Kultura, kartëvizita më e mirë e shqiptarëve në botë, teksa politika dritëshkurtër fshihet në çadër

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vlerësuar artistët shqiptarë dhe ata kosovarë për suksesin e tyre në Bienalen e Venecias duke nënvizuar se më të mirët e Kosovës e të Shqipërisë po bëjnë atë që politika tradicionale s’e bën dot.

Sipas saj, “sot, aty ku është dritëshkurtër politika rri në çadra, fshihet pas gishtit, punon kunder progresit, madje prodhon antikulturë”.

“Jam e bindur në rolin emancipues të artit e të kulturës në shoqëri siç nuk vë në dyshim shërbimin e jashtëzakonshëm që i bën kultura vendit në forcimin e pozicionit të vet në skenën ndërkombëtare. Shqipëria dhe Kosova kartëvizitën më të mirë kanë artin dhe kulturën, kalorësit më të fortë kanë artistët, gratë e burrat e kulturës dhe lajmet më të mira i kanë prodhuar me art e kulturë”, ka nënvizuar Kombaro.

Ministrja e Kulturës në komentet e saj ka theksuar se politika në Shqipëri e në Kosovë ka shumë për të mësuar prej këtyre artistëve, madje po të jetë e mençur edhe mund të përfitojë prej tyre, po të jetë largpamëse duhet t’i mbështesë ata, po të jetë e emancipuar duhet t’u kerkojë ndjesë se u ka borxhe me dekada.

“Sot, aty ku është dritëshkurtër politika rri në çadra, fshihet pas gishtit, punon kunder progresit, madje prodhon antikulturë. Për fat të mirë Kultura ecën para dhe na jep shpresë e dritë se do ndryshoje politiken dhe do emancipoje shoqerine”, është shprehur Kumbaro.

Çmimet

#PetritHalilaj nga Kosova merr Çmimin Special në Bienalen e Venecias.
#LeonardQylafi përfaqson denjësisht Shqipërinë në pavijonin kombetar në Bienale.
Sislej Xhafa tregon dhimbjen e Kujteses me forcën e artit në Skenen ndërkombëtare me të madhe të Artit
Driant Zeneli me shokë mblodhën 250 artistë në Tiranë duke e kthyer Shqipërinë ne skenën e madhe të Mesdheu

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749431956-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749431956.jpg","attachment_id":"684921"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749437050-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749437050.jpg","attachment_id":"684922"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749410186-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/FB_IMG_1494749410186.jpg","attachment_id":"684923"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *