FOTOT e rralla: Shqipëria në vitet 1940, para se të vinin komunistët në pushtet

15 Maj 2017, 16:59Lifestyle TEMA
FOTOT e rralla: Shqipëria në vitet 1940, para se të vinin

Këto pajme të rralla vijnë nga Shqipëria e viteve 1940 përpara se në vend të vinin në pushtet komunistët. Këto fotografi janë realizuar nga një fotograf italian Xhuzepe Masani.

Më pas këto fotografi janë mbledhur nga studiuesi, albanologu Robert Elsie.

 “Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës duke filluar në vitin 1920.

Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra [Toka e tij], Bergamo 1936. Pas kësaj, botoi një sërë albumesh për rajonet e Italisë: Sicilia në vitin 1938 dhe Liguria në vitin 1939.

 Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.

Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë ‘italiane’ dhe bëri fotografi të mrekullueshme.

 Fotot u botuan në vëllimin Albania: testo e foto di Giuseppe Massani [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italoshqiptar.’ Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër.

Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.

Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit,” shkruan Elsie.

11 komente në “FOTOT e rralla: Shqipëria në vitet 1940, para se të vinin komunistët në pushtet”

  1. Usa says:

    Cfare mjerimi!!!!
    Sa mbrapa Europes paskemi qene ne ato vite!

    1. Adriatik says:

      Nje turqi e vogel po rrace ariane ????

    2. Fiamuri Arberit says:

      Shume me mbrapa Evropes ishim ne vitin 1991!

  2. mirel says:

    Artikulli eshte shkruar me idenevse Italianet ishin thjesht artiste qe erdhen per te bere foto artistike ne Shqiperi, ndersa komunistet i trajton si pushtues .
    Ishte koha kur babai i Meros kishte dale partizan..
    E ke ndonje foto te tyt eti o Merum?
    Pse nuk krahason dhe fotot e Shqiperise pas komunizmit me ato te pas 90es.

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    2 fotot e fundit aq shume domethenese ……………….
    RROBAQEPSIA[me I te madhe qe sot turkoshqipfolesit do ta shkruanin me pike ,duke degjeneruar sot shqipen] ”MODA” nga nje shqiptar kristian i perparuar,pse jo dhe evropian Vasil P.Nace
    Foto e fundit,”lustraxhi” sunit ,pare nga ana profesionale tipike per myslimon ,por ajo qe bie ne sy eshte se ne muret e dyqanit varen fotot e Duces dhe bajraku i nje xhamije………..!

  4. Andri says:

    Ja qifsh robt te na kishte marre Italia ishim be njerez,ngelem me kto politikane shkerdhata …3 milion njerez dhe vuajme buken e hojes.

    1. Babuç says:

      Te na kishte marre Italia sot do ishim me keq se zonat e Napolit e te Sicilise e ca jan po thuajse shumica e Italise Jugut, do vinin kto kohet moderne dhe do kerkonim pavarsi deri sa ta fitonim dhe cdo gje do fillonte nga e para si te them do njihesh a zdo njihesh indititeti jon dhe per me shum do ishte nje plag qe zdo mbydhej kurre . Mendo per nje minute per sakrificen e te parve tane pastaj thuaj ate qe ke per te then .

  5. Dash says:

    Ik ore budalla mbete…gjithe ballkani njesoj ka qene ,te shikosh ca zona te italise te vjen per te qeshur,pak qytete kane qene qytete te verteta ne Europe..

  6. aristoteli nga tic vangjeli says:

    dhe sa shum qe I kemi “urryer” pushtuesit italjan dhe facizmin saqe qeshim e bejm shaka rrugve me ushtaret italjan dhe I kendojm edhe keng popullore nga “grupi I bences”…
    kurse kalamajt e duce musolinit pershnesin alla hitlerjance si pionjeret e enverit qe nderonin alla komunistce vite me von.
    dhe mbi te gjitha nje “zhvillim fantastic” shifet ke ajo “darka familjare”,tip party mo..
    burrat ne nje sofer grat maloke ne tjetren e fmijt ne nje te tret..
    edhe tavolina e koheve te jezu krishtit para 2 mij vjetsh ke “gllenka e fundit” esht me e civilizume sesa kto net malokare shqiptare ne kull..

  7. ervini says:

    Zoti Berati padi beri pllaka …ose clip ne kete kohe..e hodhi pallton tek kembet e zotit Bertini..po kuleta i ngeli gabimisht ke xhepi i pantollonave…

  8. qamo says:

    Shqipëri mesjetare haxhiqamilase, e denjë për “Republikën e Re” të Bashës dhe bandës së tij…. Por xhaminë e kishte “fringo”, ama….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje