Liverpool fiton ndaj West Ham dhe ruan zonën Champions

14 Maj 2017, 17:21Sport TEMA

Liverpooli e ka shkatërruar West Ham Unitedin, duke e mposhtur  me rezultatin e thelle 4-0, duke vazhduar kështu i sigurt rrugen drejt Ligës së Kampionëve.

Lufta më e madhe në javet e fundit është duke u bërë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Liverpooli, Arsenali e Manchester City janë skuadrat që po luftojnë për dy vende, pasi Chelsea e siguroi titullin kampion.

Ekipi i Jurgen Klopp eshte ne rrugen e duhur për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas fitores se sotme.

Daniel Sturridge, Philippe Coutinho qe shenoi nje dopiete si dhe Divock Origi shënuan për fitoren e Liverpoolit që pozicionohet tani në vendin e tretë me 73 pikë, një më shumë se Manchester City, por që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje