Basha edhe dy muaj e gjysmë mandat në krye të PD, votimi për kreun e ri një ditë para se Nishani të ikë nga Presidenca…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha më datën 23 korrik të vitit 2013 hyri në selinë e PD-­së si kreu i ri i demokratëve. Një muaj pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare katër vite më parë, PD zgjodhi pasardhësin e Sali Berishës përmes votimit “një anëtar, një votë”.

Lulzim Basha përballë të ndjerit Sokol Olldashi fitoi 80.39% të votave. Por, më 23 korrik, Bashës i përfundon mandati dhe ende nuk dihet nëse PD për shkak të situatës së vështirë politike do të jetë në gjendje të realizojë zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD­së.

Duket paksa e vështirë që zgjedhjet të realizohen brenda afatit që lejon statuti i partisë, duke marrë shkas nga fakti që opozita kërkon me këmbëngulje shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Zgjedhjet parlamentare u paraprijnë atyre në PD dhe gjasat janë që ato të shtyhen për shkak të situatës së tensionuar në vend, por burime brenda PD­ bëjnë me dije për “GSH” se edhe nëse ato zhvillohen më 23 korrik, Lulzim Basha do të zgjidhet sërish kryetar i PD.

Katër vite më parë KQZ e PD, e ngritur enkas për numërimin e votave nxori Bashën fitues me 32 371 vota, ndërsa Olldashi mori 7 896 vota.

105 mijë anëtarë të PD­së me kartën dixhitale në dorë, shoqëruar me pasaportë biometrike apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri.

Votimi per kreun e ri te PD si per koencidence eshte vetem nje dite para se Presidenti Bujar Nishani te lere detyren dhe te ike nga Presidenca. Duke paralajmeruar rikthimin ne politike, konkretisht ne PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Basha edhe dy muaj e gjysmë mandat në krye të PD, votimi për kreun e ri një ditë para se Nishani të ikë nga Presidenca…!”

  1. Fatosi-kosove says:

    Do ti sugjeroja PD-s se tashme qe ta zgjedhe kryetar sheshelin e serbise!!!
    Keshtuqe pas gjithe atyre krimineleve qe ke PD duke filluar nga sali berisha,lul basha,strazimiri,ristani,noka,paloka,salijani,bumqi,e kumqat tjere deri te fazlliqi meritojne nje kryetar qe ka jo vetem duart me gjak por edhe shpirtin si gjithe kjo klike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *