KQZ do ndajë 500 mijë euro, por PD dhe partitë opozitare s’do marrin asnjë cent për shkak të bojkotit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partitë opozitare në Shqipëri do të humbasin të hënën, kur Komisioni Zgjedhor të ndajë 500,000 euro midis partive që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Nga Fatjona Mejdini

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet të humbasin financiarisht nga bojkoti i zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kodi zgjedhor parashikon se partitë që regjistrohen në zgjedhje kanë të drejtën të marrin ndihmë shtetërore për shpenzimet e fushatës.

Buxheti i parashikuar për këtë fushatë është rreth 500,000 euro, 95 për qind e të cilave duhet të shkojnë për çdo parti që ka fituar më shumë se 0.5 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.

Si rezultat i bojkotit, shumta totale do të ndahet mes 15 partive që kanë vendosur të konkurrojnë për zgjedhjet e qershorit.

Sipas një drafti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pritet të shkojë për votim të hënën, PS do të përfitojë thuajse 342,000 euro ose 69 për qind të shumës totale.

Në zgjedhjet e 2013, PS fitoi 713,407 votes, ndërsa PD doli e dyta me 528,373 vota.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se ishte një humbje madhore për partinë kryesore opozitare dhe aleatët e saj.

Ai i tha BIRN se përgjithësisht, paratë që partitë politike marrin nga buxheti i zgjedhjeve mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të faturës reale.

“Kjo nuk mjafton as për të paguar qiranë e zyrave elektorale dhe stafin mbështetës. Shuma që partitë marrin nga buxheti është edhe më e vogël se fatura mesatare për një lobist ndërkombëtar,” tha ai.

Krasniqi tha se numri real i parave të fushatave vjen nga kompanitë e mëdha dhe në një mënyrë informale që mbahet zakonisht sekret.

“Donatorët privatë mbulojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të fushatës dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kompanitë private, të cilat nuk bëhen publike dhe nuk deklarohen në Komisionin Zgjedhor,” tha ai.

Partia Demokratike, e drejtuar nga kryetari Lulzim Basha ka bojkotuar parlamentin për disa muaj. Që nga 18 shkurti, liderët dhe mbështetësit e partisë kanë ngritur një çadër përpara zyrës së kryeministrit Rama në Tiranë. Ata i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet dhe të lejojë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e ardhshme.

Duke këmbëngulur në këtë kërkesë, ata kanë humbur afatet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve në procesin zgjedhor të qershorit.

BIRN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *