Deputeti socialist këshillon demokratin: Mos hip tek furgoni që shkon në Tiranë, se halli yt dhe i Lulit e Saliut….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Ti je demokrat?

Hallall ta bëftë zoti që ke ardh në takim me PS, mos u shpërdoro nesër, mos hip tek furgoni që shkon në Tiranë.

Nuk të bën nder as ty as familjes tënde, se halli jot është ndryshe nga halli i Lulit e Saliut.

Ti s’ke probleme me drejtësinë vëlla”.

Kjo ka qenë këshilla që i ka dhënë deputeti socialist  Taulant Balla një demokrati.

I ndodhur në Peqin për një bashkëbisedim me banorët e njësisë Gjocaj, Balla tha se hallet e këtij qytetari ndryshojnë nga ato të drejtuesve të PD-së.

Duke folur për negociatat me opozotën, e cila ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, Balla u shpreh se:

“Ne iu ofruam gjithçka, por ata kanë një hall që si ndihmojmë dot. Si thoni ju?

Ata thonë të mos e bëjmë vettingun. Ikën nga parlamenti ditën që do fillonin procedurat për të bërë vettingun”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *