Basha paralajmëron përplasjen finale: Sot mbyllim protestën, nesër do rrëzojmë Republikën e vjetër dhe ngrejmë Republikën e re

Lulzim Basha ka paralajmëruar nga çadra e PD-së, përplasjen finale në protestën e nesërme.

Ai ka thënë se protesta 3 mujore e PD-së do të përmbyllet sot, dhe nesër do të nisë rruga për krijimin e Republikës së re.

12 javë protestë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e re dhe rrëzimin e Republikës së vjetër.

Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. 

Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e vjetër.

Nesër bashkohën në shesh qindra mijëra të rinj, të papune, të perndjekur politike dhe biznesi i vogel.

Do të bashkohemi në kërë shesh si kurrë më parë.

Republika e re do të çliroje biznesin e vogël dhe i jep zgjidhje papunësisë.

Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet Republikën e vjetër të vesit, korrupsioni, krimit e drogës të pazareve të ndyra politike, Republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër Republikën e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Duke u bashkuar nesër në manifestimin më të madh, të zhgënjyerit dhe socialistët e ndershëm shqiptarë do t’i thonë ndal krimit dhe drogës.

Duam një Shqipëri që qeveriset përmes votës së shqiptarëve dhe jo krimit e drogës. Duam ta çlirojmë Shqipërinë nga kriminelët dhe dallkaukët.

Nga nesër do të nisim marshimin që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nesër do të bashkohen me ne intelektualët, sportistët, të rinjtë etj.

E nesërmja do të hyjë në historinë kombëtare sepse është marshimi më i madh dhe i padëgjuar në dekada”, u shpreh Basha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...