Ronaldo i kërkon Realit shitjen e Morata-s

13 Maj 2017, 19:23Sport TEMA

Cristiano Ronaldo i imponohet Realit të Madridit dhe i kërkon të nxjerrë në merkato Alvaro Morata-n.

Sipas asaj që publikohet te “Don Balon”, ylli portugez dëshiron që sulmuesi 24-vjeçar të mos jetë pjesë e “Los Blancos”, ashtu sikurse edhe Karim Benzema. Por jo vetëm kaq, 32-vjeçari i ka bërë edhe një kërkesë tjetër drejtuesve të Realit të Madridit, blerjen e futbollistit të Portos Andre Silva për të zëvendësuar këtë dyshe sulmuese.

Alvaro Morata prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos. E ardhmja e tij duket se do të jetë më shumë drejt Premier League, ku 2 klubet më të interesuara për të janë pikërisht Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë gati të shpenzojnë shifra shumë të larta për të siguruar kartonin e tij.

Në fakt “Djajtë e Kuq” kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre në lidhje me këtë çështje, duke hyrë në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit e përfaqësueses spanjolle.

1 komente në “Ronaldo i kërkon Realit shitjen e Morata-s”

  1. LAKJA says:

    CR7 E SHIKON SI KERCENIM MORATEN PRANDAJ NUK E DO ATY TE REALI,MORATA ESHNE NE KOHEN ME TE BUKUR TE KARRIERES SE TIJ NDERSA KETIJ TANI PO I BEN BALESTRAT,DHE BOHET XHELOZ SEPSE SHENON MORATA,GJATE GJITH SEZONIT MORATA KA SHENUAR GOLA VENDIMTAR PAVARSISHT SE CR7 KA SHENUAR ME SHUM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje