“Olimpico” i stërmbushur, do t’ia japë lamtumirën Tottit

12 Maj 2017, 17:58Sport TEMA

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Roma – Genoa, që pritet të jetë ndeshja e fundit e Tottit.

Sipas mediave italiane, legjendës së Romës, Francesco Tottit, pritet t’i jepet lamtumira ashtu si edhe e meriton, pas shumë viteve karrierë të bujshme tek verdhekuqtë.

Klubi ka konfirmuar se janë shitur gjitha biletat për ndeshjes e fundit me 28 maj ndaj Genoas në stadiumin “Olimpico”.

Drejtori sportiv i ri i Romës, Monchi dhe Presidenti, James Pallotta, kanë konfirmuar se ky do të jetë sezoni i fundit për 40 vjeçarin, por nuk ka ende asgjë zyrtare nga vetë Totti.

Nëse Totti vendos të largohet përfundimisht do të jetë fundi i një epoke, i cili ka bërë 782 paraqitje në total me Romën, duke shënuar 306 gola në 25 vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje