VIDEO/ Emocionohet Taulant Balla, ja surpriza e këndshme që ka marrë

12 Maj 2017, 14:58Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për  qarkun e Elbasanit Taulant Balla, ka ndarë një suprizë të këndshme nga  banorët e fshatit Gjergjan.

Pak javë më parë deputeti Balla iu përgjigj thirrjes së familjes Muça pasi djali i tyre 13-vjeçar  kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

Gjatë takimit Balla u takua me nënën e Kleo Muçës,  ku mori vesh se 13-vjeçari ishte shëruar dhe gëzonte shëndet të plotë.

Këtë moment Balla ka zgjedhur ta postojë edhe në faqen e tij në Facebook.

“Një surprizë e këndshme ditën e djeshme gjatë takimit me nënat dhe motrat e Gjergjanit.
Në bashkëbisedimin me të pranishmet u takova me nënën e 13-vjeçarit Kleo Muça, i cili para pak javësh iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilën e mori përsipër Spitali Amerikan, që iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime,” shkruan Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje