Kush është Hoyt Brian Yee, “buldozeri" që do negociojë krizën politike në Tiranë

14 Maj 2017, 15:16Politika TEMA

Kriza politike në Tiranë ka detyruar Departamentin Amerikan të Shtetit të dërgojë në Shqipëri ditën e hëne, Zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes krerëve politikë.

Një ekspert i çështjeve ndërkombëtare, Yee, i njohur ndryshe si “Buldozeri”, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka shërbyer në disa misione në këto vende.

Përpara marrjes së kësaj detyre Yee ka qenë zv/ambasador amerikan në Zagreb, ku ka shërbyer për tre vite, shkruan dita.

Por para kësaj detyre ai ka qenë drejtor për çështjet europiane dhe këshillin e sigurisë kombëtare amerikane nga 1999-2001 dhe më herët akoma ka spikatur në zyrat e NATO-së si Zv/Drejtor dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

Gjatë karrierës së tij Yee ka shërbyer edhe në Greqi e Mal të Zi.

Hoyt Brian Yee ka lindur në Kaliforni.

Ai ka studiuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkley dhe Universitetin Kalifornian në San Diego. Ai ka qenë lektor i kurseve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown.

1 komente në “Kush është Hoyt Brian Yee, “buldozeri” që do negociojë krizën politike në Tiranë”

  1. Vesi says:

    Ky eshte asgje para doktor -profesor Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje