VIDEO/ Rama publikon pamjet: Ja sa pak njerëz ishin dje në protestë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij në faceook nga protesta e djeshme e opozitës.

Rama shkruan në facecook se këtë video po e hedh pas një debati që pati me disa ndjekës të tij se foton që ai hodhi dje gjatë protestës së opozitës ishte bërë para se ajo të fillonte.

Në foto shikohej që kishte pak njerëz.

Dhe për të bindur ndjekësit e tij në rrjet se dje tek portesta e opozitës kishte pak persona ai ka publikuar një video duke i bashkëngjitur dhe foton që publikoi dje.

Postimi i plotë i Ramës në FB

Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes “me te madhe ne histori”, meqe me akuzuan madje per trukim te fotos😀, po edhe meqe une s’jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto😊

Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara😂

Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak😂

Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t’u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni “luften” me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪 #Pune👍 #Mireqenie😊

Publié par Edi Rama sur dimanche 14 mai 2017

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Capture-4-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Capture-4.png","attachment_id":"684773"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/RAMA-33-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/RAMA-33.png","attachment_id":"684772"}]

4 komente në “VIDEO/ Rama publikon pamjet: Ja sa pak njerëz ishin dje në protestë”

  1. Titi says:

    O me se le nom! U bone mo keq se Shaban Qosja! Ne nji vrim i bi fyllit.

  2. ATDHEU says:

    Z. KM, mos u merni me llafe. Shikoni ti fusni kriminelet e ketij vendi me burg. Kete pret populli nga ju.

    1. albaniafirst says:

      ATDHEU-ke plotesisht te drejte, por sapo Rama ti fuse kriminelet e cadres ne burg nga dera kryesore, gjykatat e Saliut do i nxjerrin nga dera e pasme. Po nuk u be vetingu qe Rama kerkon me ngulm, nuk ka per te patur drejtesi ne vendin tone.

  3. kombi says:

    Te detyruar erdhen fshataret,per pica dhe sufllaqe, pooor qendruan larg Udheheqsit te REPUBLIKES SE RE .
    Eshte nderi me i madh qe i behet Shqiperise, largimi i kesaj opozite bashke me aleatet e saj.
    MBAS SHUME FORTUNASH, QE KA KALUAR KY VEND, KY POPULL, VJEN DHE DITA E MBARESISE,QE SHQIPERIA TE FITOJE QETESINE E HUMBUR PREJ SHUME VITESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *