Gjiknuri apelon ndaj PD-së: Do doja që të ishit në garë, bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, gjatë një bashkëbisedimi me banorët në rajonin numër 3 shprehu dëshirën që në garën e 18 qershorit të kishte përballë Partinë Demokratike.

Më tej, ai tha se bojkoti i opozitës nuk sjellë asgjë të mirë për PD-në.

“Tani Partia Demokratike po thotë, do dalim të komunikojmë me njerëzit dhe ti shpjegojmë bojkotin. Pra, do vijnë në Vlorë tu shpjegojnë ju se përse është më mirë bojkoti dhe pse është më i mirë rrëzimi i kësaj qeverie që ka bërë kaq shumë për Vlorën. Si do jua shpjegojnë qytetarëve këtë?! Ne u themi se jemi të lumtur, hajdeni bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit. E mira do të ishte të hynit edhe në zgjedhje…..Realisht këtu në Vlorë unë do doja që Partia Demokratike të ishte në garë,” përfundoi Gjiknuri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Gjiknuri apelon ndaj PD-së: Do doja që të ishit në garë, bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit”

  1. Zigur Qarri says:

    Shpjego ku është e keqja e votimit elektronik?
    …”të mirat e bojkotit”?Asnjë e mirë.
    Te njëjtën gjë keni bërë dhe ju dikur,”kulturë parlamentare”.Shkak dhe pasoje.
    Partia apo Shqipëria mbi të gjitha?
    Nëse don Shqipërinë më shumë se Partinë,merru vesht me opozitën!

  2. haki jaupi says:

    pd duhet falenderuar njemije here qe me mne fund e kuptoi se nuk duhet te hyje ne zgjedhje se i ka shkaktuar kaq shume dem popullit dhe kombit shqiptar ,me mire vone se kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *