Protesta e opozitës/ Preç Zogaj replikon me Eduard Zaloshnjen: S’kanë rëndësi numrat, të shohim parimet dhe diskurin politik të Bashës

14 Maj 2017, 11:27Politika TEMA

Analisti Preç Zogaj ka replikuar me Eduard Zaloshnjën, statisticienin dhe njeriun që bën sondazhe në Shqipëri.

Duke qënë se Zaloshnja kishte bërë një përllogaritje matematike, duke thirrur në ndihmë dhe “google” që nxirrnin një pjesmarrje të opozitës në protestë diku te 25 mijë njerëzit, një fakt i tillë ka provokuar dhe Zogajn i cili ka replikuar në rrjetin social.

Analisti afër të djathtës Zogaj nuk mungon të theksojë se çështja e numrave nuk ka shumë rëndësi për një protestë, pavarësisht se ndan qëndrim të ndryshëm me Zaloshnjën.

Për të rëndësi kanë parimet që kanë të bëjnë me sjelljen e votës së lirë për të cilat ai ka luftuar që në vitin 1990. Dhe për Zogajn këto parime janë mes të tjerave Presidenti nga populli, diskutimi i kandidaturave për deputetë, votimi dhe numërimi elektronik.

Këto sipas tij janë dhe në diskurin politik të Bashës dhe prandaj e mbështet atë.

Miremengjes Eduard, mund te bejme edhe humor, nuk na kushton asgje, madje ia vlen se eshte edhe e diele sot. Une them ta leme henen ne punen e saj; ta leme edhe ” debatin” ” per pjesmarrjen ne proteste, duke qene se mua qe e pashe me syte e mi nuk me thone asgje filimet selektive apo truket me drone, ndersa ty qe ke pare keto filmime nga shtepia nuk te bindin deshmite okulare. Ok.

Une them te merremi me ate qe perben vertete nje interes te madh publik per sot dhe per neser. E kam fjalen per keto parime- premtime te levizjes opozitare: Te zgjidhim njehere e pergjithmone çeshtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme me nje kuader ligjor specifik per nje vend qe nuk arrin ti zhvilloje ato prej dy dekadash. (Ka shume menyra per ta bere kete).

Presidenti te zgjidhet nga populli, kandidatet per deputet te dalin nga nje konsultim i gjere i partive respektive me anetaret dhe simpatizantet e tyre (me primare, me votim elektronik, e tjere), asnje deputet te mos rikanddidohet apo trasferohet ne nje qark tjeter per te filluar genjeshtren nga e para, pa dhene llogari para zgjedhesve per bilancin e tij katevjeçar, deputetet te zgjidhen me sistem mazhoritar me qellim qe zgjedhesit te njohin perfaqesuesit e tyre, qytetareve tu lehtesohen ne maksimum procedurat per nisma referendare me qellim qe ata te shprehen dhe te diktojne politika e qendrime me voten e tyre.

Me fjale te tjera, vendimarrjet e medha te dalin nga zyrat e liderve autoritariste dhe kulisat e interesave klanore, siç ka ndodhur e ndodh ne Shqiperi prej me shume se dy dekadash dhe të ndahen apo ti kalojnë popullit. Ketu fillon ndryshimi i madh, nisja e re, republika e re- s’ka rendesi emri.

Une per keto parime kam luftuar qe nga viti 1991 dhe jam detyruar te perplasem me politikat autoriste te çdo krahu. Sot keto parime i ka bere pjese te vizionit dhe diskurit te tij, duke i çuar me tej, Lulzim Basha. Mund te ishte nje tjeter, nuk ka rendesi. Rendesi ka ndegjegjesimi, konceptimi dhe perpjekja per ta bere gjithe kete nje kauze politike te qytetareve. Per keto ia vlen te diskutojme. Te pershendes dhe te uroj nje te diele te mbare”, shkruan Zogaj në rrjetin social.

8 komente në “Protesta e opozitës/ Preç Zogaj replikon me Eduard Zaloshnjen: S’kanë rëndësi numrat, të shohim parimet dhe diskurin politik të Bashës”

  1. Kundraxhi says:

    Ky Preci u be si dhelpra me rrushte: erdhi e erdhi verdalle e kur nuk i arriti dot tha se nuk jane pjekur.
    Me keto qe ka thene sot ja hoqa vizen fare ketij “te pavarurit”. Deri tani duhej gjurulldia, por kur nuk e beri dot Basha atehere nuk ka rendesi kjo gjurulldi, por se cfare themi. Fakti qe njerezit nuk te erdhen nga pas o Presh, do te thote se nuk keni kauze, populli nuk sheh kauze, keshtu ju “qorrat” qe shihni kauze nuk jeni te besuar. Keshtu e sheh shumica e popullit. Prandaj shko o Prec dhe nenshtroju vullnetit te shumices. Ky eshte ligji themeltar i demokracise. Respektojeni.

  2. vaso says:

    Nuk eshte e domosdoshme pjesmarrja me numera te papare.Njerezit kane dhe pune te tjera,dhe kane e drejten edhe te rezervohen disi.Forca goditele ne demokraci eshte vota e lire e mbrojtur nga manipulimet e mundshme.Per kete duhet te punojne te gjithe te interesuarit per demokraci dhe pluralizem ne Shqiperi,ashtu dhe ambasadoret.Reforma te qendrueshme mundet vetem nje qeveri teknike me konsensus gjitheperfshires.

  3. valentina says:

    O Prec spiuni ne protesten e shkuar te 18 shkurtit qe padyshim ishte me e madhe se e 13 majit tipa bythqira si puna jote_shkullaku_bulonja_fevziu_bushati_peka_tan presidenti_rakipi_markagjoni i cat karin SHqipetareve per nje jave duke supozuar deri renien e qeverise kurse sot per ju te shkerdhyerit nuk paska rendesi numri i protestuesve.Ptuuuuuuuuuu plehra te kombit.

  4. timo says:

    O Preç, ti akoma se ke mësuar biçikletën për të ecur drejt. Nuk e zotron akoma atë. Je akoma në fazën kur ajo të zotron ty dhe të çon sa majtas dhe sa djathtas. Mësoje njëherë pastaj dil e na thuaj se si mund ti japim asaj.

  5. shkodrani says:

    Sa e cuditeshme qe PD-ne e mbrojne vetem ish spiunet e sigurimit me ne krye si gjithmone Prec Zogaj, Fahri Balliu, Frrok Cupi, dhe servila parazite si Ndricim Kulla apo Gjekmarkaj. Sigurisht qe te gjithe i njohim se cfare brumi kane dhe qe nuk kane asnje lidhje me parimet, vlerat dhe standartete e nje shteti demokratik apo virtytet minimale te qytetarise. Dhe kane te drejte, ne kohen e diktatures ishin te privilegjuar dhe te pa pertuar te ruanin privilegjet me ligesi ndaj te tjereve. Keshtu qe e kane ligesine pjesen me te rendesishme te mbijeteses si provinciale . Deri ketu eshte e logjikshme gjithcka…por urrejtja, perplasja dhe sfida qe i bejne perendimin nuk kuptohet qarte a eshte verberi e servilizem ndaj paaftesive te lidershipit te PD-se apo dicka tjeter. Kjo shpure e regjur spiunesh te sigurimit, si pararoje e gjithe prapesive , mediokritetit, manipulimit ..etj te lidershipit te Pd-se, jashte cdo llogjike e justifikimi minimal, duket sikur te kete marre porosi “politike” prej ustallareve dhe padroneve te vjeter te tyre, per ta shkaterruar PD-ne. Duhet marre ne konsiderate ky opsion. Une nuk gjej asnje arsye bindese pervec kesaj. Duket pak fikshen, por keto 26 vjet demokraci shumica e gjerave fikshen kane qene.

  6. i pa besi(Berisha vete) says:

    Vaso qenke njeri i qete e i mirkuptueshem e njerez si ti PD ka shume,por fatkeqesia juaj eshte qe udhehiqeni nga njerez diletante ,genjeshtare ,vrases e kriminele te deklaruar si Sali Berisha , pupaci i tij Lulzim Basha,nga njerez dallkauke ,hajdute e mashtrues si E. Halimi, F.Noka.
    , E.Paloka ,A Ristani A.Imami :E.Spaho, J. Topalli, M. Bregu, A.Patozi, Gj. Ruli , R. Bode G. Strazimiri,G. Pollo,F. Mima T. Shehu,e akoma disa te tjere. Tjeter eshte qe bashkerndoni veprimet politike te partise suaj me parti fantazma qe udhehiqen nga eksponente te deklasuar politikishi, si imorale politike, si Kreshnik Spahiu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Kriminelin Fatmir Medui ,si kargjozet politike , Nard Ndoka e “Kaubojsin” Eduart Ndocaj .Me vjen keq i dashur Vaso ,por ka vetem dy rruge : e para te refuzoni ketu drejtues aktuale e nepermjet autokritikes e parimeve te shendosha te shpetoni Pd ,e dyta te zhdukeni pa gjurme nga hapsira politike shqipetare.

  7. devi says:

    Po keto njerez a do te vazhdojne akoma te mashtrojne qytetaret, por sigurisht “fshati qe duket nuk do kallauz”, keshtu qe preci e te tjere prece mund te vazhdojne te llapin, por askush nuk i beson. Edhe shtypi nuk duhet ti afroje te tille spiune e mashtrues.

  8. Aida says:

    PRESH ZOGAJ , NJË KAL I NGORDHUR QË SI HYN NË PUNË ASKUJT !????????????
    S’KA FUQI AS TË HINGËLLIJË!??????
    PLEHRË E PLEHRAVE, QË E MERR ERA!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje