Shqiptarët ia thyen hundën Berishës, njësoj si në ’97-n

Nga Spartak Ngjela

Dje ranë në mërzitje depresive të gjithë antiamerikanët orientalë në Tiranë.

Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe – ata panë me sytë e tyre braktisjen e shqiptarëve.

l.

Berisha që donte t’i tregonte zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit  amerikan Hoyt Brian Yee  nesër në Tiranë “forcën e tij popullore dhe destabilizuese”, i tregoi atij realisht dobësinë e vet, që amerikanët e dinin dhe e prisnin ta shihnin.

Në fakt Berisha  i luajti të gjitha gurët: me paturpësinë e politikës serbo-greke, ai luajti edhe ndezjen e konfliktit Veri-Jug në Shqipëri.

Por shqiptarët e kuptuan dhe prandaj  ia thyen hundët njëlloj si në vitin 1997.

Po tani?

ll.

Donald Trump po e shkatërron përfundimisht antiamerikanizmin sllav në Ballkanin Perëndimor .

Të lidhurit me ta do të falimentojnë shpejt edhe në Tiranë.

Shkupi po hesht, që nga vizita e Hoyt Yee, atje gjithçka po ecën në favor të të drejtave të shqiptarëve.

Nesër e kemi zotin Yee në Tiranë, dhe duket se ka shumë gjëra për t’i thënë Sali Berishës.

Nuk mund të lejohet dhe të tolerohet më destabilizimi i Shqipërisë, në një kohë kur politika amerikane e ka përparësi të veprimit të saj aktual botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu edhe shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsion i pështirë shtetror që po iu merr frymën prej 20 vjetësh.

IIl.

Ishin dy pengesa antiamerikane në Ballkanin Perëndimor: Berisha dhe Gruevski.

Që të dy kanë qenë toleruar nga politika amerikane. Tani ndryshoi gjithçka

Dhe në fakt kjo pritej, sepse Rusia  donte ta godiste politikën amerikane në Tiranë dhe në Shkup. Kurse sot i ka humbur të dy: edhe Berishën, edhe Gruevskin.

Berisha mendoi se mund të tallavitej e të fshehej politikisht nga syri amerikan, ngaqë kujtoi  se kishte të bënte me kalamaj.  Jo po droga, jo po votimi dhe numurimi elektronik; jo po qeveria teknike: pse, ky gënjeshtar budalla, politikën amerikane e di si naivitetin e politikave periferike afrikane?

Të gjitha aktet që ka ndërmarrë Berisha këto kohë, kanë qenë  për të bllokuar Reformën  në Drejtësi, kur kjo në fakt është sot substanca e aleancës shqiptaro- amerikane.

Është forcë politika kur është  interes, Sali, çdo bësh nesër, me arsyen infantile Basha do të paraqitesh në takim?

Shko me kokëulje të votosh vetingun, që ta kesh më të lehtë barrën që të vjen.

Politika e lartë perëndimore e lidh sot Çadrën e Tiranës me ngjarjet e Shkupit dhe me intensitetin e lartë të politikës së fshehtë ruse në Shqipëri. Është një gjë shumë e rëndë për mbushësit politikë të Çadrës, tek e cila për tre muaj dominoi fryma kundër reformës shqiptare dhe aleancës shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.

lV.

Tani, edhe pse me zvarritje, çdo pengesë antireformë nesër përfundon e shkatërruar në Tiranë.

Po a do të shkojë PD  në zgjedhje? Kjo pak rëndësi ka, por shenjat janë që në Parlament do të shkojë për të votuar vetingun.

Por, a ka mundësi juridike që Parlamenti të mblidhet sërish pasi ka ndërprerë punimet për zgjedhjet? Sigurisht që po: në bazë të kushtetutës aktuale ky parlament nxjerr ligje deri 60 ditë para mbarimit të mandatit; kurse mandatin e ka filluar në muajin shtator të vitit 2013.

Dështimi i pritshëm dje i “forcës imagjinare Berisha”, i ka bërë më të lehta gjërat në lidhje me Reformën në Drejtësi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...