Francë/ Macron bën betimin si president

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Emmanuel Macron ka bërë betimin si president, duke bërë që 39-vjeçari të bëhet presidenti më i ri në moshë i Francës.

“Francezët kanë zgjedhur më 7 maj, shpresën”, ishin fjalët e para të presidentit Francës.. Përgjegjësia që ma dhanë rfrancezët është nderë dhe jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj. Evropa dhe botës i duhet një Francë më e fortë, një Francë të lirisë dhe solidaritetit”, tha Macron.

Macron do të përballet me shumë sfida, përfshirë numrin e lartë të papunësisë, luftën kundër ekstremizmit islamikë si dhe bashkimin e shtetit thellësisht të ndarë, shkruan rel.

“Do të jetë punë e ngadalshme, e vështirë por e domosdoshme”, tha ai.

“Do të jetë punë e ngadaltë, e kërkuar por e domosdoshme,” tha ai në një fjalim, duke përcaktuar qëllimet e presidencës së tij. Para ceremonisë së betimit, Macron është takuar me paraardhësin e tij, Francois Hollande, në Pallatin Presidencial të Francës.

Macron mposhti në zgjedhje, kandidaten e ekstremit të djathë Marine Le Pen. Ai në balotazhin e 7 majit fitoi 66 për qind të votave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *