Basha si “100 vjet vetmi”: Qeveri teknike

14 Maj 2017, 11:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë demoktarike Lulzim Basha tha se kjo qeveri do të përmbyset dhe do të çmontohet ose nga  qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira ose përmes përballjes totale mes të vjetrës që do ikë dhe të resë që ka ardhur.

Duke folur nga çadra e opozitës Basha falenderoi qytetarët që morën pjesë dje në protestë duke thënë se ajo ishte më madhështorja.

Gjithashtu kryedemokrati tha se ajo që nisëm dje nuk do të ndalet, deri në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas tij.

Pjesë nga fjala e tij

E djeshmja ishte dita e masivitetit më të madh që ka njohur Shqipëria në një protestë referendare, por e djeshmja ishte dita e cilësisë më të lartë politike, është merita e shpirtit dhe zemrës suaj, e çadrës së lirisë. Nuk shpiket dot, nuk ka akademi politike ti trajnojë pjesëmarrësit, folësit. nuk ka akademi politike as universitet që ta bëjë këtë ashtu siç e bëtë ju, çadra e lirisë.

Mirënjohje të thellë këtij monumenti të lirisë, kësaj shkolle të lirive dhe të drejtave civile që tejkaloi përmes qëndresës suaj edhe mësimet më të shquara të demokracisë dhe lirisë europiane.

Sot ju jeni mishërimi i vlerave të përbashkëta europinae. Ju jeni mishërimi dhe prova e gjallë e identitetit evropian të shqiptarëve. Jeni përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë evropiane, të vendosur përballë, të pathyeshëm ndaj së djeshmes që po largohet, ndaj republikës së vjetër të krimit e drogës, me vlerat tuaja, me qëndresën tuaj.

Këtu në këtë qëndresë që lindi nga 18 shkurti, këtu lindi dhe u bë realitet edhe ideja e Republikës së Re, ku njëherë e përgjithmonë vendimmarrja do të jetë në duart e qytetarëve. Çdo zyrtar i lartë i shtetit nuk do zgjidhet në pazare dhe kulisa, por vetëm me votën e lirë të qytetarëve dhe do japë llogari para qytetarëve me një mekanizëm të ri, me një kushtetutë të re që do mundësojë kontrollin e ri qeverisës nga qytetarët.

Thelbi i lëvizjes sonë politike ka qenë dhe mbetet të zëvendësojmë një kupolë politike të kontrolluar nga krimi dhe droga me një qeveri që kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë.

Kjo mund dhe duhet të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky ishte mesazhi më i qartë i pjesëmarrjes më madhështore në 27 vite. Mirënjohja ime e thellë edhe për ata qindra e mijëra shqiptarë që nuk na u bashkuan dot fizikisht, por ishin me ne me mendje dhe me shpirt. Mirënjohje të veçantë kam për aleatët e koalicionit tonë opozitar.

Askush në historinë 27 vjeçare nuk ka qenë me më shumë fat se unë për besnikërinë e aleatëve. Mesazhi ynë është i qartë: shqiptarët folën, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Nuk ka dhe nuk do ketë parlament të diktuar nga droga. Nuk ka dhe nuk do ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste.

Republika e re e cila së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht, ligjërisht dhe realisht të vjetrën që po bie kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat mund të sigurohen përmes një qeverie teknike që ndahet nga krimi, që lufton drogën, që jep garanci përmes reformës zgjedhore, votimit dhe numërimit elektronik.

Republika e Re e ka nisur rrugën e saj, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap mbrapa. Nëse Republika e Vjetër, e krimit, drogës dhe e vesit, nuk tërhiqet nga plani ogurzi, i papranueshëm për shumicën dërrmuese, për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament dhe qeveri me diktatin e krimit, për tu angazhuar në një proces farsë elektoral, monist, nëse nuk pranon përmes dialogut ti hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të marrë në dorë me të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, ligjin e ri, kushtetutën e re, paqësisht do të përmbysë republikën e vjetër.

Me popullin nuk mund të luhet më. Krimi dhe droga duhet dhe do të çmontohen. Ose përmes një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira ose përmes përballjes totale mes të vjetrës që do ikë dhe të resë që ka ardhur. Zgjidhjet para nesh janë të qarta. Ndaj të jemi të qartë për rrugën që na pret. Ajo që nisëm dje nuk do të ndalet.

5 komente në “Basha si “100 vjet vetmi”: Qeveri teknike”

  1. I drejti says:

    ORE PO KY QENKA KARABUSH FARE. ESHTE BERE SI LOLO DHE GAZTOR I BULEVARDIT.
    O LULUSH AKOMA NUK E KUPTON QE KOHA JOTE KA MBARUAR. HAPU RRUGE NJEREZVE ME IDE ORE IDIOT QE DO TE IKE JETA NE ÇADER.

  2. shqiptar says:

    neser te vjen “kusheriri ” i Lu,s e ta tregon ai se sa trim i çartur je ti.

  3. shqip says:

    I bej me dije ministrise se shendetsise te marre masa profilaktike per parandalimin e epidemise “QADRA”. Te semuret te çohen ne struktura te posaçme, jo te lihen rrugeve . Po pse o zot pse. Ç’te kemi bere qe na denon me te tille deficente ?

  4. vk says:

    Zakonisht te semuret psikik mbyllen ne instuticione te posacme,
    per te mos qene te rezikshem per pjesen tjeter te shoqerise.
    Ketu nder ne i lene te lire duke i perfaqesuar po nga te cmendur ose
    kryetari i te cmendureve ne republiken e re,
    dhe si cdo republike ka instuticionet e saj si
    prokurorine ,gjyqesorin ,militaret ……..etj te republikes se re te te cmendurve.
    Hajt per hajer na qofte, e ta gezojne.

  5. Marko says:

    E coni ne psikiatri mehumin se u be gazi i botes.si katandizet njeriu keshtu more amani.gjynah nga zoti se dukej goxha djale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje