Deputeti i PS: Pas 18 Qershorit do të ketë opozitë të re, jo republikë të re dhe …ka nevojë për një PD të re

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, Taulant Balla ka qene në Belsh, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Grekan.

Balla tha se 18 qershori jo vetëm do të çojë përpara reformën në drejtësi, por vendi do të ketë edhe një opozitë të re pas kësaj date.

Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje si përherë, por përpara të gjithëve nesh shtrohet një sfidë e madhe. Kemi përpara mundësinë t’i japim fund këtyre 25 viteve me një sistem tërësisht të kalbur drejtësie dhe të fillojmë një rrugë të re.

Jo republikën e re, sepse atë se beson njeri. Nëse pas 18 Qershorit do të ketë diçka të re, unë jam i bindur që  do të ketë një opozitë të re dhe ka shumë nevojë që të këtë dhe një PD të re”.

Më tej Balla u shpreh se Shqiptarët do të hapin një histori të re përsa i përket sistemit të Drejtësisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *