Zoti kryeprokuror, kjo është banda, ky është sistemi! Çfarë prove do më?!

12 Maj 2017, 10:53Sport TEMA
Zoti kryeprokuror, kjo është banda, ky është sistemi!

Nga Erjon Braçe

Zoti kryeprokuror, kjo është banda, ky është sistemi!

Ju te tjeret, mos i fshihni keto foto!

Perpjekja per te fiksuar rezultatin e ndeshjes Partizani- Kukësi, ne favor te Kukësit dhe duke nderhyre brenda ne skuadren e Partizanit, publikuar ne Fiks Fare;

Ka nxjerrë lakuriq, pa brekët e zeza e kanatieren e kuqe të Europianit, sistemin criminal të futbollit shqiptar.

Kam vite qe flas per kete, nisur nga info te brendeshme te ketij ambjenti.

Por tani eshte ndryshe;

Tani ka prova!

Nje nga operatoret e shumte te ketij sistemi që fikson rezultate dhe manipulon garën, nuk eshte nje keqberes i zakonshem.

Ai është një menaxher futbolli, por dhe më shumë se kaq.

Është zbulues i talenteve shqiptarë në Greqi për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Imagjinoni, ky qe flet me “Të Madhin”, qe u kerkon futbollisteve te “bojne gjojna te vogla, qe sbijne ne sy, tolorime”-sic thote ne biseden e krimit, zbulon talentet shqiptare per Sistemin e Federates!

Ky eshte kulmi!

Ky eshte krim!

Ne krye te tij eshte Federata Shqiptare e Futbollit!

Zoti prokuror!

Deri tani eshte thene se nuk ka prova per krimet ne futboll!

Ne menyre te turpshme eshte thene keshtu!

Ne fakt nuk eshte keshtu;

Raporti i Uefa per ndeshjet e Skenderbeut ka prova pa fund.

Por kjo e ndeshjes Partizani Kukesi, ja ben muuuuuuu!

Kjo tregon se si funksionon Sistemi;

Nisur nga menaxhere qe “I Madhi” i ka futur ne futbollin shqiptar, deri ne nivelin kombetar te tij, per ti ushqyer aty dhe perdorur per fiksumin e ndeshjeve, fituesve, manipulimin e garave.

Kjo po ndodh vit pas viti prej shtate vitesh duke shkaterruar endrrat e mijera futbollisteve, qindra mije femijeve qe duan futbollin, miliona qytetareve qe kane pasion futbollin, por edhe ekonomine e tij!

Ky Sistem duhet rrezuar!

Kete Sistem e rrezon vec prokuroria!

Kerkush tjeter!

Mos harro;

Si ndeshja Partizani Kukesi-tentuar dukshem me prova por zgjidhur me arbitrin e Federates me pas, jane disa te tjera ne tre jave, ne Gjirokaster, Korce e Kukes.

Ja bejne muuuu!

I denoncuan trajneret!

11 komente në “Zoti kryeprokuror, kjo është banda, ky është sistemi! Çfarë prove do më?!”

  1. Rrushi says:

    Eshte qelbur gjithcka, se keshtu eshte kur ske gjykate e prokurori qe ti futin zgupthi brenda. Pestaj normal do te shijne te gjithe.

  2. TOMORRRI says:

    z.DEPUTET!
    kY ESHTE SHTETI QE NDERTUAT JU. GJICI, MYRTO, NAZERI, AULONA E KOMPANI JANE KOMPANI PRIVATE TE ROJEVE PRIVATE QE JO VETEM KANE BLERE SPORTIN, NDERTIME, TOKA PUBLIKE, PRONA ETJ POR KANE BLERE DHE SHTETIN, E KANE MARR SHTETIN ME QERA. SHIKO KUSH FSHIHET PAS TYRE, ATY ESHTE GJAKU YNE NA ROPEN, POR NUK KA SHTET, iLIRI KUR ERDHI NE FIER NGJITI VETEM SHKALLET E PISNESMENIT MYRTO QE I KA MARR ME QERA DHJETRA ZYRA PER KESH, AKBN ETJ. KJO NUK ESHTE VETEM PROBLEM I ORGANEVE TE DREJTESISE POR DHE I SHTETIT TUAJ HAJDUT E TE KORRUPTUAR

  3. Mirush says:

    Avash me ato numrat derman, hiqu ndonjë zero se nuk kemi popullsine e SHBA.

  4. hhj says:

    Seriozisht e ka ky ?
    Kujt i plasi se ça bojn nji tufë idiotësh.

  5. Realisti says:

    Po ca olidhje ka o erjon se e ke bo balt. cdo kriminel mund te bej foto me nje figure pblike nuk eshte argumen t ky?

  6. Treviso says:

    Pa u rrezuar sistemi i korrupsionit ne prokurori nuk rrezohet sistemi i korrupsionit ne federate

  7. Morava says:

    Erion mos u bej si Saliu ne politike ! Merr gjera rastesore ,gabime apo faje individesh ku hyne edhe gjyqtaret ,veprime antiligjore te njeresve periferike qe duan te perfitojne nga futbolli ,merr edhe cfare te do qejfi ty per te ngritur nje “sistem” imagjinar i cili na vendoskerka se perse pershembull Partizani yt nuk e mundi dot Bylisin vjet dhe Lacin sivjet per te dale kampion ..Leri keto Erion se nuk i ha njeri ! Thjesht shtojne konfuzionin e demtojne futbollin .Kape nje fakt i cili vertet duhet hetuar dhe denuar pergjegjesit ciletdo qofshin ata ,por qe te abuzosh dhe ta nxjerresh ate si krijim e veprim , e sistem me qe ai menaxheri qenkerka i njohur edhe me njerez te federates eshte abuzive dhe njesoj e denueshme.
    Edhe dicka tjeter sepse nuk eshte hera e pare qe merresh me Skenderbeun e keqperdor gabimet por edhe fatkeqesine e tij me UEFA -n per denimin e vjetshem. E para po te ishte ashtu sikurse ti pretendon denimi i tij nuk do te ishte vetem me nje vit mospjesmarrje por perjashtim per kushedi sa vjet. Nuk thote kush se ne disa ndeshje kur ka luajtur Skenderbeu nuk jane manipuluar rezultatet.UEFA permend pesedhejete e tre ne gjashte vjet , nga keto ndeshje Skenderbeu ka fituar dyzet e e pese .A mund te me thuash, ti do te vije bast per nje ndeshje pa u siguruar me pare per rezultatin perfundimtar ? Atehere perse e perjashton mundesine qe ata qe kane luajtur kunder Skenderbeut ( njeri prej te cileve edhe Partizani) duke e ditur qe i kishin te vogla mundesite per te mare pike ti kene hapur portat per te fituar para? Cfare duhet te bente Skenderbeu ne kete rast ,te mos fitonte ? A nuk kishin mbi njezet vjet klubet tona qe ne perfaqesimet nderkombetare vinin vetem e vetem per kete arsye ? Po do te thuash ti ky eshte sistemi e une per kete flas. Po more mik po a e di se arsyeja e dyte pse Skenderbeu u be shembull me denimin e tij pa fakte nga UEFA ishte pikerisht fenomeni i njohur edhe ne Europe i fiksimit te rezultateve ne te tera nivelet e futbollit? U gjet Skenderbeu per te trembur te tjeret si nje skuader e vogel e Shqiperise se vogel per tu bere shembull per ata te rendesishmit duke ju thene se mund te denohen edhe me baze opinionin. Ti more Erion e shfrytezon kete rast( duke mbushur UEFAN me letra anonime ose jo) jo per te ndrequr futbollin por per te permbushur deshirat e tua prej tifozi sepse po te ishte ndryshe do te thoshe ndonje gje pershembull qe edhe Partizani yt fikson rezultatet me Teuten sic beri vjet ne ndeshjen e fundit dhe para dy javesh ne Tirane. Se fundmi keto qe ti i qemton dhe i emerton sistem jane pothuaj te pashmangshme ne futboll per vete natyren e lojes ,perndryshe cfare duhet te bente UEFA ne kampionatin e fundit europian ku faqe tere botes ndeshjet e treta ne grupe ishin karagjozlleqe nga te gjitha skuadrat me qellimin e vetem qe te mos vazhdonte me tej Shqiperia dhe Turqia.

