Shqiptarët ia thyen hundën Berishës, njësoj si në '97-n

14 Maj 2017, 18:10Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Dje ranë në mërzitje depresive të gjithë antiamerikanët orientalë në Tiranë.

Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe – ata panë me sytë e tyre braktisjen e shqiptarëve.

Berisha që donte t’i tregonte zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit  amerikan Hoyt Brian Yee  nesër në Tiranë “forcën e tij popullore dhe destabilizuese”, i tregoi atij realisht dobësinë e vet, që amerikanët e dinin dhe e prisnin ta shihnin.

Në fakt Berisha  i luajti të gjitha gurët: me paturpësinë e politikës serbo-greke, ai luajti edhe ndezjen e konfliktit Veri-Jug në Shqipëri.

Por shqiptarët e kuptuan dhe prandaj  ia thyen hundët njëlloj si në vitin 1997.

Po tani?

Donald Trump po e shkatërron përfundimisht antiamerikanizmin sllav në Ballkanin Perëndimor .

Të lidhurit me ta do të falimentojnë shpejt edhe në Tiranë.

Shkupi po hesht, që nga vizita e Hoyt Yee, atje gjithçka po ecën në favor të të drejtave të shqiptarëve.

Nesër e kemi zotin Yee në Tiranë, dhe duket se ka shumë gjëra për t’i thënë Sali Berishës.

Nuk mund të lejohet dhe të tolerohet më destabilizimi i Shqipërisë, në një kohë kur politika amerikane e ka përparësi të veprimit të saj aktual botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu edhe shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsion i pështirë shtetror që po iu merr frymën prej 20 vjetësh.

Ishin dy pengesa antiamerikane në Ballkanin Perëndimor: Berisha dhe Gruevski.

Që të dy kanë qenë toleruar nga politika amerikane. Tani ndryshoi gjithçka

Dhe në fakt kjo pritej, sepse Rusia  donte ta godiste politikën amerikane në Tiranë dhe në Shkup. Kurse sot i ka humbur të dy: edhe Berishën, edhe Gruevskin.

Berisha mendoi se mund të tallavitej e të fshehej politikisht nga syri amerikan, ngaqë kujtoi  se kishte të bënte me kalamaj.  Jo po droga, jo po votimi dhe numurimi elektronik; jo po qeveria teknike: pse, ky gënjeshtar budalla, politikën amerikane e di si naivitetin e politikave periferike afrikane?

Të gjitha aktet që ka ndërmarrë Berisha këto kohë, kanë qenë  për të bllokuar Reformën  në Drejtësi, kur kjo në fakt është sot substanca e aleancës shqiptaro- amerikane.

Është forcë politika kur është  interes, Sali, çdo bësh nesër, me arsyen infantile Basha do të paraqitesh në takim?

Shko me kokëulje të votosh vetingun, që ta kesh më të lehtë barrën që të vjen.

Politika e lartë perëndimore e lidh sot Çadrën e Tiranës me ngjarjet e Shkupit dhe me intensitetin e lartë të politikës së fshehtë ruse në Shqipëri. Është një gjë shumë e rëndë për mbushësit politikë të Çadrës, tek e cila për tre muaj dominoi fryma kundër reformës shqiptare dhe aleancës shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Tani, edhe pse me zvarritje, çdo pengesë antireformë nesër përfundon e shkatërruar në Tiranë.

Po a do të shkojë PD  në zgjedhje? Kjo pak rëndësi ka, por shenjat janë që në Parlament do të shkojë për të votuar vetingun.

Por, a ka mundësi juridike që Parlamenti të mblidhet sërish pasi ka ndërprerë punimet për zgjedhjet? Sigurisht që po: në bazë të kushtetutës aktuale ky parlament nxjerr ligje deri 60 ditë para mbarimit të mandatit; kurse mandatin e ka filluar në muajin shtator të vitit 2013.

Dështimi i pritshëm dje i “forcës imagjinare Berisha”, i ka bërë më të lehta gjërat në lidhje me Reformën në Drejtësi.

20 komente në “Shqiptarët ia thyen hundën Berishës, njësoj si në ’97-n”

  1. vaso says:

    Me sa di une ne 97 shqiptaret hengren njeri-tjetrin.Dhe vazhdojm……………..

    1. Timi says:

      Ruso-serbo-greket u perpoqen tu vijne ne ndihme esadistave te tyre ne Cader permes nje artikulli ne Financial Times shkruar nga agjenti i tyre David Clark. David Clark qe shkroj artikullin ne Financial Times eshte Kryetari i Fondacionit Rusia dhe shkroj nje artikull ku perseriste te gjitha akuzat e esadisteve te Tiranes kunder Rames. Shtypi berisho-bashian menjehere shpejtoj te botonte kete artikull por la jashte qe personi qe e shkruajti eshte kryetar i Fondacionit Rusia. Pra, del qarte lidhja esadisto-ruso-sllavo-grekerqire. Me kot e kane, Amerika i ka te gjitha informacionet. Te gjitha perpjekjet e Cadres dhe miqve sllavo-geke jane qe te shkaterrojne qeverine Rama e cila u eshte kundervene fuqishem lobeve ruso-greko-serbe, qe kane si qellim te shkaterrojne Shqiperine dhe Kosoven ne favor te Serbise dhe Greqise.

    1. Lugati says:

      i jep drejte edhe ky…o taku ku ishe ti mer tak/97..tashi u kujtove ti…ti qe e di shume mire qe sala me shoket tuj spiuna te monizmit i zhduket komplet dosjet e sigurimit shtetit..ti i pari..ene hik se na nxive jeten per dite mgazete..spiun birucash

      1. kuc he dreq says:

        Po ty mre Lugat,a t’paska shpetu suma a si!?

  2. malokeria = qeneria says:

    Ja edhe 2 faqet e Rilindjes Demokratike
    origjinali: http://www.rd.al/2017/05/faqja-e-pare-378/
    i modifikuari: http://www.rd.al/2017/05/faqja-e-pare-380/

    Kaq shpellare jane sa nuk dine as te perdorin PC. Idiote

  3. Redi says:

    Buke e domate e Spartak Ngjela kemi cdo dite.
    o idiot,
    Vetem ne ate vend cudirash sic eshte vendi im nje gazete do te guxonte te botont e nje buffon qe sheh endra naten dhe i hedh ne letter diten.
    Edhe Kisingeri do ishte bere bajat duke shkruar cdo dite ,365/365 per te njejtin njeri-Saliun.
    Por nje peeudo i ditur si ty duhet te ndihet me fat qe jeton ne nje vend ku mund te shkruash e thuash budAllalleqe pa hesap, nje vend ku kreun e shtetit e quajne :Skenderbe.
    ylli kish te drejte:Kolonelit nuk i shkruan njeri…

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berishes I duket cadra si raketat balistike te Kores se Veriut !
    Populli e mundi ne menyre paqesore,e hodhi ne koshin e plehrave strategjine e perplasjes Veri-Jug,duke I treguar se ai eshte ZOT I ketij vendi !

  5. Shpiragu says:

    Bemat e Berishovicit keto 25-vjet, ndaj Shqiperise dhe shqipetareve, jane te pa imagjinueshme , ”.. ..an infinite human stubiditi…”!
    Pra , DHENTE ZOTI u ardhet fundi! Ka per te kaluar te pakte dhe nje shekull qe ,me ndihmen e P E R N D I M O R E V E te merren vesh te gjitha.
    E verteta vonon por nuk harron!

  6. atdhetari says:

    Cdo gje eshte shkruar skate nga z.Ngjela. Hajdutet duhet te ndeshkohen. Nuk ka derman ai vend po nuk u krye reforma ne drejtesi. Ne se dikush mendon ndryshe atehere eshte ne tufen e hajduteve pra ka ngjyer doren. Nuk ekziston asnje lloj justifikimi. Ata pak njerez te ndershem qe jane le te rinivojne gjithcka per Republiken e Re. Kam 26 vjet qe nuk marr dot shtepine me 8 dhoma te sekuestruar nga regjimi komunist dhe ndyresirat e Republikes se Re I dhimbset populiit. Edhe Zeni me surrat femre apo Gita me fytyre burri per popullin mendojne. Pasurite qe I trashegojne nga Sheqerja po I harxhojne per te miren e popullit As Gjermani apo Italiani gjate luftes nuk me kane demtuar materialisht me shume se keta derra.

  7. saja says:

    Bravo zoti Ngjela, te gjitha fjalet e tua po dalin

  8. z. shurman says:

    Respekte zoti Ngjela.
    Tregoi vendin maskarenjeve.
    Mos e ler pa monitorim cakallin Berisha dhe kelyshet e tij, as edhe nje minute.
    Ndryshe ata perfitojne nga qetesia dhe kafshojne pabesisht ku mundin.

  9. Beni USA says:

    Ky Ngjela eshte nje Veteran Ylberiste e 100% Socialiste-pjelle e ishBLLOKUT te PPSH,Lapanjoz pa shtyll kurizore

    1. Xen deledashi says:

      Pse Sala mos është nga të persekutuarit ?
      Ik o tope kruaj ndonjë kusi

  10. Piskuriqi says:

    97 Ngjela ishte më Saliun apo harroj Sa kohe do vazhdoj kjo vemje të lëshoj diarre nëpër shtypin bajat shqiptar dhe të shtoj toxin në mendjet e çoroditura të shqiptarëve që akoma se kanë kuptu qe ky sharlatan eshte nje plehre reaksionare e gatuar në laboratorët e burgjeve mesjetare

  11. nje shkodran says:

    deri dje me te ke ken o shkerdhat, neser ke me fol per ramen i m..t jeni tane mjere populli i shkrete.

  12. astrit says:

    O Spartak!, shume gjera i ke te sakta e shume gjera i ke gjepura, por ne teresi ke nje difekt, qe seshte per fajin tend, vazhdon te mendosh e te gjykosh, sikur je perseri ne burg! Dil nga burgu psikologjik! Smund ti gjykosh shqiptaret e 2017 me kohen e burgut te Enver Hoxhes!

  13. hazerxhevap says:

    Avokat, nje video per ty nga presidenti.

    https://www.youtube.com/watch?v=uaieHsP1SiI

  14. loni says:

    Shyqyr qe kemi pak Spartak Ngjela perdite ,rrofsh Spartak Ngjela !

  15. T.T says:

    My president MR Trump,i ke bolet e medha,doktor bytha mendoje se do i dilte kundra kur Edi Rama foli para se te zgjidhej president, por my president MR Trump, ashte dhe do jet mik per popullin shqiptar perfshi dhe kryeministerin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje