Aksident tragjik në Turqi, humbin  jetën 20 turistë

20 viktima dhe  11 të plagosur rëndë është ky bilanci i një aksidenti ku një mikrobuz me turistë turq u rrëzua nga një majë e thepisur në Marmaris.

Zyrtarët turq thanë se mjeti ishte nisur për një udhëtim një ditor drejt Marmarisit nga Buca e provincës perëndimore të Izmirit, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe mikrobuzi u përmbys.

Raportohet se shumnica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se me këtë mikrobuz po udhëtonin vetëm turistë turq.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por forcat e policisë po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave.

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/turqi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/turqi.jpg","attachment_id":"684427"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/aksident-turqi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/aksident-turqi.jpg","attachment_id":"684426"}]
                 Loading...