Seria A/ Napoli shkatërron Torinon

14 Maj 2017, 17:30Sport TEMA

Napoli i dha leksion futbolli Torinos duke e mposhtur në transfertë me rezultatin e thellë 0-5.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sarri shënoi vetëm një gol në pjesën e parë me spanjollin Callejon, ndërsa në 45 minutat e dyta, vendasit e Torinos u shthurën totalisht duke pësuar edhe 4 gola të tjerë.
Insigne, Mertens, sërish Callejon dhe në fund Zielinski vulosi rezultatin e ndeshjes.

Ndërkohë, lufta për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më interesante kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje nga fundi. Tashmë Pescara dhe Palermo janë zyrtarisht në Serie B, por të mësuar ekipin e fundit që do t’i shoqërojë këto dy ekipe duket se duhet të presim javën e fundit.

Crotone vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur këtë të diel Udinesen 1-0, ndërsa Empoli u mposht 3-2 nga Cagliari.

Me këtë fitore, Crotone është tashmë vetëm një pikë larg Empolit dhe dy nga Genoa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje