Jozefina Topalli: Kam diferenca të mëdha me Bashën, politika bëhet në Parlament

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës sot i janë bashkuar protestës së organizuar nga opozita.

Bregu dhe Topalli janë shfaqur në krah të simpatizantëve të PD në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv u shpreh se kam diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Dy deputetet kanë qenë zëra shumë kritikë ndaj kreut të PD për mënyrën e drejtimit të partisë dhe bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve.

Intervista e plotë e Jozefina Topallit

Në shpirt jam njeriu i protestës dhe këtë protestë dhe atë të 18 shkurtit do të kisha dashur që t’i shikoja 4 vite resht. Sot jam në krah të këtyre burrave dhe grave, që kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë të ardhme.

A duhet që të hiqet çadra?

Para 4 viteve kam dhënë dorëheqjen nga forumet drejtuesve të PD dhe mbroj idetë e mia, nuk përzihem.

A mendoni se parlamenti duhet të ishte mbyllur me bojkotin e PD?

Unë jam një njeri i parlamentit me eksperiencë, ku mendoj se është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Mendoni se PD duhet te ishte në zgjedhje?

Unë e kam thënë se kam diferenca të mëdha me Zotin Basha në mënyrën e të bërit opozitë, por sot dua të rri më këta burra dhe gra që kanë hallin e mbijetesës së tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Jozefina Topalli: Kam diferenca të mëdha me Bashën, politika bëhet në Parlament”

  1. shvejk says:

    T i o Jozefine nuk je me e mire se Luli, je tamam si Lulli . Sa per politiken qe behet ne parlament , them se me ne fund Shqiptareve ju erdhi fati qe mos te degjojne me hartimet e tua gjoja anti komuniste nga stolat e parlamentit te zaptuara nga PD, partia me komuniste e ulur ndonjehere ne stolat e ketij parlamenti.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ca Kane keto dreqka
    MOS Kane Marre vesh se Jane prapa listes si lipe shtogu.

  3. rudini says:

    Kujtoj bemat e Jozit ne parlament.Tani duhet vleresuar,se Luli eshte idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *