Civilë të infiltruar për llogari të policisë, qeveria belge miraton planin e masave për mafian shqiptare dhe kineze

Qeveria belge ka miratuar një sërë masash për ta bërë më efektive luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Mes masave është miratuar edhe i ashtuquajturi “infiltrimi qytetar”.

Kjo do të thotë që qytetarët të infiltrohen në radhët e bandave kriminale për llogari të agjencive ligjzbatuese, kundrejt pagesës. Më parë, ky infiltrim mund të bëhej vetëm nga punonjësit e policisë.

Por duke parë se për qytetarët e zakonshëm, infiltrimi është më i lehtë për shkak edhe të dialektit të folur, organet e hetimit propozuan këtë masë të re.

Prokurorët thanë se kjo masë do të bëjë të mundur depërtimin në grupe të fuqishme të mafias që veprojnë në Belgjikë.

“Në mafian shqiptare, atë kineze apo grupet terroriste që krijohen apo shtohen në numër  është më e lehtë të infiltrohen qytetarë të thjeshtë, për shkak se mund të përshtaten më lehët me atë mjedis dhe për këtë edhe gjuha është në favor të tyre”, thanë zyrtarët që propozuan masat.

Qeveria gjithashtu ka miratuar gjithashtu edhe ligjin për të penduarit. Në bazë të këtij ligji, u lehtësohet dënimi personave që japin informata të vlefshme që çojnë në arrestimin e kriminelëve apo zbulimin e aktivitetit kriminal të grupeve të ndryshme. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *