Zbulohet urdhëri i ministrit të Brendshëm: Të gjitha forcat e policisë që siguruan perimetrin e protestës, të paarmatosur

13 Maj 2017, 15:16Politika TEMA
Zbulohet urdhëri i ministrit të Brendshëm: Të gjitha forcat

Afro 8 mijë protestues ishin sot në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në protestën e thirrur nga opozita. Megjithëse policia kishte marrrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës e cila u mbyll pa incidente, ajo që bie në sy është urdhri i ministrit Xhafa.

Të gjitha forcat e policisë që kishin siguruar perimetrin e protestës dhe menaxhuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin të paarmatosur. Edhe pse të pajisur për të përballuar çdo eventualitet, asnjë punonjës policie nuk kishte armë.

Përjashtim sigurisht bënin forcat speciale, të cilat qëndronin në gatishmëri jashtë perimetrit të protestës.

4 komente në “Zbulohet urdhëri i ministrit të Brendshëm: Të gjitha forcat e policisë që siguruan perimetrin e protestës, të paarmatosur”

  1. Bravo ministrit says:

    Si ka mundesi 8 mije!!! Ne lajmin e meparshem permes dronit thonit se ishin shume pak!!!! Hajde gazetari hajde! Lamasher!

  2. Arjana says:

    Nuk mund ta besoj cfar pergjegjshmerie.
    Shembull per te gjithe se si mund te menaxhosh nje situate kaq delikate.
    Krenar per Ministrin

  3. Lirim Beqiri says:

    Qekur ka ardhur ne MB zoti xhafa ka mbajtur cdo premtim. Lufta kunder droges krimit dhe menaxhimin me sukses te situatave delikate. Sidomos me vettingun ne polici. Xhafa po punon!

  4. Sara konomi says:

    E sigurt qe masat e marr nga MB kan qetesuar cdo qytetar. Por frika e cdo qytetari ishte prezent sepse me protesta te tilla nuk ecet perpara.
    Masat e marr nga policia kan qetesuar cdo qytetar. Falenderoj MB per punen e bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje