Marco Verratti është duke u vërshuar nga ofertat, i cili mund të largohet gjatë verës nga PSG-ja.
Për mesfushorin e kombëtares italiane ineteresohen, Bayern Munich, Inter, Juventus, Barcelona e shumë klube tjera evropiane.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, tashmë Bayern Munichu ka bërë gati ofertën për 24 vjeçarin.
Kampionët e gjermanisë kanë gati 60 milionë euro për lojtarin e PSG-së, ku do ti ofrohet gjithashtu dhe një kontratë 4-vjeçare.
Ky është sezoni i pestë i Verrattit tek skuadra e PSG, ku ka bërë 198 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar edhe gjashtë gola.