Zef Brozi: Europa dhe Amerika i varrosën shpresat e Berishës dhe Bashës

12 Maj 2017, 08:20Politika TEMA

Nga Zef Brozi

Ne shqiptarët, pa asnjë dallim partiak dhe kudo qofshim, duhet ta lexojmë e kuptojmë mirë Letrën e Hapur të Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe të reflektojmë seriozisht.

Demokratët dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se tani Europa dhe Amerika e kanë varrosur shpresën e Berisha­Bashes se ata do të mund t’i ndalojnë shqiptarët që të votojnë me 18 Qershor.

Miqtë Perendimorë të Shqipërisë u thanë shqiptarëve se zgjedhjet e 18 Qershorit janë të ligjshme edhe pse PD dhe disa parti të tjera zgjodhën të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Me 13 Maj 2017 demokratët dhe të gjithë shqiptarët që i duan fëmijët e tyre, familjet e tyre, të afërmit e tyre, dhe Shqipërinë, duhet të ndahen përfundimisht nga dyshja Berisha-Basha, të cilët janë politikanët më Anti-­Shqiptar e Anti-­Perëndimorë të këtyre 27 viteve të fundit.

Të Shtunën me 13 Maj demokratët e ndershëm që nuk janë pjesë e klanit të inkriminuar të lidershipit të PD­ do të tregonin përgjegjësi qytetare e demokratike nëse nuk do të marrin pjesë në protesta kundër zgjedhjeve të ardhshme. Ata do të tregojnë se e duan Shqipërinë nëse më18 Qershor shkojnë të votojnë.

Edhe pa PD dhe partitë e tjera të mbledhura në Çadrën e Ngujimit e të Vetmisë së Madhe, jo pak por 15 parti marrin pjesë në zgjedhje. Shqipëria ka aq shumë parti sa do të mjaftonin për popullsinë e Kinës, Amerikës dhe Europës.

Mendoj se mospjesëmarrja në zgjedhjet e 18 Qershorit të PD­s dhe partive të tjera të saj nuk do të thotë se në zgjedhje nuk po merr pjesë opozita. As PD e asnjë parti tjetër nuk mund të ketë monopolin e opozitës në përgjithësi. Në fakt, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 18 Qershorit e PD dhe partive të tjera të saj ka edhe disa anë shumë pozitive për vendin tonë dhe politikën.

Pluralizmi politik që është bastarduar nga qenia e një numri aq të madh partish, do të ristrukturohet dhe shumë parti mbase do të vetëzhduken. Fëmijët dhe gjithë shqiptarët nuk do të tremben më në televizor nga Berisha e disa deputetë të tjerë me fjalorin banal dhe kërcënimet në Parlament.

Media e shtypi do ta harrojnë Berishën e Bashën se me ta mbase shumë shpejt do të merren organet e drejtësisë në Shqipëri dhe disa institucione ndërkombëtare. Pra filloi dhe duhet të zgjerohet e thellohet pastrimi i politikës shqiptare.

Me 13 Maj 2017 dhe çdo ditë shteti ligjor duhet të jetë i gjithi në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës e Ligjit; në mbrojtje të Sigurisë, Rendit e Qetësisë Publike; ne mbrojtje të Jetës e Shëndetit të Qytetarëve, Diplomatëv edhe Turistëvë; në mbrojtje të Pronës Private e Publike.

Policia e Prokuroria pa asnjë tolerim të ndalojnë e arrestojnë ata që shkelin ligjin, ata që bëjnë thirrje për akte terroriste kundër ambasadores së nderuar Romana Vlahutin e kujtdoqoftë, dhe ata që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Pra asnjë tolerim të mëtejshëm edhe për Sali Berishën e Lulzim Bashën. I bëj apel policisë që sa më parë të çlirojnë Bulevardin e Qytetarëve nga çadra e Paligjshme, nga Çadra e Vetmisë. Le ta ngrejnë atë në Gërdec nëse e lejon ligji! Faleminderit e Amerikë dhe Europë që po e shpëtoni Shqipërinë nga disa shqiptarë Anti-Shqiptarë e Anti-­Perëndimorë!

9 komente në “Zef Brozi: Europa dhe Amerika i varrosën shpresat e Berishës dhe Bashës”

  1. ana says:

    Mire e ke ti por shumica e mitingasheve te Bashes nuk lexojne as gazete as libra.

  2. Popolo albanese says:

    Faleminderit edhe Ju Zef!
    Shqiptaret kane nevoje per Ju ketu, ne Shqiperi ?

  3. Xen deledashi says:

    Demokratët e vërtetë , berisha i vrau e i ndoqi nga PD.
    Respekte zoti Brozi

  4. nina says:

    RRESPEKTE Z. ZEF BROZI.. GJITHMON JEP MENDIME TE VLERSHME PER SHQIPERINE…

  5. Drini says:

    Me politiken e ndjekur nga berishizmi dhe kembenguleja per ta mbrojtur kete politik me ngujime ne cader ne keto momente jemi ne buze te gremines ( ku ka synuar vazhdimisht Berisha ) nderhyrja e aleateve eshte vendimtare per te na shpetuar .

  6. kodrasadikitk says:

    Berisha e Basha u bene hore para popullit shqiptare .Qfar ndodhe ne protesta eshte e paparashikushme por jam i bindun se pas protestave epoka e tyre do te merr funde njiher e mire.Me vone do tju dalin sheshit bemat e tyre por u pa haptas sa e done Shqipnin ,Kosoven ,Qamerine e tane shqiptarine keta faqezi !!!

  7. keli says:

    O Zef,sa nje refugjst di ti.

  8. Eni says:

    Pd-po bën thirje për luftë!
    Njerëz !!Mos dilni në sheshe,sepse SALIU ka dhënë prova që VRET!! Kujdes provokimet!!????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje