2 vjet burg për shtetasin italian, falsifikoi dokumentat për të fituar një tender në Tiranë

Shtetasin italian Antonio Abruzzio është  shpallur  fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Tiranës.

Ai është administrator i firmës “Ecologica”.
Ky subjekt nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kishte hyrë në procedurat e tenderimit për të fituar të drejtën e pastrimit të pjesës lindore të Tiranës.

Por komisioni i veirifikimit konstatoi se firma në fjalë, nëpërmjet administratorit Abruzzio kishte paraqitur të gjithë dokumentacionin e falsifikuar sa i takon mjeteve dhe makinerive të pastrimit.

Ministria e Financave konfrimoi gjatë gjykimit se mjetet nuk kishin kolaudim dhe kishin të dhëna të tjera fiziko-teknike krahasuar me ato që ishin paraqitur në dokumentacion.

Mësohet se me të njëjtat dokumenete, Abruzzio ka tentuar të marrë edhe pastrimin e qytetit të Kavajës. Pas vendimit, shtetasi italian pritet të shpallet person në këkrim, pasi gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *