Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Si funksionon organizata e Gylen në Shqipëri. Do i spastrojmë të gjithë

15 Maj 2017, 10:26Sociale TEMA

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, duke theksuar se organizata terroriste FETO është eksperte në komplot, mashtrim, shfrytëzimin e mirëbesimit dhe fshehjen e qëllimit, tha se “Ne jemi në ndjekje të këtyre qelizave me zakone të këqija. Do të jemi në ndjekje deri në pastrimin e anëtarit të fundit të FETO-s nga Shqipëria.”

Bayraktar, në një deklaratë për Anadolu Agency(AA), ka theksuar se FETO që nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik vitin e kaluar po ndiqet nga afër edhe në Shqipëri, ku ekzistojnë lidhje me rrënjë historike dhe miqësie të Turqisë.

Pasi ka bërë të ditur se kanë vënë re se nëpërmjet shtypit shqiptar i cili ushqehet kryesisht nga media Perëndimore pas tentativës për grusht shteti nuk ka patur një obligim për informimin e publikut për situatën e vërtetë, në mënyrë të paanshme dhe objektive, Bayraktar është shprehur se “Nga njëra anë kemi vëzhguar dhe konstatuar se FETO e cila ka shtrirjet e saj në këtë vend ka kryer punime dizinformuese për përzierjen e mendjeve në Shqipëri.”

Duke theksuar se shtypi është fryrë nga militantët e FETO-s në vend me shprehje si “grushti i shtetit në të vërtetë ka qenë një lojë, është kryer me vetëdije” apo” ngjarje të trilluara”, ambasadori Bayraktar, tha se “Pas tentativës për grusht shteti edhe ne kemi zgjedhur rrugën të informojmë me maturi për publikun e Shqipërisë. Kryesisht në një proces disa mujor për informimin e publikut nëpërmjet intervistave në kanalet televizive, shkrimeve dhe artikujve nëpër gazeta kemi shpjeguar plotësisht ngjarjet e ndodhura natën e 15 korrikut në vendin tonë dhe gjithashtu se çfarë është dhe se si punon FETO.”

“Shqipëria në Ballkan ndodhet në krye të vendeve ku janë më të organizuar”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Shqipëria ndodhet në krye të vendeve të Ballkanit ku FETO është më e organizuar Bayraktar, është shprehur më tej:

“Nga kjo pikëpamje ne vazhdimisht theksojmë se zgjatimet e organizatës e cila në Turqi ka shkaktuar një tentativë për grusht shteti, ka masakruar 249 njerëz dhe ka plagosur mijëra të tjerë përbëjnë drejtpërdrejt një kërcënim për këtë vend dhe ajo nuk duhet të tolerohet kurrë. Në njërën anë informojmë opinion publik dhe në anën tjetër vazhdojmë bisedimet tona në nivelin më të lartë me të gjitha autoritetet. Duke u takuar me presidentin e Shqipërisë, kryeministrin, zv.kryeministrin, dhe me të gjithë ministrat, si ai i drejtësisë dhe arsimit, kemi shpjeguar ato që kemi përjetuar dhe fytyrën e vërtetë të FETO-s. Iu kemi përcjellë të gjitha informacionet të gjithë emrave të rëndësishëm të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit dhe iu kemi theksuar se pritshmëritë tona janë pastrimi i zgjatimeve të FETO-s, që përbën një kërcënim të hapur për vendin tonë. Nëse në vendin tonë do të kishte ndonjë strukturë terroriste që të përbënte kërcënim për Shqipërinë ne nuk do të hezitonim as edhe një minutë përballë kësaj.”

“Shkollat”, shtylla kurrizore

Duke nënvizuar se shtylla kurrizore e FETO-s në Shqipëri janë shkollat Hidayet Bayraktar tha se “Menjëherë pasi Shqipëria shpëtoi nga kthetrat e komunizmit në vitin 1992 anëtarët e FETO-s mësynë drejt Shqipërisë dhe pikësëpari nisën aktivitetet e hapjes së shkollave. Duke përfituar nga rasti se në vend kishte një boshllëk në fushën e arsimit ata arritën të vendosen shpejt. Në periudhën e mëpasshme hapën shkollën e dytë, të tretë dhe numri i tyre ka arritur në 12. Nga shkollat, 5 prej tyre janë medrese, 2 universitete dhe pjesa tjetër janë shkolla të mesme dhe fillore.”

Bayraktar ka tërhequr vëmendjen se shkollat në fjalë janë të ndërthurura me FETO-n dhe ka shtuar më tej se “Kontrolli dhe ndjekja e 5 shkollave medrese është kryer nga personi ‘përgjegjësi i FETO-s për Ballkanin dhe Turqinë’. Gjithashtu ky person që është nipi i kreut të terroristit ka patur rol edhe në drejtimin e shkollave të tjera të FETO-s të cilat quhen ‘kolegje’, ku për këtë mund të themi se Ballkani dhe Shqipëria janë bërë një pozitë gjeografike ku FETO ka treguar kujdes dhe ka vepruar lirish.”

“Mbajnë marrëdhëniet të mira me personat me reputacion në vend”

Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se fëmijët e shumë politikanëve shqiptarë, zyrtarë shtetërorë dhe njerëz me pozitë kanë studiuar dhe disa prej tyre i kanë ende fëmijët në këto shkolla, ambasadori i Turqisë në Tiranë është shprehur:

“Në saje të kësaj duke mbajtur marrëdhëniet të mira me personat me reputacion në vend, duke fshehur fytyrat e vërteta ata vazhdojnë të rrënjosen në Shqipëri. Teksa në pamjen e parë ata duke të tillë, prapa, në sfond kryesisht në pjesën e konvikteve ata vazhdojnë aktivitetin e shpëlarjes së trurit të nxënësve që binden, të suksesshëm dhe të varfër-me bursë. Ata duke iu qëndruar të ngjitur si morr mbajnë nën ndjekje dhe kontroll vazhdimisht këto nxënës dhe i rekrutojnë pasi i vendosin nën situatën e të qenit borxhlinj shpirtëror. Shkurtimisht mund të themi se në Shqipëri zbatojnë të njëjtën mënyrë që ndjekin edhe në Turqi.”

Më tej ai ka theksuar se organizata terroriste duke u fshehur nën petkun e arsimit me një dyfytyrësi vazhdon aktivitetet, përndjek njerëzit dhe “përgatit komplote për njerëzit që nuk i pëlqejnë.”

“Përbëjnë rrezik për familjet shqiptare”

“Organizata ka dy shtëpi botuese që përkthen në shqip librat e kreut të organizatës, ka dhoma të tregtisë, struktura të tregtarëve, faqe interneti të lajmeve, llogari të medias sociale që lartësojnë kreun tradhtarë dhe kryejnë propagandë, kanë institucione të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe institucione fetare. Kjo organizatë është eksperte në komplot, mashtrim, shfrytëzimin e mirëbesimit dhe fshehjen e qëllimit. Edhe në Shqipëri e përdorin metodën ku ata janë ekspertë. Po ti pyesësh shprehen se asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me FETO-n, janë plotësisht të pafajshëm dhe nuk dinë asnjë gjë tjetër përveç se arsimit. Ne jemi në ndjekje të këtyre qelizave me zakone të këqija. Do të jemi në ndjekje deri në pastrimin e anëtarit të fundit të FETO-s nga Shqipëria. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë pastrimin e këtyre elementëve në territoret shqiptare që kërcënojnë vendin tonë, dhe gjithashtu do të vazhdojmë të shprehemi se këto për Shqipërinë, për familjet shqiptare përbëjnë një kërcënim.”

“Kjo organizatë terroriste vazhdonte të përdorte paturpësisht simbolet, flamurin e vendit tonë të cilin e ka tradhtuar dhe është përpjekur ta eliminojë. Fillimisht ne i thamë ‘ndal’ kësaj, ku dhe me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë u ndalua përdorimi i flamurit dhe simboleve tona”, është shprehur Bayraktar, duke bërë të ditur se heqja e flamurit turk nga shkollat e FETO-s ka qenë një prej punëve të rëndësishme që kanë kryer pas 15 korrikut.

“Shqipëria, nuk do të jetë një vend ku të mbahen tradhtarët”

Pasi ka theksuar se objektivi më i rëndësishëm që kanë do të jetë mbyllja e shkollave, burimeve financiare dhe njerëzore të organizatës si dhe dorëzimin e tyre tek Fondacioni Maarif i Turqisë, Bayraktar tha se “Teksa në njërën anë vazhdon kërkesa jonë për dorëzimin e shkollave, edhe në anën tjetër Fondacioni Maarif në Shqipëri ka nisur punimet për hapjen e shkollave të vërteta turke. Me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë kanë hyrë në një bashkëpunimin pozitiv. Urojmë që Fondacioni ynë Maarif të hapë në kohën më të afërt shkollat e vërteta turke jo fitimprurëse duke kryesuar me cilësinë dhe sigurinë në arsim. Parimi ynë në arsim do të jetë cilësia, ne do të mobilizojmë të gjitha mundësitë e vendit tonë.”

Ndërsa në lidhje me objektivat që dëshirojnë të realizojnë në të ardhshmen ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka theksuar: “Objektivi ynë parësor për periudhën në vijim është që Fondacioni Maarif të fillojë sa më parë aktivitetet e tij në Shqipëri dhe thyerjen e shkollave të FETO-s, që janë shtylla kurrizore e saj në vend. Krahas kësaj do të vazhdojmë të jemi në ndjekje të personave dhe institucioneve që bashkëpunojnë dhe janë të lidhur me FETO-n. Ky veprim i ndjekjes dhe pastrimit mund të kërkojë ndryshime sipas çështjes për mënyrat dhe aplikimet e autoriteteve. Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mundësi. Nuk duhet të harrohet se Shqipëria nuk do të jetë një vend ku të strehohen tradhtarët që sfidojnë praninë e vendit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.”

6 komente në “Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Si funksionon organizata e Gylen në Shqipëri. Do i spastrojmë të gjithë”

  1. Ermir says:

    Po mire more Z.ambasador ket shkolla nuk u hapen me mbeshtetjen e plote te shtetit turk “.
    Shkolla e pare,Mehmet Akif a u hap me pjesmarrjen dhe prerjen e shiritit nga ish presidenti Turgut Ozal ne vitin 1993 ?.
    Kur vinte vizita zyrtare Erdogani si kryeminister, a shkonte dhe vizitone mebuje kompleksin arsimor Turgut Ozal ne Tirane,ku fotografite e tije ishin nefaqet e murit ?
    Po hapjen e punimeve te kompleksit universitar Epoka ne Tirane a u bene nga ish presidenti Gyl, bashke ideator me Erdoganin ?
    Kur u bene keto institicione zgjatime te organizates terroriste, kur ushqheqesi shpirteror Gulen kritikoi kapjen e djalit te Erdoganit ne me grupin e Zarrabit ne pastrimin e 1 miliarde dollareve ne banken shtetrore ne Ankara ?. Zarrabi sot eshte i arrestuar ne Amerike dhe atje eshte arrestuar edhe zvendes dreejtori i kesaj banke,ku lakohet emri Erdoganit dhe te birit te tij .
    Po te sihte organizate terroriste perse nuk i mbylle keto shkolla Amerika,Gjermania,Belgjika,Hollanda e , ne 140vende te botes ?.
    Shqiperia eshte shtet sovran. Jemi miq por brenda standarteve dhe ligjeve nderkombetare.

    Ermiri

  2. WEB1 says:

    Epo kjo është e papare dhe e pa dëgjuar,,,shane muti ,mutin.Të akuzosh FETON për terrorizem kur kryetari jot i shtetit ishte një nga furnizuesit e ISIS ,është një lloj bumerangu i peshtire. Shko mor mongol dhe zgjidhini konfliktet e juaja në shtëpinë tuaj dhe mos na hapni barkun me fjalën demokraci

  3. Gylenisti says:

    Ik kris by***n ne diktaturen tende ne Turqi e mos na bej indoktrinime ideologjike ketej.
    Do mesojme e do ndjekim ca te duam, per sa kohe nuk eshte e jashtligjshme, dhe per inat te atij diktatorit teneqexhi tuaj.

  4. Ledio says:

    Perse nuk ikni te gjithe sic jeni me Gjylena, Turguta apo Erdokara..? Do shoetojme njehere e mire nga ju kolera .

  5. Landi says:

    Sic flet ky nenkupton Se shqipria eshte pjese r turqise. Pismilet

  6. kodrasadikitk says:

    Se pari ju pergezoj per punen e per suksesin e arritur ne diplomaci shoku Hidajet Bajraktari ! Ne deshirome qe marrdhenjet tona te jene shum -shum te mira dhe te avancojne dita -dites ne qdo lami te jetes edhe ate qe interesat kombetare te jen reciproke per te dyja vendet ,Sido qe te jete ju qenkeni nji shqiptare qe e keni ruajtur gjenezezn e tuaj te famshme .Besoj e shpresoj qe te jeni te kujdeseshem dhe te kontriboni ne avancimin e lirive e te drejtave te shqiptareve atje edhe ate qe shqiptaret te kene te drejten e shkollimit ne gjuhen amtare ,ta gezojne e ta perdorin flamurin kombetare shqiptare per festat e gezimet e njashtu per festat kombetare e fetare ,Te kene partite politike ose partine e vete politike dhe se paku nji institut per studime albanologjike qe ka ne shum vende te botes.Keto liri e te drejta i gezon pakica turke qe jeton ne shtetin tone te ri te Kosoves e kuptohet dhe shpresojme qe ti gezojne edhe ne shtetin e madhe dhe me tradite te gjate te Turqise.Kjo sipas mendimit tim eshte agjenda jone me interesa reciproke e qe besoj te behet realitet edhe me iniciativat tuaja z,Ambasador…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje