fjalë, në qoftë se mijëra militantët që mund të mobilizojë Berisha nuk arrijnë t’i frikësojnë mbi 1 milion zgjedhësit që janë të vendosur për të votuar, do të kishim një legjitimim numerik të zgjedhjeve parlamentare, sepse 1 milion ishin “shuplakat” që votuesit i dhanë Berishës para katër vjetësh…

Dhe në qoftë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të jepnin një verdikt të tipit “zgjedhje të pranueshme për kushtet e vendit”, historia e zgjedhjeve parlamentare do të mbyllej. Përndryshe…

Në një aspekt më të gjerë demokratik, sondazhi që publikova të djelën, tregonte se vetëm çereku i zgjedhësve që banojnë në Shqipëri, duan të mos të zhvillohen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e PD-së. Pra, në qoftë se strategjia e Berishës funksionon, i bie që çereku i elektoratit t’i imponohet treçerekut tjetër… (AFP.al)

4 komente në “A do t’i imponohet çereku, treçerekut?”

  1. llazi says:

    O lulzim njere ti dhe injoranca qe mbjell !! e shpejt do jete dita e gjykimit dhe sdo ket Gjin GJona qe te te mari persiper….

  2. Lyl bolja says:

    Po keta kush I paguan qe dalin aty -kety me turne
    Mos I paguan ky I Tredhuri me parate e Firmave
    Ik more te qifte nje gje e eger qe te shpetoj ku popoull!

  3. Andrea says:

    Tani do thote qe do marre pjese ne zgjedhje kur nuk ka kohe dhe keshtu zgjedhjet mund te shtyen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje