DOKUMENTI/ Urdhëri i Ramës: Administrata dhe makinat shtetërore të mos përdoren në fushatë

Kryeministri Rama ka nxjerrë një urdhër për ndalimin e përdorimit të mjeteve dhe fondeve të administratës nga subjektet zgjedhore në fushatë.

Urdhri i kryeministrit ndalon që makinat shtetërore dhe burimet njerëzore të administratës të përdoren në fushatë.

Nga ky urdhër i Kryeministri përjashtohen përdorimi i mjeteve të Gardës dhe të Policisë.

Kështu, urdhri ndalon përdorimin e funksionarëve të administratës dhe aseteve të tyrë në fushatën zgjedhore të 18 qershorit.

 Urdhri i kryeministri: 

URDHRI

PËR MARRJEN E MASAVE PËR NDALIMIN E VËNIES NË PËRDORIM PËR SUBJEKTET ZGJEDHORE TË MJETEVE, FONDEVE DHE MATERIALEVE TË NDRYSHME, PRONË E ADMINISTRATËS PUBLIKE, SI DHE TË BURIMEVE NJERËZORE TË INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE, TË CDO NIVELI, PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT, TË DATËS 18 OERSHOR 2017

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, të neneve 3, pika 7, 63, pika 4, 78, pika 5, e 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, dhe të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me qëllim nxitjen e paanshmërisë në procesin zgjedhor të datës 18 qershor 2017, nxitjen e trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhënie me administratën publike dhe burimet e saj, krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake dhe për të shmangur keqpërdorimin eventual të burimeve publike për qëllime partiake,

URDHËROJ:

1. Titullarët e ministrive, të institucioneve/organeve të varësisë, të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore, për ndalimin e vënies në përdorim, për subjektet zgjedhore, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 18 qershor 2017.

2. Strukturat përgjegjëse të institucioneve të përmendura në pikën 1, të këtij urdhri, të marrin masa për të garantuar mospërdorimin e:
a) burimeve njerëzore të institucionit në funksion të veprimtarisë së fushates zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Per rregullat e etikës në administratën publike”; b) fondeve të institucionit për veprimtaritë e fushaWs zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje; c) mjeteve dhe të materialeve në inventar të institucionit për veprimtaritë e fushates zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje; ç) zhvillimit të fushatës zgjedhore në institucionet publike; d) detyruar, në fushate zgjedhore, të administratës së institucionit brenda orarit të punës, si dhe—të nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor.

3. Në zbatim të përcaktimeve të pikës 4, të nenit 63, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqiperise”, të ndryshuar, dhe të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, “Per nëpunësin civil”, të ndryshuar, të merren masa për nderpretjen e marrëdhënies së punës apo pezullimin nga shërbimi civil të punonjësve/nëpunësve civilë të institucioneve të tyre, të cilët janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 18 qershor 2017.

4. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet shtetërore si dhe karburanti, në përdorim të titullarit apo institucionit, ndalohen të përdoren për veprimtari të fushates zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje.
Bën përjashtim nga ky ndalim përdorimi i automjeteve të Gardes së Republikës dhe të Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale.

5. Strukturat e Policisë së Shtetit, kur konstatojnë përdorimin e automjeteve shtetërore të institucioneve të pushtetit qendror e vendor për veprimtari të fushates zgjedhore, të bëjnë bllokimin e tyre dhe, menjëherë, të njoftojne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe titullarin e institucionit në përdorim të të cilit është automjeti. Automjeti të zhbllokohet pas ekzekutimit të masës së marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

6. Ministritë dhe institucionet/organet e varësisë, me qellim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktiviteteve institucionale me fushaten elektorale, të publikojnë në faqet e tyre zyrtare:
a) deri në datën 16 maj, të dhënat për aktivitetet publike, të programuara për muajt qershor dhe korrik, që kanë lidhje me veprimtarinë e institucionit; b) listën e projekteve të nisura prej 12-muajsh, në ushtrim të punës dhe veprimtarisë së institucionit, të cilat jane në proces perfundimi.

7. Ministritë dhe institucionet/organet e varësisë t’u krijojnë vëzhguesve dhe shoqatave të regjistruara në KQZ si vëzhguese të procesit zgjedhor akses të plotë për të marrë informacion në lidhje me detyrimet ligjore të administratës publike në procesin zgjedhor.

8. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në zbatim të detyrimeve të tij për organizimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të marre masa dhe t’i parashtrojë Kryeministrit mospërfshirjen në rendin e ditës të projektvendimeve në lidhje me koncesione, kontrata apo angazhime të tilla politike, ekonomike apo sociale që nuk vijnë në zbatim të programit analitik të çdo ministrie/institucioni.

9. Ngarkohen ministrat, titullarët e institucioneve, Departamenti i Administratës Publike dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjehere.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g1-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g1-4.jpg","attachment_id":"683833"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g2-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g2-4.jpg","attachment_id":"683834"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g3-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g3-5.jpg","attachment_id":"683835"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g4-5-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/g4-5-1.jpg","attachment_id":"683836"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama-1-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama-1-3.jpg","attachment_id":"683831"}]

1 komente në “DOKUMENTI/ Urdhëri i Ramës: Administrata dhe makinat shtetërore të mos përdoren në fushatë”

  1. Zambi says:

    Show idiot. Perdorimi i administrates dhe burimeve publike ne zgjedhje eshte e ndaluar me ligj dhe ska nevoje per urdhera te kryeministrit. Dikush tja sqaroje rames se te pakten formalisht ne shqiperi ligji eshte me lart se urdheri i tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *