Ambasada e Italisë këshillon rezidentët e saj: Shmangni qëndrimin rreth çadrës dhe zonën ku zhvillohet protesta

12 Maj 2017, 17:01Politika TEMA

Ambasada e Italisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri që të shmangin protestën e organizuar nga disa forca opozitare.

Ashtu si Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe ajo përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare paralajmëron të që të tregohen sa më të kujdesshëm ditën e shtunë për shkak të protestës.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS ITALIANE

Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit.

Sa për ata që do ta marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të shmangin kontaktin çdo me mitingun e opozitës.

Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje