Pse Basha hoqi dorë nga dhuna?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshtarët e PD e kishin kërcënuar atë të mos thyente asnjë xham. Si rrallë herë më parë ambasadat më të rëndësishme perendimore i bënë thirrje, njëra pas tjetrës, qytetarëve të tyre të kishin kujdes, sikur këtë 13 maj pritej ndonjë gjëmë e madhe. Mediat raportonin për forcat e panumërta policore që do të ishin në gadishmëri në bulevardin kryesor të Tiranës.

Në fakt asgjë e tillë nuk ndodhi. Xhamat në dritaret e kryeministrisë u tronditën vetëm nga tingujt e muzikës dhe thirrjeve. Lulzim Basha nuk shkatërroi asgjë përpos kordave të tij zanore. Diplomatët e panë të pa shqetësuar mitingun. Ndërsa policët u larguan po aq qetësisht sa edhe protestuesit.

Dhe, si të mos mjaftonte kjo, lideri i PD-së shqiptoi slloganin e tij të ri: “Forca jonë nuk është dhuna” dhe i bëri thirrje mbështetësve që të largoheshin paqësisht.

Po pse Basha vendosi të adaptojë këtë strategji paqësore? Pse protesta e PD-së i zhgënjeu ambasadorët që kishin parathënë një klimë terrori? Pse ajo hodhi poshtë spekullimet e parathëna në media?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve lidhet me strategjinë që po ndjek PD-ja dhe qëllimin që ajo i ka vënë vetes.

Tani kur është bërë e qartë se mundësitë për kompromis janë reduktuar ndjeshëm, kur pak a shumë është vendosur se Edi Rama është nisur i shoqëruar vetëm nga servilët e tij drejt zgjedhjeve, kur pothuajse është rënë dakord se opozita nuk do të garojë në 18 qershor, politika ka hyrë në fazën e takticizmit.

Nga njëra anë qeveria po propogandon se e gjithë sa po ndodh është vetëm një tekë e fëmijës së llastuar Basha, i cili ka frikë se humbet zgjedhjet, prandaj po i bojkoton ato; se vendimi për mospjesmarrje rrjedh nga ankthi i Berishës, që i trembet vettingut si djalli temjanit; se të dy këta, ish kryeministri dhe pupaci i tij që e ka shpallur kryetar, duan thjeshtë pushtet në tavolinë.

Në këto kushte, të kësaj propagande të shfrenuar, e cila sipas të gjitha shenjave ka arritur të bëjë për vete pjesën më të madhe e më të rëndësishme të ndërkombëtarëve, edhe PD ka përcaktuar vijë sjelljen e saj.

Natyrisht një parti e madhe dhe me traditë luftarake si ajo që ka trashëguar Basha nuk e kishte të vështirë të gjente 100 apo 200 vetë si ata që përdori Rama në 21 janar.

Por, këtë radhë ata nuk i duheshin. Nëse do të përdorte dhunë dhe do të krijonte incidente, PD-ja do të sillej si pakicë. Në këtë mënyrë ajo do të konfirmonte pretendimet e kundërshtarëve të saj, se Luli me Saliun po e mbajnë peng partinë për hallet e tyre. Se ata nuk duan zgjedhjet, vettingun, garën dhe në këtë rrugë qore kanë humbur përkrahajen. Se ata kanë përzgjedhur dhunën e bandave, pasi nuk kanë masivitet.

Ndërkohë që PD këtë 13 maj vuri bastin e masivitetit.

Jo vetëm për të zhvleftësuar pretendimet se mos hyrja në zgjedhje është thjeshtë vendimi arbitrar i një kupole të korruptuar, por edhe për një arsye më të fortë se kjo. Për një arsye që ka lidhje me 18 qershorin.

Megjithëse nuk do të marrë pjesë në këtë garë, PD-së do t’i duhet të sillet njësoj si në fushatë. Asaj do t’i duhet të trokasë në çdo portë, të shkojë në çdo shtëpi, të bëjë takime elektorale, jo për të kërkuar votën, por të kërkuar mospjesmarrjen në zgjedhje. Vetëm duke u sjellë kështu, duke bindur 500, 600, apo 700 mijë opozitarë të mos marrin pjesë në këtë garë farsë, partia e Bashës mund t’i tregojë, si vendasve dhe ndërkombëtarëve, se vendimi për të mos ta njohur 18 qershorin si një farsë, nuk është thjeshtë teka e të korruptuarve të qeverisë së djeshme, por bindja e mbi gjysëm milioni njerëzish.

Pra, kjo është sfida e radhës së PD-së: të fitojë përmes bojkotimit. Të arrijë sukses përmes masivitetit.

Dhe pikërisht për këtë, opozita nuk kishte sot nevojë për vendosmërinë e një grushi radikalësh të dhunshëm. Qëllimi i saj nuk është radikalizimi i qëndrestarëve, por shtimi i radhëve me njerëz të zakonshëm dhe paqësorë.

Kjo ishte arsyeja që sot vetëm dhunë nuk pati. Dhe kjo me sa duket do të jetë rruga e PD-së deri më 18 qershor: Të rrisë radhët e saj për të bërë më të madh bojkotin.

Prandaj edhe këtë muaj mund të qëndrojmë të qetë. PD-ja do të zbutet. Së paku deri më ditën e zgjedhjeve farsë kur masiviteti i bojkotuesve do të kërkojë të kombinohet me shkatërrimin e procesit. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

78 komente në “Pse Basha hoqi dorë nga dhuna?”

  1. Fredi FR says:

    Deri dje o ZAGAR beje thirrje per dhune,sot e pe qe thirrjet e tua dhe te Lulit tend nuk i menderosi kush e na del me teori te re……………yttttttttttttttttt ZAGAR.

    1. Robi says:

      Ky imbecil e shikon diellin naten ndersa henen gjate dites.
      Komplimentet e mia gazetes qe boton paçavuret e tij.

      1. Shqiptar says:

        @Robi. Mos ja fut kot. Nipcja eshte koke e madhe. Hahahahahahahahaha

      2. voica says:

        Pse nuk theu asnje xham!?
        me kot do te na mbushesh mendjen me ca sofizma idiote o Boshat figura.
        Nuk theu asnje xham se te henen ia “q.nte” te 14-at Lulit tend ai miku nga Amerika, qe ishte dhe tek Gruevski para 10 ditesh….
        Kjo eshte arsyeja e vertete o b.q.

    2. Bushat i peshtiri says:

      E cfare zagari se,. Si ska turp me keto lloj analizash. Dhw femijet i bere per te qeshur o bushat , o debiiiil mos shkruj me,. Se e dhjet o dreq, ptuuu fare e keqe

  2. lulashi says:

    Idiot ngele gjithe jeten o gomar i Saliut.

    1. Fshatari says:

      Masivitetin e sheh me syte e Vitos apo te Hyses?

  3. BERISHA LARGOHU 👎 says:

    Ti Bushati, je mese injorant dhe ben te mençurin si analist i vetshpallur. Ti je turpi i shqiptareve dhe do mbahesh mend si fundirine👎

  4. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Andy bukuroshi dihet qi ti je djali shpirtnor i Saliut,
    Berisha si Doktori i Gjyshit tat Hysniut rafmet past ,te mbante dikur ne preher dhe ti i beje çiçin ,..
    ndersa tani plaku Salush dhjet dhe ti i fshin bythen me llape.
    Kur do behesh burre ore Andy se deri tani je tu lujt rolin e kurves,nuk po them ate te byth-qimit.
    Edhe botonja ju te Temes se e kam per te miren e Andyt te Nena Vito.

  5. Tarasi says:

    Dikur me pare kisha nje pyetje per ju zoti Bushati por pak nga pak ti ja dhe pergjigjen vete me ane te artikujve tend. 1 Bythe lepirja tende ndaj 2B spaska te mbaruar. 2 Idiotizmi tuaj I maskuar me fjale boshe gjoja inteligjente eshte ne skajin me te larte te nje llogjike prej te marri. 3 Egoizmi tuaj eshte jashte parametrave te normales paksa I semure. Thone qe koha skarcon gjerat e pa nevojshme dhe nje nga ato je ti.

  6. Miri says:

    Jemi plot me lloqet e tua. Zgjedhjet behen me 18 qershor asnje parti nuk eshte e detyruar te mare pjese PD ka zgjedhur mos te mare pjese ne zgjedhje se nuk ka cfare i ofron me shqipetareve. Tani prrallat e tjera tregojua femijeve te tu kur i ve ne gjume. Kjo eshte e verteta.

  7. k says:

    Te mos thyesh xhamat nuk eshte merite,eshte detyrim.
    Edhe sikur opozita jote e dashur,te kete te drejte mbi qeverine,
    behet e padrejte kur e thote B&B si njerez pa asnje lloj autoriteti moral dhe politik.
    Edhe sikur populli te kishte deshire te permbyste qeverine,nuk do ta bente kurre
    ate nen cadren e B&B.
    Nuk do habitesha sikur te henen ne mengjes te mblidhen ne proteste spontanisht 10 fishi
    i atyre qe ishin sot, sikur ta dinin se nuk eshte B&B(berisha&basha).
    B&B kane vdekur politikisht,shpresojme te mos vdese e djathta liberale dhe demokratike.
    Dhe mbi te gjitha te kete nje zgjidhje qe te kontriboje per te miren e popullit tim te dashur.

  8. Bashiqi says:

    Grune ku ta kesh. Fytyre qeni. Pse Nuk tregon sa ishte pjesenarrja ne proteste?

    1. Studenti says:

      Nuk e thot dot numrin e pjesmarrësve sepse nuk ja dhjet dot Salushit që tha: “U ça Tirana, 600 000 protestues në shesh….. Hahahaha, në shesh nuk ishin ma shum se 6 000 vetë.
      Prandaj nuk e nxjerr dot goja Bushatit numrin e protestuesve.

  9. Andi says:

    Ore kaq idiot te jesh vertet?

  10. korçari says:

    Z.Bushati si gjithmone “I dhj*re por krenar”keshtu dhe ky justifikimi juaj me bojkot masiv ,akoma nuk e keni kuptuar se koha e maskarenjve ka mbaruar dhe nuk ka me idiote t’ju ndjekin pas .Thenia e famshme”po kjo ishte loje more” ju pershtatet ty dhe ANAL-isteve te paguar nga skutat e erreta te keqdashesve te Shqiperise.Fatmiresisht po ja nxirrni bojen vete -vetes.

  11. shvejk says:

    Vetem ti o Bushat dhe Berisha ,vetekuptohet , besoni se PD ka pas vetes 600 000 ndjekes . Ti je ose qorr ,ose idiot I pa korrigjueshem ,pervecse bythelepires I Saliut, gje qe edine te gjithe. Se sa jane bojkotuesit e mundshem te zgjedhjeve te 18 qershorit e pame sot ne miting , keshtu qe vetem nje legen si ti mund te ndertoje nje diversion te bazuar ne keto shifra.

  12. sali bitha says:

    ky quhet analist , do kerkoje bojkotin me 1 mije vete lyli hahahahahahha analist kari , surrat muti.

  13. PLAKU says:

    Ti mor nipçe ne Terbaç ,as ne fshat nuk meriton te jesh ,por as nje kec nuk mund te te besoj te ruash edhe sikur te ishe aty ,je shume larg realitetit dhe me duket se di vetem te besh maja lapsi dhe te kruash thonjte me dhembe .Po si mund te flasesh me kete gjuhe ,duke shpresuar tek keta njerez more djalosh ? Me sa duket ne 97 ,dhe 98 ishe ende me bebelino ti dhe e beje kaken ne to ,nuk e ke idene se çdo te thote tmerr i luftes qe nxiti dhe me pas shkaterroi vendin udheheqesi i PD ,po si mund te flasesh me kete gjuhe dhe te krahasosh 21 Janarin kur ai qe ti e permend dhe e meson se si te beje politike ishte minister i brendshem dhe matufi kryeminister ? Ke tru apo jo ,ndoshta e ke mbushur vendin e tyre me kakerdhi keci ,po si mund te flasesh me kete gjuhe kur shikohet nje renie katastrofike e PD kjo u duk edhe tek mexhlisi i sotem ashiqare ,a mundet PD te regjenerohet deri ne 18 Qershor ,ore karkaliçe po pse populli shqiptar do te prese venien ne zbatim te planeve te tua dhe te Luli qoftes per te deshtuar 18 qershorin ?!,Po mire more nipçe, te shkon ndermend se sa deshtime kane rrjedhur ne keto 27 vite nga ai Berishe ,ky Lul me shoke qe mesuakan nga ti ,ke te drejte nuk ke si t’a dish sepse zogu i vonuar ne daljen nga veza nuk ka se si te jete i barazvlefshem me zogun e pare .Edhe Hysniu te ishte gjalle do te peshtynte dhe do te te thoshte edepsez ,nuk e di se ç’fare e ke ,por kam degjuar qe ke gjak ne te ,por ti e ke gjak qeni ate qe ke ,,, Turp e jazek te qofte

  14. kalciani says:

    Ore akoma ste vjen turp qe mbllacitesh dhe nuk qullos gje ,ke kaq kohe mor djale qe llap e llap , se ku do te dalesh spo te merr vesh njeri,mos ke filluar te pishe nga shurra e Lulit ne vend te veres, se nuk ben vaki ndryshe.

  15. Liri says:

    Ngeli Leci kakaleci.

  16. ben says:

    basha hoqi dore nga dhuna se nuk kishte njeres iiiiii ke pyetje tjeter

  17. WEB1 says:

    Kush beson që luli u tërhoq nga idea e dhunës thjesht për çështje etike ,ka nevojë për psikiater!Tu themi faleminderit ambasadorëve,eurodeputeteve,dhe euro parlameantarëve të huaj dhe BE që shpëtoi shqipërinë nga një vëlla vrasje kolektive .Pa ata ,sot kjo protestë do kishte shkuar ndryshe

  18. Tirana says:

    E para zoti Bushati, ti qe ishe ne katershen e pucisteve gazetar , te erdhi keq pwr deshtimin e protestes. E dyta : Vandalizmi nuk u krye sepse Lulzim Basha e PD -ja mori ultimatumin nga Europa dhe Amerika e jo se nuk ua kishte qefi se gjoja jane “Demokrate” e nuk e duane dhunen. Fshati qe duket nuk do kallaus. I nderuari pucist i 21 Janarit ! Pd-ja per te cilen kohet e fundit je i merakosur shume per te nuk perdori dhune sepse e pa qe ishte katandisur si kokoshi nje thele….e per kete je i bindur edhe ti ,o pucisti i 21 Janarit e i perkedheluri i Sali Berishes qe ne moshe te vogel. Ma do mendja se nuk i harron lotet e Saliut ,kur te vdiq gjyshi,i cili qante me shume se ti. Ajo ideja e protestave per shkaterrimin e zgjedhjeve te 18 qershorit eshte evertet,por do ngeli si dhelpra pas koqeve te dashit, He se i kepyten tani ,e he se i kepyten pastaj. Por i nderuari pucist i 21 Janarit,keshtu te ka cilesuar Saliu e jo une, koqet e dashit nuk u keputen kurre e si rezuktat zgjedhjet nuk jane pr tu prioshur. Ne zgjedhje nuk jane beniaminet e Rames . Nuk eshte miku i rames FRD, Nisma,apo LIbra. Ne beteje ndeshen forcat e cila fiton quhet mazhorance,kush humbet opozite. Se cila do quhet opozite e cila mazhorance kete do ta vertetoj populli. Te djathtet kane se per ke te votojne. Jane te pakten Dy parti FRD dhe NISma. KUsh thot se populli i nxjerr keto mazhorance. Po pse nuk u fut PD ne zgjedhje,pasi partite e tjera dihet qe nuk kane elektorate , u be qameti. si ththuhet shpesh: “Pse ngordhi nje dhi ne Velabisht ,nuk mbeti Berati pa dhalle”

  19. leka says:

    Kur do te marre ate qe meriton kjo race kanibalesh qe kane rrjedhur nga gjirizi i orientit dhe bllokut.Jane mesuar keta parazit gjakatare te rrojne me pasuri te pa merituara,por me shume nga te gjitha i pelqen kur ushqehen me trupin dhe shpirtin e ketij kombi.
    Bej sadopak gazetarin investigativ Baze dhe gjej burimet,kush e financon kete specie te peshtire malinje.

  20. Tito says:

    Me keto soj analizash pa buk,bindem cdo dit e me teper se gazetaria shqiptare ne pergjithesi eshte nje kazan mediatik ,piq pula ha pula ju po kontriboni qe Rama te kete te drejte per ato qe thote.

  21. Peco says:

    Bushat, je nje rrot kari nga mendja , qe s’e ke shokun. Jeni ju grupi idiot I analisteve pro Bashes , qe e cmendet ate. Vija juaj e mendimit buron thjesht jo nga logjika normale, por urrejtja per Edi Ramen. Nje shpirt demokrati atedhetar si Edi Rama, I lindur dhe rritur ne nje ambient intelektual, eshte lehtesisht superior ndaj mendjes tuaj, e cila eshte rritur me shpirtin e luftes se klasave dhe urrejtjen e njeriut per njeriun Perkjekja juaj per te deformuar forcen dhe harbuterine e Edi Rames ne qendrimin e tij ndaj se liges,, duke u munduar ta paraqisni ate si ligesi ndaj njeriut vet, eshte e destinuar te deshtoje me turp.

  22. Populli says:

    Fillo e thuaj tani mor mut se pjesmarrja ishte masive!
    Po pse mor bajge nje grusht njerzish do marrin peng te ardhmen e shqiptareve?
    Merreni vesh njeher e mire se zhdukja e PD,klikes qe ka lyer duart me gjakun e shqiptareve dhe surretrit tuaj eshte pamvarsia e dyte e Shqiperise!

  23. Haka Tekizoti says:

    Bushati (Andi, kuptohet) është idioti më mendjehollë që mud të gjendet mbi dhè, madjd edhe në situatën kur i janë shkulur trutë që nga themelet.

  24. Shpulla e BE says:

    Analiza e Bushatit bie poshte prej TË VETMIT fakt qe pjesemarrja sot ishte e ulet.

    PD sot eshte terhequr. Pas shpulles se BE pardje

  25. Populli says:

    Idiot per kanalist, jo per analist. Pervecse ka dale i pari per te na thene dicka rreth “masivitetit” (neqoftese masivitet quhet takimi i bandave), ky Bushati vetem se shfren fiksimet e tij.

  26. dhembeli says:

    Shkrimet e tua jane luftenxitese,shkateruese. Ti nje gazetar langaraq ishe e langaraq dote te jesh.Do ngelesh figura me e urryer. Populli shqiptar eshte i mencur nuk te degjon ty nje pelleme shejtan.

  27. Andi says:

    I lexoj shkrimet e Bushatit dhe ne mjaft raste jam dakord me idete apo opinionet e tij.
    Kete here prisja dicka tjeter prej tij, jo ndonje sulm kunder PD, por aresyet e verteta per sjelljen e kesaj partie qe me sa duket ka vendosur t’a mbylle ciklin e saj.
    Nje moment:
    Bushati kerkon te na binde se PD do te trokase dere me dere per te bere per vehte 600-700 mije vete (vertet Jane shume, Bushat), qe te mos shkojne ne zgjedhje. Pra nje antifushate per fushaten.
    Sa shpenzime duhen per kete dhe ku do te gjenden keto para?
    Duhen njerez per kete pune, por ata duhen paguar.
    Perse nuk sugjeroni te kunderten tek PD qe te hyje ne zgjedhje pa kushte? Edhe mund te mos fitoje kete here, por mbahet gjalle si parti, ka fonde sipas ligjit etj, etj.
    Me cfare pashe ne metingun e sotem PD duhet te hyje ne zgjedhje pa asnje kusht, rruget e tjera do te sjellin tkurrjen e ndoshta asgjesimin e saj dhe rritjen artificiale te forcave te tjera te djathta.

  28. shushica says:

    Kjo eshte direktiva e Bushatit ,pas deshtimit total te PD…Nuk eshte aspak e vertete qe PD..nuk donte dhune…por pati dy faktore qe ja prene rrugen …e para e djathta nderkombetare gradualisht po e nxjerr jashte loje PD….Nuk eshte e mundur te besh pjese ne PPE me idete dhe praktikat e PD….Ata kane leshuar pe 27 vite ,por brezi i i ri i te djathtes europiane nuk mund te pranoje me Berishen ne tavoline….Ata qe e toleronin ,mjafton qe te ulerinte si ujk kunder komunizmit ,nuk kane me influence …Deri edhe e djathta radikale ,perfshi Le Pen ,Salvini ,apo polaket,hungarezet ,,,apo edhe neonazistet jane te pakten 10 here me dliberale dhe te pakorruptuar se PD….Keshtu infeksioni PD …ose duhet sheruar ose duhet perjashtuar….
    E dyta …masa e perkrahesve te moderuar te PD,mbas klithmave histerike te Berishes dhe Bashes ,si dhe qendrimeve te prera te BE..dhe SHBA..jane ne proces reflektimi ,,,nje pjese jane ne pritje te ndryshimeve brenda PD…nje pjese e konsiderueshme do te tentohen nga Topi dhe Bojaxhi ,bile edhe nga LSI..Autoperjashtimi nga gara normale nuk justifikohet me qeverisjen e Rames ,perkundrazi keto dobesi ne qeverisje mund te shfrytezoheshin per fitimin e zgjedhjeve …me plebishit..Dhe ne se shumica te perkrah ,nuk ka force ne bote te te ndaloje Shembja e sistemit te socializmit deshmoi se kur humbet perkrahjen e shumices ,edhe pse shteti dhe diktatura ishte e forte ,humbja eshte e pashmangeshme..
    Prandaj logjika e Bushatit eshte infantile,jashte realitetit .Cfare mendon shkruesi Bushati se shumica e popullsise votuese ,qe ne Shqiperi ka qene ,eshte dhe do te jete e majte ,do te tremben nga vizitat e nates te fanatikeve te Berishes..Bushati nuk e kupton se ,pavaresisht veshtiresive ,BE ..po ben ceshte e mundur per tu forcuar perballe konkurences kineze ,paqartesive dhe tendencave proteksioniste amerikane,ridaljes ruse ne aspektin nderkombetar…Dhe per kete BE ,nuk mund te lejoje me vrima te zeza edhe ne shtete te vogla,sic jemi ne..BE e ka te qarte se ai qe mbolli Lazaratin…nuk mu d te crrenjose drogen …prandaj fillimisht duhet reforma e drejtesise per ti dhene shtetit force kunder mafies dhe korrupsionit dhe ndrekohe frontalisht do te goditen edhe te keqiat e tjera…Dhe natyrisht keto nuk mund ti bejene Berisha dhe Basha ,dy nga politikanet me te inkriminuar ne rang nderkombetar …Sado te perpiqen Bushatet mediatike …nuk mund ta kthejne kohen prapa ,kohen e vampireve fashiste provinciale berishiane….

    1. Lloji says:

      Llogjike komenti juaj por jeni i vetmi qe e keni mare serjozisht Bushatin..

  29. Rrok cubi says:

    Ti je nje qorr me sy ne balle,ju nga qe ju ka errur syte E.Rama,nga qe Rama ju njeh mire dhe heret,nga qe e di se cfare burrerie dhe karakteri keni,nuk ju ka ne refene fare,po fare aman,dhe tall ate mikun me ty dhe shoket tuaj.Rama ka shume leverdi qe ti me shoke,te prononcoheni sa me teper kundra,se mbllefi dhe urrejtja ju ka errur syte dhe humbur llogjiken,sa me analizat qe mundoheni te beni i keni mbushur mendjen vetes se ju do jeni ata qe do rrezoni pushtetin e E.Rames,ju jeni ata qe populli ju ndigjon me goje hapur,vetem juve ju beson e brrockulla tjera te ketij lloji.Ju nuk beni analizen e gjese ne votimet e 2009,ne votimet e 2011,2013,zgjedhjet e pjeseshme,zgjedhjet e 2015,qe humbjet e kesaj force politike dhe lidershipit qe e drejton,kane qene katastrofike,qe do te thote qe populli e ka mbyllur kontraten me ta dhe qenja e tyre ne opozite do te jete e gjate,kjo eshte nje force politike qe po nuk u ul me kembe ne toke dhe te identifikoje me kurajo problemet,te nderroje lidership dhe fryme,do te mbetet ne analet e historise,ky qendrim dhe kjo force politike po luajne me shume kosto ne kurriz te popullit.Zoti i kthjellofte

  30. aqif tahipi says:

    Per ne qe votojme ps eshte teper kenaqesi qe lyli ti degjon keshillat ty dhe miqve te tu anal iste kokeloqe. Duke qene se ju jeni njerez te privilegjuar qe nga koha e bllokut komunist ,shume prej jush njohin nga Shqiperia reale vetem zonen e rognerit dhe ish bllokut famekeq .Mendoj se keni bere nje pune te shklelqyer pro partise socialiste duke i keshilluar lylit daljen nga sistemi demokratik ,bojkot total ,mosvotimin e vettingut ,thirrjet per dhune (qe njerezve te ndershem ju kujtojne se kush eshte arkitekti dhe zbatuesi i 97) .

  31. Naqja says:

    JAZËK!!!O BUSHATLLI,KOKËBOSH E MËNDJEDHI!!!😀🖕

  32. orli says:

    O klyshi i klanit kapo 3k +1k, kjo k e katert e di ti cfare eshte e je, ku i pe qe ishte rritur numri i protestuesve apo nga tribuna poshte b…leve te bashes(ne qofte se ka) me aq pjesmarres nuk ishte mbushur as tribuna c e “Qemal Stafes”?

  33. Ivan i madh says:

    O Andi ke karkter apo je m… si po te percakton te gjithe komentuesit a je i ndergjegjshem per ato qe shkruan. Se ne nje artikull na del garip dhe i forte si luan duke i bere e thirje Lulushit dhe bandes PD te perdorin dhunen dhe forcen tani thua se duhet te ndergjegjesohemi e te beje proteste paqesore e shume brockulla te tjera. Qe vetem nje mendien e semure psigjike si jotia mund ti mendoje dhe enderojne. Shkon vizitou se ke probleme me veten dhe do mbetesh rugeve duke ulerire, qarte e qeshur si miku jot ujku i Cerikut. Dhe do hedhesh poshte mendimin e Vitos si nipi me intelegjent i familjes.

  34. uskania says:

    Ky legen, “i miri i gjyshes”, siç ia “kujtoi” Saliu kur shërbente te Hysni Kapo, kërkon të bëjë avokaturën e PD-së, medemek me analizën e tij komuniste ashtu si dhe antishqiptari Lubonja…

  35. Katunari says:

    Bushat sipas logjikes tende une qe jam socialist i majte po qe per arsyet e mia kam vendosur te mos shkoj te votoj me quajtke kontigjent i Saliut hajde logjike pe kari qe me ke ,o koqe degjoje nqs mua sme pelqen Edi Rama saliun dhe Bashen dhe nje takem si ti i coj ne efsel

  36. ABC says:

    Po ndejte me qorrin do behesh çakerr, thote ajo fjala dhe qenka mese evertete . Edhe ky Andi duke dale ne krah te Lubonjes per dite dhe shikojeni tani. Eshte sikur kane hyre ne gare se kush eshte me idjoti.

  37. Busho says:

    Dakord mo po nuk the gje per pergjysmimin e njerezve ne krahasim me 18 shkurtin. Apo ska rendesi thuaj

  38. Lloji says:

    1 pyejtje per z.Baze
    Mesa di une rubriken e humorit e gjejme tek “antena brenda familjes” tani pyejtja eshte mos valle ke vendosur rubrike te re humori me titull “andi bushati”?
    Ska problem mund te mos kthesh pergjigje e kuptojme qe e ke bere surprize per lexuesit e TemA. Faleminderit😊

  39. Anonta says:

    Haaaaale. Prape ti.

  40. shqiptari says:

    Nuk kam mundur te shoh e degjoj soj me te shpifur se ky i joti, Bushati!
    Turp per tyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy.
    Per mendjen tende te semure, asnje here nuk ka ekuliber, por dy pale: njera totalisht “europiane” e tjetra totailisht “ne rruge te gabuar”.
    Te lutem mos e ndot me ambientin mediatik me keto anal-izat e tua!

  41. Lumi Ottawa says:

    Dmth PD ka patur rritje nga 18 shkurti? Ah Mortja te shperlaft ore kelysh komunisti. S’ te vjen turp. Cfare I din shqiptart ti ore langaraq. Ne te sembes shkoshi te gjithe dhe Meros ju kisha lutur mos te publikoj jashqitjen tende.

  42. Xoni says:

    Po mire mor debil anal-ist na e paraqit anal-izen tende si nje zgjedhje taktike midis dhunes se 100 apo 200 radikaleve dhe gandizmit masiv si dy variante qe mund ti perdore Basha, dhe perpiqesh te tregosh se Basha kesaj radhe zgjodhi taktikisht “MASIVITETIN” per te cilin thua se vuri bast. Por ajo qe u pa qarte ishte se vec masivitet nuk kishte, perse nuk thua me mire ate qe eshte e verteta, SE :Paraprirja e organizimit te protestes me brockulla te tipit, Nuk i permbajme dot njerezit, apo thirrje per Funerale, Marinsa, floten e 6 te detit mesdhe Rambo e idiotizma si keto nga njera ane dhe precedenti i 21 janarit nga ana tjeter e ben qe njerezit ta braktisnin protesten pjeserisht se iu ka ardhur ne maje te hundes dhe pjeserisht nga frika se mos iknin mish per top, kjo e beri kete ngjarje te dukej si nje grumbullim i rendomte te pakenaqurish, nga ana tjeter organizimi preventiv i organeve te rendit dhe presioni nderkombetar ne prapaskenen e heshtur e thartuan protesten ne nje perfundim normal po komplet jashte skenarit te deshiruar, mos harro zoteri se ISHE pikerisht ti qe ne nje shkrim te para disa ditesh e nxisje Bashen per tiu drejtuar “REVOLTES POPULLORE” si istrument per ti mbijetuar kesaj loje skizofrenike me cader, tani lepin ate qe peshtyve dhe thua Bravo basha se beri zgjedhje taktike, JU JENI CA VEMJE qe s keni turp, nuk keni vetdije njerezore dhe nuk keni as kualitet profesional, eshte per te ardhur keq se si ket shkrime kane jehone ne media

  43. Engjelli says:

    Ky djali ka shume perspektive, do eci shume perpara. Eshte i pari nga ata me nder gazetaret e Shqupit qe perpiqet te ndreqi namuzin e rene pertoke te kesaj bande rrugacesh qe po terheqin zvarre nje parti te tere sic eshte mender PD-ja.
    Shume e lehte. Pupaci i Shqupit nuk kishte rruge tjeter.
    – E para, ka tashme perballe nje polici te forte, korrekte, te afte dhe serioze e jo bashibozuke e hajdute qe te vritnin per nje fjale goje.
    – E dyta, te henen vjen “Cecua me bicak”.
    Po te ishte per Pupacin apo sic kane filluar ta quajne ne Shkoder “Koci i Teta Ollges”, pas tere atyre thirrjeve qe ka bere nga cadra bashke me dy besniket e tij, kete Bushatin dhe ate Myftarajn, sot ai (Pupaci) do tentonte te kryente deri akte terroriste ndaj Shtetit e qytetareve te ketij vendi, sic ka kercenuar por edhe kryer me doren e tij me shume gjakftohtesi. Ai njihet tashme jo vetem nga shqiptaret por edhe nderkombetaret si nje vrases gjakftohte.
    Prandaj shqiptaret ti bejne dua asaj Amerike pa te ishte per keta te Shqupit sot do realizohej nje 97-te e dyte.

  44. Poku says:

    Me vjen keq per anelizen tende kaq te ceket.po dhe nje femi e kupton se si luli nuk do perdorte forcen me kaq pak njeres .sepse do dilnin zbuluar te gjithe ata qe mund te benin ndonje rremuje e do asgjesoheshin per nje minute.e dyta nuk krahasohet me protesten e 21 janarit sepse Edi nuk foli per dhune per gati 85 dite si doli luli.e treta nuk mund te beje dote me 97 se shqipetaret e dine mire sa u kushtoj ai vit e te paret qe do digjeshin ishin vete ata.prandaj e vetmja gje e sigurt eshte qe tani e moren vesh tegjithe ane e mbane botes se sa poshte ka rene pd me keta njeres qe se leshojne kolltukun.pra asgjesimi i plote i pd eshte i pashmangshem ne qofte se eshte akoma luli dhe saliu me banden e tije.prandaj ti si analist mos i justifiko kote keta njeres e kete parti.

  45. Edi says:

    Kti surratit hala si ka dal e keqja
    Pusht ka pas gjyshin
    Karapusht babain
    I neveritshem ka dal per vedi
    E per ca I del zot Saliut ( per buken e fmive )

  46. Aleko says:

    Ky perpiqet ta heq veten si analist qe di ti interpretoje faktet dhe bemat e politikanuceve tane me nje fryme dhe kendeveshtrim gjasme original..Si I tille at vecohet shpejt nga lexusit per shkrimet e tij pa vlere ,kontraverse , ne shumicen e rasteve jo bindese, ndonjehere krejt budallaleqe.Ky duket se perpiqet te imitoje disi Lubonjen dhe nukmendoj se qendron larg tij, edhe pse lubonja eshte unik sepse ky I fundit ka dale hapur kunder cdo vlere shqipetare , te shkuaren , te tashmen dhe te arthmen , me te gjalle e te vdekur pena e tij vetem nxin dhe nxjerr vrere..ne ato gjurma duket se po shkon dhe ky debili..I urojme rruge te mbare..

  47. Bandi says:

    Ore Andi karnalisti, ta paska lene amanet gjysh Hysniu doktor plehren.

  48. Korçari says:

    O nipi i Husniut e i Xhelilit; Populli i ka sytë në ballë dhe veshët antena, kështu që nuk pret ta sqarrosh ti o llapaqen me broçkullat e tua. Po ne ka tre muaj që nga Lul-ushi e nga Sali Krimineli kemi parë e dëgjuar tyrlish thirrje kërcënuese, antikushtetuese e genocidiste si: Doni luftë, luftë do ketë, do iu nxjerrim nga zyrat me forcë, do iu thyejmë xhamat e do iu shpojmë gomat e makinave, do iu heqim zvarrë, do iu shfarosim, do iu hedhim në Lanë,do të kini një fund të tmerrshëm e tërri e vërri.
    Edhe psenë e ndenies urtë në protestën e sotme e dimë: Nuk kanë fuqi, nuk kanë kauzë, nuk i mbështet Populli dhe mezi po mbledhin një 5-6 mijë veta që ua sjell me forcë Xhelal Mëzati i Kamzës dhe ajo Volltaana e Shkodrës. E pamë dhe e dëgjuam se tërë përfaqësuesit e Shtetit Amerikan por edhe të Bashkimit Europian, (madje dhe partitë simotra të djathta) i kanë braktisur e do t’i izolojnë fare. Të gjitha ambasadat në Tiranë i bënë thirrje por dhe paralajmërim Lul_ushit që të heqë dorë nga aktet e dhunës. Vetëm Ambasada Ruse dhe ajo Sërbe nuk i tërhoqi ndonjë vërejtje Lul-ushit e Saliut pasi ato i ka aleate.

  49. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    More andi na merzite. Nje analize ben ti dhe halet e zena te ministrive dhe bashkise hapin dyert e haleve e qelbin. Boll o andi se kta qelbin tiranen.
    Tani te pergjifjem ty andi.
    Normalisht pjesmarrja ne zgjedhje eshte pak me shume se 50%. Nese 40% e votuesve te peesupozuar demokrat nuk do te marrin pjese, i bie qe rreth 75% e votuesve te quhen bojkotues edhe pse nuk jane te tille.
    Pra pd duket sikur fiton.
    Dhe po te llogarisesh qe ishin shpallur 3,4 milhon votues kur ne fakt jane 2,8 miljon banoe, mish mash do behet

  50. neseba says:

    O Bushat ta them me bejte:
    lexoi mirë këto komente,
    ndër analistët je i pari
    që meriton samar gomari.

  51. Hermes says:

    zoti Bushati…nje pyetje….sipas jush me thuaj ku ka te drejte opozita e sotme dhe ajo e para kater viteve nuk kishte ne at kohe…se ksaj i thon mos bej si bej une po bej si te them une….luli e di dhe e ka te qarte qe do humbi …dhw prandaj i ben kto…sepse neqoftese e di qe fiton le te garoje…

  52. Beni says:

    O pederast po cfar dhune do bente ai me kte proteste qe ishte pergjysmuar nga ajo e para api ste doli parashikimi dhe sugjerimi juaj idjot se pd duhet te perdori dhunen legen.

  53. Fatmiri says:

    O Ando! Amon o burri dheut,a ndjen neveri ndaj vetes tende qe po te perdorin si kurve.A ndjen neveri pse ke liundur,a ndjen neveri se pse i je futur nje rruge pa krye dhe sdi se si te dalesh.Si te duket vetja kur ecen rruges dhe ndjen qe cdo njeri qe te kalon afer mban hundet me duar se te vjen era mut.Duro edhe pak sa te thahesh se pastaj te iken dhe era.PTU QELBESIRE I NDYRE.

  54. Kuq e zi says:

    Ke pushke ti? Jo…
    Po not di ti? Jo…
    Epo atehere na hengsh mune
    Ja kjo eshte strategjia e pd-s dhe anal-iza jote

  55. xy says:

    Ja ta them une ty o biri i Medi Bushter – shatit sa ishte pjesmarja ??? Une kam qene nje super kampion ne sport dhe baba jot nje qelbesire nuk na dha mundesine qe te aktivizoheshim jashte shtetit, ne aktivitete nderkombetare.Kur benim ne gare kishte me teper njerez se sa ishin sot per te mbrojtur kriminel Bashen dhe kryekriminel Bishen – Berishen. Edhe nje te fundit,keni apo nuk keni turp ,ju rrahu Edi Rama i vetem te gjitheve more qelbesira.Sot me duket se kishe diten tende Andi te LGBT – se. Je tamam Gay

  56. Patrioti says:

    Tu rrit nera o ANDI PLERA. O hanal ist i bythes.

  57. Anarko-Sindikalisti says:

    Per Andonovskin e te tjere anal-iste, qe bejne sikur harrojne. Nuk eshte bojkoti i pare i Pe De-se. Në votimin për rerefendumin e Kushtetutes, ne 28 Nentor 1998, ajo deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen. Sipas te dhenave u regjistruan 1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre, prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Llogaritjet bejini vete. Dhe behet fjale per kohera me te mira per ta, rreth dy muaj pas tentatives per Grusht Shteti, pas asgjesimit te dhje(to)ristit A. Hajdari.

    9to

  58. Anarko-Sindikalisti says:

    Per Andonovskin e te tjere anal-iste, qe bejne sikur harrojne. Nuk eshte bojkoti i pare i Pe De-se. Në votimin për rerefendumin e Kushtetutes, ne 28 Nentor 1998, ajo deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen. Sipas te dhenave u regjistruan 1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre, prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Llogaritjet bejini vete. Dhe behet fjale per kohera me te mira per ta, rreth dy muaj pas tentatives per Grusht Shteti, pas asgjesimit te dhje(to)ristit A. Hajdari.

  59. Xhema nga Tirana says:

    Klani KAPO OOOOOO…

  60. saliu says:

    Ha hahahahahah sa i madh je Bushati! Ke nje muaj qe na perrallis per dhune dhe tani qe nuk ia mbajti Bashes te thyante nje dege peme na e quan “taktike” te PD. Je deshtak si analist dhe i pa afte si organizator. Nejse dhuna qe na trumbetove si e vetmen rruge per opoziten na doli kallp, tani te shohim kete metoden e re taktike se si do te dali..
    Je analisti me qesharak Bushati, mos e merr me lapsin per te shkruar analiza sepse jane jashte realitetit.
    Ciao deshtak.

  61. Life is game says:

    Dhe vazhdojme ” se ky femije I llastuar” qe shkateroj 4 familje( I la pa prind), se zhdukura 230 milionsh, se shiti detin. Dhe qe se bashku me plaku sure? po dhihen ne break nga vetingu, zotnia jot turko- Coban e she me drite pozitive, qe fakt jane thjeshte hajdut dhe te poshter. Turp Andi! Keq ardh je per ty! Te gjithemendojne te gjyojne keq! Edhe militant te ndershem te PD, qe s’ju bashkuan te llastuarit tend te dashurine. Ne tollum te qofte.

  62. Arti says:

    Bushat pyete pake shkullakun tend sa vete nxorri Pd-ja ne sheshe se ti nuk the asgje per kte ngaqe ky ishte lajmi i javes populli do vershoje ne Tiranë por ky popull ju tha qarte ne jemi me shume se sa ju qe kerkoni destabilizim ! Shpresoj të keshe mesuar edhe ti sadopak nga kjo e sotmja.

  63. Lani says:

    Cfare legeniiiiiiiiiiiii!!!!!!!!!!!!!!

  64. eeeeee re bushat....nipcja says:

    Isha betuar qe te mos i lexoja shkrimet e tua Bushat,dhe kisha kohe qe isha rehat .Sot mu kruajt dhe thashe te lexoj hyjneret e tua .C”mu desh ?Hajde te qetesohem tani …

  65. Xha Brahua says:

    O Bushat o “Palle” ; nuk u regje nga te sharat por vazhdon e shkruan prape , shko dhe gjej ndonje vend ku t’u shkruash dhe t’u lexosh dhive se vetem ato mund te ta kuptojne gjuhen o “dhi e eger”.

  66. Billy Wild says:

    Zoti Bushati,
    Do te isha dakort me ty, po te arrija te kuptoja se perse Basha nuk eshte per vetingun? Dhe analogija jote qe PD mund te gjente 600-700 veta per ta bere sic e beri PD nuk eshte dinjitoze per ty, sidomos kur qeveria e PD ne ate kohe pa asnje shkak vrau 4 veta. Ti ke te drejten e opinionit tend, por argumetet qe perdor jane intelektualisht te pandershme. Edi Rama nuk eshte modeli im I politikanit, por ama me nje lider si Basha thjesht I shtohet jetegjatisia ne politike. Te respektoj nqse mendon ndryshe, por je intelektualisht jo I ndershem, dhe argumentin se kush eshte me e mira per shqiperine e ke zevendesuar me argumenta tifozesh. AI vend ka nevoje per kurajo intelektuale, ku Shqiperia vendoset mb keta lidera dhe I imponohen vendit me dhune dhe argumentin se lideri tjeter eshte me I keq. Me kete llogjik do vazhdojme te riciklojme po te njejtin mocal.
    Respekte

  67. Baftjar Bushati says:

    Perfundimisht Bushat ti je maja e ajsbergut medioker te gazetarise shqiptare. Ti je misherimi i nje njeriu qe jeten e ka te falur dhe jo te fituar, nje i llastuar i regjimeve, i perkedhelur. Nuk eshte rastesi qe ti terhiqesh nga tipa te ngjashem si Baftjari Boshja. Edhe ai si ty eshte nje kurtizan oborresh qe e ka fituar jeten duke ndare shtratin me pleq kufoma. Dy spurdhjaker.

  68. tomsojeri says:

    Nuk meriton te flitet me lartesi ,fisnikeri e nivel me ty moj hardhuck e peshtir gazetareske, qe kerkon te stukosh e te ndrosh ngjyren e ktij kuadri te zi deshtak ,dhe ekspozon ter forcen e “artit” tend dredharak, qe buron pikerisht andej nga na erdhi kucedra qe spo len rehat Shqiperin ! Cfar kerkon te na seviresh moj metastaz e ligesis dhe pabesis ! Ke kerkon te mashtrosh e ti zbukurosh pamjen ktij deshtimi me ate gjuh kurvash or kelysh i ksaj bande antishqiptare te papar ….Turp te kesh dhe ndonese kam koh qe lexoj komentet e tua ,sot corre masken perfundimisht e tregove ne cfar kanoce dhjet ! Meriton peshtymen e gjith shqiptareve te dhunuar qe vuajn pasojat e bandes se krimit ,tradhtis e hajnis …..

  69. timo says:

    E shoh, or Bushat, që edhe për nja 10 vjet ,të paktën, do të vazhdosh të shkruash kundër qeverisë të Edi Ramës.

  70. Ajrizi says:

    A e di Andi Bushati pse ska halla koqe ?

  71. Kin Buba says:

    Shume komentues jane si puna e strucit qe kur i kercenohet jeta e fut koken ne rane tuj mendue se asht fshehur. Rama e co. Jane krejte te zbuluem, se nuk i fsheh as korrupsioni galopant, as gjethet e kanabisit, as nepotizmi hest.erik me vende pune me te paafte, militante kokebosh. Fundi i Rames me rruge paqesore larg kutive te votimit, asht i pashmangshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *