Frikë nga Basha? A do refuzojnë takimin me zyrtarin amerikan Topalli dhe Patozi?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Amerikanët i kanë patur gjithnjë në vëmendje rrymat e ndryshme brenda partive të mëdha politike, duke i vlerësuar ato si një alternativë në një krizë politike.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me zërat kritikë të kryetarit Lulzim Basha në Partinë Demokratike.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar në axhendën e tij një takim pasdite me 4  prej deputetëve demokratë të cilët në këto 4 vjet, si dhe tani pas bojkotit, nuk janë dakortësuar me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike.

Megjithatë, takimi mund të mos ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa, sepse 3 prej të ftuarve, Eduard Selami, Jozefina Topalli  dhe Astrit Patozi mund të mos jenë në takim.

E konfirmuar është që Eduard Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetarët demokratë, Topalli dhe Patozi, deri tani nuk kanë mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.

Deri tani, Top Channel ka konfrmuar vetëm pjesëmarrjen e Majlinda Bregut. Ish-ministrja e Integrimit, në mënyrë të vazhdueshme po bën përgjegjës Lulzim Bashën për atë që e quan izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike, për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Frikë nga Basha? A do refuzojnë takimin me zyrtarin amerikan Topalli dhe Patozi?”

  1. gysi says:

    Mos keni as me te voglin dyshim qe Alfons ballshi alias Astrit Patozi dhe Dizenjatorja Jozefine te dalin nga rreshti i Sali Berishes Ata jane vegla te tij dhe kur qajne ose qeshin marrin leje nga Doktori

  2. Haka Tekizoti says:

    Frikë kanë që çke me të, sepse ata e dinë që partia e tyre udhëhiqet nga terroristi Sali Berisha. Ai i ka terrorizuar e shembur në dru të gjithë ata që i kanë dalë kundër edhe ata të radhëve të veta. Janë gjithë ato vrasje aë dyshohen se është dora e tij, sepse kanë ndodhur vetëm pasi kanë dalē hapur kundër Berishës e familjes së tij. Edhe Basha ka mësuar nëpërmjet badhkëpunimit me të nga ustai i tij. Është mësuar të zbatojë urdhëra e tani i ka aftësitë (ligësitë) edhe shpirtërore edhe profesionale. Edhe duar për të shkrepur armët apo organizuar “aksidentet” edhe kanë edhe gjejnë kundrejt pagesës.

  3. Shefi says:

    Nqs nuk dalin nga rreshti as qe vlen ti konsiderojme si zera opozitare. Kush ka bindje ne ato qe thote ndjek me konseguence linjen e vet. Vetem keshtu mund te afirmohesh si lider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *