REPLIKAT/ Rama: Në Shqipëri jemi mësuar që hyjmë në punë nga mami, babi, miku, partia. Ne kemi vajzën arkitekte, por

12 Maj 2017, 11:08Sociale TEMA

Rekrutimi në shërbimin publik ka qënë në fokus të bisedës së kryeminsitrit Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministrja e Inovacionit Milena Harito me një grup të sapodiplomuarish.

Rama tha se ligji jep garanci, dhe stabiliteti në administratë do të bëjë që në harkun e 10 viteve administrata të jetë komplet gjë tjetër.

“Pavarësisht që është moshë e re, eksperienca nuk është e madhe, por ajo që ka rëndësi është që ligji jep goxha garanci, kështu që tani ju nuk ju lëviz dot njeri se ka qejf. Jeni për një afat shumë të gjatë në administratë dhe ky lloj stabiliteti do të bëjë që në harkun e një 10-vjeçari administrata të jetë komplet gjë tjetër. 

Pjesa më pozitive për administratën është që në momentin kur e fiton vetë, dhe ke meritën tënde është komplet tjetër , dhe është kompljet tjetër në raport me punën dhe institucionin, se sa kur je aty si pasojë e një ndërhyrje. 

Kur vjen puna te shërbimi civil efekti mik, parti, para, është minimizuar shumë. Nuk mund të them se është eleminuar 100% se do të ishte gënjeshtër, po është minimizuar shumë. Realisht kush lufton e merr”, tha kryeministri Rama, që solli edhe shembullin e Reas, vajzës që ka nga Linda.

Rama: Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Pastaj ka hapur një studio të vetën të vogël. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund. Ja Milena e di. Sa aplikime për punë bënin jashtë?

Milena Harito: Bënin qindra. Punësimi i parë është shumë i vështirë. Unë kam bërë në fillim mbi 60-70 aplikime.

Rama: Në një studim, mesatarja e intervistave për punën e parë është 25. Ndërkohë që këtu te ne jemi mësuar me idenë që me të parën, me babin, me mamin, me kushëririn, me partinë hajde të marrim punën e parë.

2 komente në “REPLIKAT/ Rama: Në Shqipëri jemi mësuar që hyjmë në punë nga mami, babi, miku, partia. Ne kemi vajzën arkitekte, por”

  1. mateo says:

    Rama!
    Mos bej moral kot.Asgje nuk do ndryshoje ne se edhe deputetet i cakton ti sipas mendjes tende.
    Shembull real:
    Djali im shkoi me llotari ne SHBA para dy javesh dhe per 7 dite nusja e tij filloi pune ne banke,ndersa djali filloi pune dje si inxhinier informatik ne nje uzine automobilesh ne Detroit.
    Kaq per kulture demokratike e jo pallavra sofiste sic ben ti dhe te tjeret si ty.

  2. ilyriana says:

    Keto jane nje maskarade fjalesh e propagande e keqe….e theksoj se familjarisht kemi votuar majte (jam simpatizante, jo militante apo anetare ps-je. Kjo nuk do te thote se do kaloj djathtas apo lsi, por jam tejjjjjj mase e zhgenjyer) ……..e besoja shume dhe vertet kryeministrin Rama kur bente fushate ne 2013 kur thoshte se do heqim militantet e paafte nga puna dhe do i zevendesojme me njerez te afte dhe me merita ( ti gjejme punes njeiun e jo njeriut pune). Personalisht e kam provuar vete ne kurriz kete gje. Edhe pse me pike maksimale hyri ne pune militantja e lsi edhe pse nuk di A-ne e punes qe pa te drejte ma mohuan . “Spare Me The Bullshit” do thoshte nje amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje