Çfarë do ndodhë pas Yee/ Nano: Qesharake po të hyjë opozita tani në zgjedhje. Nazarko: PD vjen rrotull kot, s’merr gjë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ajo që duhet të ishte pjesë e një turi falenderimesh, përfundoi në një seri takimesh të rëndësishme për fatin e krizës politike dhe zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në takimin me aktorët kryesorë të politikës shqiptare, zv/sekretari i Shtetit, Hoyt Yee nuk paraqiti asnjë paketë amerikane për zgjidhjen e krizës, për rivlerësoi edhe njëherë paketën “McAllister”.

Por çfarë pritet të ndodhë deri nesër dhe cilat nga palët është tërhequr, apo do të bëjë tërheqjen në orët në vazhdim?

Për këtë u diskutua në Top Story këtë të hënë në një panel analistësh me Eduard Zaloshnjën, Mustafa Nanon, Shpëtim Nazarkon, Agron Gjekmarkajn, Fahri Balliun dhe Alfred Lelën.

Mustafa Nano u tregua i kujdesshëm për rezultatin e “ndërmjetësimit” të zyrtarit të lartë të diplomacisë amerikane.

“Unë nuk shoh shpresë, sepse për mua Partia Demokratike nuk duhet ta niste këtë gjë, por tani e ka sjellë deri në këtë pikë saqë unë shoh si zgjidhje ta çojë deri në fund dhe do të hyjë në histori për këtë. Nga pikëpamja elektorale, do të ishte qesharake nëse do të hynte në zgjedhje. Unë dua që të hyjë, por do të ishte qesharake”, thotë ai.

Agron Gjekmarkaj ndan tjetër mendim. Ai e quan të suksesshme protestën e opozitës.

“Opozita ka bërë shumë mirë që e nisi këtë protestë dhe është një nga protestat më të dobishme, sepse ja ka dalë të sensibilizojë opinionin shqiptar për manipulimin e zgjedhjeve, të sensibilizojë gjithë kancelaritë për krimin dhe drogën dhe në këtë pikëpamje është e suksesshme”, deklaroi Gjekmarkaj.

Shpëtim Nazarko nisi analizën e tij me protestën e së shtunës. Ai e quajti këtë protestë që një lëvizje taktike të Partisë Demokratike në prag të ardhjes së Hoyt Yee.

“Opozita e kishte protestën lëvizjen e fundit, do të bënte një protestë paqësore me sa më shumë njerëz si një mesazh për politikanin e SHBA. Kjo ishte një lëvizje taktike shumë e mirë dhe brenda kësaj loje ka luajtur mirë opozita, edhe kur ka kërkuar qeverinë teknike. Konkretisht mendoj se nuk ka marrë asgjë më shumë nga ato që propozoi McAllister. Palët do të vërtiten rrotull për të fituar kohë. PD ka qenë në rënie dhe lëvizja që ka bërë para 3 muajsh ka qenë e detyruar për të tërhequr vëmendjen”, tha ai.

Alfred Lela foli se përse nuk ka ende një marrëveshje dhe përse u zvarritën gjërat deri në këtë pikë. Fajtori për këtë është një, sipas tij.

“Marrëveshjen e ka ndaluar Kryeministri ndaj çdo kritike dhe revolte ka patur talljen dhe përqeshjen si fillim. Kryeministri e ka zgjatur lëngatën e kësaj krize. Zv.kryeministri në më të paktën e vet e bën një plus. Qeveria aktuale i ka ngjyrimet e qeverisë teknike, çadra e detyroi largimin e katër ministrave dhe shto edhe katër zv.ministra për opozitën”, u shpreh ai.

Eduard Zaloshnja foli për rolin e LSI-së në këtë krizë.

“Meta ka qenë sponsori i paketës McAllister që ofroi dorëheqjen e tij dhe të deputetëve. Fakti është që LSI ka qenë partia që ka përcaktuar kush bëhet Kryeministër dhe kryebashkiak i Tiranës dhe nëse PD nuk futet në zgjedhje, LSI nuk e bën dot më këtë rol”, deklaroi ai.

Fahri Balliu e interpretoi vizitën e Hoyt Yee si njohje e shqetësimeve të ngritura nga Partia Demokratike dhe protesta e saj.

“Zotëria që ka ardhur nga supërfuqia e botës ka ardhur se gjendja është e rëndë, që droga është e rëndë, që është situatë e rëndë krimi dhe që të gjithë këta persona janë pas kutive të votimit”, tha ai.

Në fund, të ftuarit e Sokol Ballës në panel u ndanë në lidhje me parashikimet nëse do të ketë një marrëveshje. Mustafa Nano dhe Fahri Balliu u shprehën kundër, ndërsa Eduad Zaloshnja, Alfred Lela, Shpëtim Nazarko dhe Agron Gjekmarkaj ishin më optimistë dhe thanë se do të ketë një të tillë në orët në vijim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Çfarë do ndodhë pas Yee/ Nano: Qesharake po të hyjë opozita tani në zgjedhje. Nazarko: PD vjen rrotull kot, s’merr gjë…!”

  1. Voica says:

    Po akoma ne farhi balliun?!
    Jo shqiptar, po dhe nga burkina faso te isha do villja nga neveria.

  2. Nik says:

    Po Nazarko tjeter cthote me qafsh…mos mendon ndryshe?mos eshte kunder Nazarkos 1 Nazarko 2?
    Pay one get two..lol

  3. PPSH says:

    Ca po shkruani e kendoni o milet i vendit me te mbaruar ne evrope qe as ne Lindjen e Mesme nuk shikohet ky kriminalitet, korrupsion dhe mafje shteterore.

    Si PD si PS dhe aq me pak LSI nuk duan te shikojne nje shtet qe nuk e kontrollojne keta.
    Si Rama , si Meta si Lulushi nuk duan reforme te vertete, nuk duan shtet me institucione te pavaruara te drejtesise dhe policise se kane frike nga pislliqet e akumuluara keto 25+vite. Kane frike nga drejtesia e pavarur.Kurr do ta kuptoni ju qe keto lojna po behen si e si ta blllokojne, vonojne dhe fundosin te ardhmen e Shqiperise.

    Shikoni veprimet, qe nga ndryshimet ne zbutjen e vetingut, zgjidhjen e Metes President apo ligjin e Amnistise qe e ndryshuan per te miren e tyre.Te gjitha keto peshqesh nga Edvin Rama.

  4. DETARI [email protected] says:

    marreveshjen e pucos tim do te kene keta, qe ta marre maloqa gjekmarkajn dhe ti bej rehat…….

  5. Duka i Krimit Kryetar Partie i Agrares. says:

    Per deri sa eshte thirur Zhvejku Fahri Balli Kaslysh Komlesh eshte per te perlare vetem pace derri ashtu sic eshte vete, paneli me plot gojen mund te quhet kar-agjoz, pa le te shtosh o le le Lela dhe Gjekmarkai i Tocajve qe deri me sot asnje analize e parashikim i tij neverites nuk ka dale.

  6. albi says:

    Katundi mediatik e dha verdetin e tij,,

  7. tan qi majn ket emen artan s’jan vec sharlatan por ene muzlluman

  8. Flamur says:

    Kto nuk jan analista, jan perfaqsues partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *