Jurgen Kurti tregon vrasjen e të atit, nënës i tha: Hape derën, dua të them tri fjalë

Leonard Ristani, i akuzuar për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” të babait të Jurgen Kurtit, është dënuar nga Gjykata me 1 vit e 6 muaj burg. Ristani është daja i Jurgen Kurtit, ndërsa ngjarja ku ai është përfshirë ka ndodhur një vit më parë, më 4 prill 2016. Motra e tij dhe nëna e të riut Jurgen Kurti, Shpresa Kurti ka qenë e martuar rreth 24 vite e martuar me të ndjerin Artur Kurti.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës që është dhënë për shtetasin Leonard Ristani, një kopje të cilën e disponon edhe “Shekulli”, thuhet se në muajin dhjetor të vitit 2015, çifti Kurti ishin veçuar nga njëri-tjetri për xhelozi. Viktima kishte larguar nga banesa bashkëshortore shtetasen Shpresa Kurti, motra e të pandehurit Ristani.

Ndërsa djali i çiftit, Jurgeni kishte mundësuar që e ëma e tij të jetonte në një banesë tjetër, pasuri e përbashkët e familjes.

Viktima, Artur Kurti, në disa raste shkonte në banesën e bashkëshortes për t’u sqaruar, e shante dhe ofendonte duke i gjuajtur derës ku ajo jetonte pasi nuk i hapte derën e banesës.

Ngjarja sipas Jurgen Kurtit

Në fazën e marrjes së dëshmive lidhur me këtë ngjarje, Jurgen Kurti ka treguar se si ndodhi ngjarja ku mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti.

Ai ka treguar se, më datë 04. 04. 2016, rreth orës 18:00, Shpresa Kurti, pas pune e ka atë në telefon dhe, së bashku janë takuar në banesën e tyre.

Viktima pasi kishte qëndruar dy orë me të dashurën e tij (marrëdhënie jashtëmartesore prej 6 vite), rreth orës 18:15 minuta ka shkuar në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij e veçuar dhe i biri, duke i rënë derës së banesës.

Nga syri magjik, Shpresa ka parë viktimën që thoshte: Hape derën, dua të them tre fjalë. Pasi dera nuk i është hapur, viktima ka filluar t’i binte derës me shqelma, shante. Viktima ka zbritur poshtë pallatit dhe ka marre në telefon bashkëshorten e tij, e cila i ka thënë që nuk është në banesë.

Pas kësaj, ai i bërtiste duke e sharë dhe ofenduar. Në këtë moment, Shpresa Kurti ka marrë në telefon vjehrrën e saj, duke i thënë që të merrte Arturin në shtëpinë e saj, pasi kishte frikë se ai mund të shante edhe djalin kur të dilte jashtë me atë fjalor në rrugë.

Për këtë ngjarje kanë marrë dijeni edhe shërbimet policore, por nga ngatërrimi i adresës së rrugës nuk është mundësuar mbërritja e tyre. Viktima Artur Kurti, rreth orës 21:10, nga banesa e tij ku jetonte me të ëmën, i ka telefonuar Shpresës dhe telefonin e ka ngritur i vëllai i saj, Leonardi.

Edhe këtë, Arturi e ka sharë dhe ofenduar, e pas kësaj telefonate pas disa minutash ka rënë zilja e derës së banesës ku jetonte Shpresa dhe Jurgen Kurti dhe për të hapur derën ka shkuar gruaja e shtëpisë. Ajo ka hapur derën, ndërsa Arturi ka filluar ta shtyjë atë pasi nuk e lejonte të hynte në banesë.

Në këtë moment, Arturi ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Shpresa është tërhequr për në brendësi të banesës pasi ndodheshin tek dera e jashtme.

Viktima me këtë thikë po godiste vëllanë e saj, Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe me këmbët lart përpiqej të mbrohej për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë dhe ta godiste përsëri.

Në dyluftim e sipër, i pandehuri i shtrire me kurriz në dysheme dhe viktima sipër tij me thikë duke e goditur, i ka kapur dorën për t’i marrë thikën. Pasi i merr thikën duke ia tërhequr me forcë, Leonardi e ka goditur në pjesën e kraharorit. Në këtë moment, Jurgen Kurti i frikësuar nga kjo ngjarje ka dalë nga banesa duke i lënë vetëm babanë dhe dajën e tij.

I pandehuri ka zbritur poshtë pallatit dhe aty ka parë nipin e tij dhe të dy së bashku janë nisur për te spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Gjatë rrugës, i pandehuri së bashku me nipin e tij, pasi kanë parë një patrullë policie, kanë ndaluar dhe i pandehuri i ka treguar atyre për ngjarjen .

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jurgen Kurti tregon vrasjen e të atit, nënës i tha: Hape derën, dua të them tri fjalë”

  1. Illyrian says:

    Po pse është dënuar Leonard Ristani?

  2. Daja prej Tirone says:

    Interesant ky Jurgeni gjithmone “largohet nga frika” sapo ndodh nje vrasje ose nje tjeter ne Durres……..!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *