Ambasada holandeze mesazh qytetarëve të saj: Bëni kujdes për protestën e PD dhe të homoseksualëve

12 Maj 2017, 21:19Politika TEMA
Ambasada holandeze mesazh qytetarëve të saj: Bëni kujdes për

Pas ambasades amerikane dhe asaj italiane, ajo e Holandes në Tiranë ka këshilluar të gjithë shtetasit e saj që të shmangin lëvizjet ditën e nesërme.

Partia më e madhe e opozitës në vend ka bërë thirrje për një protestë masive kundër qeverisë në Tiranë më 13 maj.

Monitoroni mediat lokale dhe ndërkombëtare, kujdesuni e merrni të gjitha masat për të shmangutr protestat dhe demonstratat politike.

Nëse e keni të mundur, shmangni kalimin në sheshin qendror të Tiranës, sheshin Skënderbej, bulevardin, sheshin Nënë Tereza dhe zonën e ish-bllokut.

Një paradë e komunitetet LGBT pritet gjithashtu të organizohet të shtunën në qendër të Tiranës.

Stafi i Ambasadës Holandese në Shqipëri ka këshilluar që të shmangen edhe këto ngjarje sepse në të njëjtën datë do të mbahet edhe protesta e opozitës”, thuhet ne apelin e ambasades holandeze

2 komente në “Ambasada holandeze mesazh qytetarëve të saj: Bëni kujdes për protestën e PD dhe të homoseksualëve”

  1. Plaku Mer says:

    Mesazh Lulit dhe Aureles qitetareve hollandeze.

  2. Futja kot says:

    Une e di HOLLANDEZE..Me “LL” …keto holandeze ku e zbuluat?
    Sipash jush
    Shqiperi-Sqiperi
    Çeki-Ceki
    Slloveni-sloveni
    Turqia-turkia
    E varin trapin thuaj…
    Avas avas se “a” angleze e keni kthyer ne “e” …LL ne “l” e kestu me radh…
    Po anglezet qe “hamiltonit” nuk i thone “hemilton” …mos nuk dine anglisht valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje