Kush proteston/ 3 deputetë të PD blenë shtëpi me kreditë për të varfërit

Zbulohen detaje të tjera që tregojnë se figura të larta të Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar pozitën, për të përfituar nga fondet e destinuara për shtresat më në nevojë.

Tre deputetë të Partisë Demokratike, referuar deklarimit të pasurisë së bërë në vitin 2015, rezultojnë se kanë përfituar kredi të butë, nga fondi i destinuar për përdorim për personat e varfër ose me probleme shëndetësore.

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është personi që ka marrë kredinë më të madhe, plot 50 milionë lekë, për të blerë një apartament prej 190 metrash katrorë në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Kostoja totale e apartamentit arriti në 151 mijë euro.

Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho gjithashtu ka përfituar një kredi të butë nga Enti i Banesave. Në total, vlera e përfituar prej tij ishte prej 17,6 milionë lekësh.

I fundit, Gjergji Papa, gjithashtu ka përfituar një kredi prej 50 milionë lekësh. Në deklarimin e tij të pasurisë, Papa ka ndjerrë edhe nevojën të saktësojë se në bazë të cilit ligj ka përfituar këtë kredi me terma lehtësuese, duke cituar VKM nr 600 të vitit 2007, “për trajtimin me strehim të nëpunësve civil të administratës shtetërore”.

Ndonëse PD ka marrë në dorë “shpatën” e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, këto të dhëna konfirmojnë se deputetë të kësaj force kanë përfituar nga fondet që duhet të shkonin pikërisht për njerëz të pamundur,  pët ata që medemek, PD proteston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X