    1. Vojo Kushi says:

      Bravo Morava se e derrmuar me…mut Bracen!
      Nuk mbulohet muti me shurre,o morava prandaj Bracja ka plotesisht te drejte!
      Ai thote “UJKU”,ndersa ti i tregon “GJURMET”!
      Dukesh qe te ka zene barku,prandaj ke bere terkuze justifikimin tend!
      Kukesi i ka blere shumicen e ndeshjeve,ndersa Skenderbeu trukimin e ka te zyrtarizuar ndryshe ju nuk do rrinit pa kerkuar drejtesi deri ne fund!
      Futbolli shqiptar eshte i teri i trukuar zyrtarisht!
      Kukesi me kete vidio duhet te gjykohet dhe te denohet:
      – Duke i hequr te gjitha piket ne kampionat dhe te perjashtohet nga SUPERIORIA!

  8. Ashtu o posi says:

    O Erion!
    Po dale mor djale,dale!
    Futi nje dopio kos qe te ftohesh njehere,pastaj fole.
    Po ajo ndeshje e fundit vjet e Partizanit me Teuten te kujtohet?
    Ajo mo qe udhehiqte Partizani ne Tirane 1 me 0 dhe priste qe te humbiste Skenderbeu ne Vlore dhe te dilte kampion Partizani?
    Dhe kur e pa qe Skenderbeu po fitonte 2me 0 i la 2 gola Teutes ne fund dhe shkoi 1 me 2!
    Sa per ndeshjen e Skenderbeut me Vllaznine 4me 3 ne Korce turp qe ju tifozet e Partizanit me Procesin Sprtiv dhe gazeten Panorama Sport vazhdoni ti bini daulles se ishte e manipuluar.
    Gazetaret qe e ndoqen takimin dhe kompania evezhgimit te basteve FEDERBET po te thone se ishte ndeshje dramatike dhe nuk ka patur levizje paresh dhe koeficentesh.
    E ke nga tifozlliku i semure o Erion!
    P kush ja ka fajin Partizanit qe nuk mundi dot as Lacin mo Erion?E pra,Skenderbeu e mundi ne Lac 5 me 1.Apo dhe aty e bleu ndeshjen.
    Ik o Erion ik,dhe boll ke politiken ku te kemi votuar.Lere dedektivin sportiv ta bejne te tjeret.

  9. lani says:

    Keta bashibozuk jane bere te pangopur flen gjume ne FSHF .Ky BUSHI na e shpifi trajner kombetare ky kumarxhi,Nga e moren me cfare merite erdhi te na stervis femijet ky.I besohet femija ketyre.Me besoni DUKA ka rreth vetes vete kumarxhinj bixhozxhinj.Eshte burim i sigurt ke lene pasurine ne lloto ik te Duka te jep o post o ekip.I tille eshte BUSHI mjer femijet ne duart e kujt kane rene.

  10. arbeni says:

    Duka jone e tmerrshme niveli kultura ne sport.Stafi zero.
    BUSHI eshte bere si VER LLAPA,
    I nxjerr llapen DUKES opp duka prane De BIASIT
    Ja luan llapen DUKES opp mori fushen ne kompleksin e federates
    Ja nxjerr ja luan llapen DUKES opp mori ekipin kombetare u19
    Nxirr e luaj llapen te DUKA o buccc dhe dil kampion me ekipin trnd privat u17.
    Nxirre llapen luaje llapen bushi vogel.
    Ndjese VER LLAPES qe e ofendova me keta burra futbolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje