Edi Rama: Universitetet ishin të hapura në të katërta kanatat, sot ka nisur të marrë peshë arsimi profesional

Rama ne lezheKryeministri Edi Rama është shprehur se universitetet nën menaxhimin e Partisë Demokratike janë gjetur të hapura në të katërta kanatat.

Ai ka vizituar sot një kompani në Lezhë, e drejtuar nga dy vëllezër, të cilët pikënisjen e aktivitetit e patën në New York dhe Abu Dhabi.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kreu i qeverisë theksoi se prej vitesh Shqipëria ka pasur probleme lidhur me shfrytëzimin e potencialeve që ka vendi.

“Duhet të sigurohej krahu i punës, nuk është menduar kjo. Në këto 25 vite që themi se jemi të pasur, jemi realisht me naftë dhe minerale, por s’kemi naftë. Para pak kohësh kemi hapur një shkollë në Bulqizë për minierat. Tani ka nisur të marrë peshë Arsimi Profesional, por ende nuk është në nivelet e duhura. Universitetet ishin të hapura në të katër kanatat”, theksoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Edi Rama: Universitetet ishin të hapura në të katërta kanatat, sot ka nisur të marrë peshë arsimi profesional”

  1. Projekti says:

    Cfare arsimi profesional thua? Vetem mekanike, elektroaute dhe zhbllokuese lavamani po nxirrni. Ku jane profesionistet per industrine elektronike (prodhim pjese elektrike, elektroshtepiake, pajisje elektrike etj), industrine kimike, industrise se prodhimit te pjeseve te makinave, profesionisteve te mirepergatitur ne IT etj? Baza e arsimit profesional jane profesionistet e mirepergatitur per industrine prodhuese, nuk duhen vetem zhbllokuese lavamani dhe rregulluese makinash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *