Ethem Ruka: Në vitin ’90 protestohej me pankarta me fotot e Kadaresë e Qoses, sot denigrohen për politikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Arsimit, profesor Ethem Ruka është shprehur shumë i revoltuar në lidhje me akuzat ndaj Kadaresë, Qoses dhe figurave të tjera të kombit, thjeshtë dhe vetëm për politikë.

Sipas tij, në dhjetorin e vitit 1990, protestuesit që u ngritën dhe rrëzuan regjimin komunist mbanin pankarta me fotot e Kadarese dhe Qoses.

Ruka është shprehur kundër fytjeve të këtyre personaliteteve të kombit, ndërkohë që nuk mungon të shfasqë shqetësim dhe për fyertjet dhe denigimin e ambasadorëve të SHBA dhe BE.

Si mund te arrije politika te laje arsyen e disa njerezve qe pretendojne se jane te kultivuar? Ndonjehere me duket se vlerat dhe antivlerat jane shkrire aq shume mes tyre sa eshte e veshtire te percaktosh kufirin mes te mires dhe te keqes. Politikanet nuk jane profetet e kombit megjithe rendesine qe kane per drejtimin e tij. Profetet jane ata qe me veprat e tyre behen pjese e ndergjegjes se kombit.

Disa mezi priten vdekjen e Driteroit per te vjelle helm kunder vepres se tij, te tjere shajne akademikun e shquar Rexhep Qosja dhe tani filluan ti turren ne menyre te turpshme Ismail Kadarese.

Si mund te perdoret nje fjalor kaq i ashper kunder tyre kur ne demonstratat e viteve ’90 protestuesit mbanin pankarta me fotot e Kadarese dhe Qosjes? Po fjalor cinik e denigruese ndaj perfaqesueses se BE, dhe pothuajse po aq denigrues edhe ndaj ambasadorit amerikan?

Kush e ushqen kete fryme kunder te medhenjve te kombit dhe interesave jetike te shqiptareve per aleatet e vet strategjike? Besoj se eshte momenti per nje reflketim ne te mire te vendit. Karriget e politikaneve nuk kane asnje vlere perballe fateve te kombit”, shkruan Ruka në rrjetin social.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ethem Ruka: Në vitin ’90 protestohej me pankarta me fotot e Kadaresë e Qoses, sot denigrohen për politikë”

  1. flori says:

    Pershendetje Z.Ethem!

    Po ju jap nje pergjigje te thjeshte dhe shume koncize pyetjes tuaj se kush e ka ushqyer dhe po e ushqen kete fryme? JU .
    Ju personalisht jeni nje nga pergjegjesit kryesore. Ju qe “vrate” endrrat tona( mijera studente ) per demokraci perendimore.
    Qe ta kuptoni kete po ju bej vetem nje pyetje te cilen po e lexuat kini kurajon ti pergjigjeni.
    Pse nuk e futet ne burg Z. Flamur Noka kur moret pushtetin per manipulimin e zgjedhjeve tek Q.Studentore NR 2 per zgjedhjet e vitive 96 dhe 98? ??
    Pse u tallet me ne qe e mbrojtem votat e socialisteve per ju??????
    Pse nuk e denuat qe kryetar i qendres se votimit rrinte me kobure ne brez????? Kete e dini mire se ja moret me force ate dite dhe e bete te qaje ( e kishte me leje nga trimat e Saukut)
    Pergjigjuni per ata studente qe u rrahen dhe u poshteruan nga ” trimat”e PD.

    Klm

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Et’hem.Edhe ti ke jo pak kontribut ne berjen e kesaj Shqiperie ne kete derrexhe.
    Si i ke bere zotrote ata apartamente ne Tirane?Po ate vilen 3 katshe mbi kodrat e Vores?
    Po ate vilen qe ke bere ne pjesen me te bukur te Rivieres shqiptare(Himarr)?
    Po taksa sa i ke paguar shtetit?
    Et’hem.
    Lere demagogjine po jep llogari per pasurine marramendese qe ke bere ne kurriz te popullit duke i risjelle ne 2005 Berishen ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *