Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e pasurisë së Alfred Pezës

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza.

Ndërkohë sa i përket aksioneve prej 1.1 miliardë lekë pranë një banke të nivelit të dytë, do të vijojnë të mbeten të sekuestruara.

Më herët, për to Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më parë masën e sekuestros sipas ligjit antimafia.

Vendimi për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë të paraqitur në Gjykatën e Lartë për veprën penale pastrim parash është marrë nga Kolegji Penal. Vendimi  është marrë me 5 vota pro  rrëzimit të kërkesës së Prokurisë dhe asnjë kundër.

Më 13 prill 2017, Prokuroria i depozitoi kërkesë krimeve të rënda në zbatim të ligjit antimafia ndërsa kjo gjykatë e miratoi kërkesën deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj deputetit socialist.

Lidhur me hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme,  Peza ka reaguar disa herë duke deklaruar se ai me bashkëshorten pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe ky proces është sulm ndaj tij për arsye politike.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e pasurisë së Alfred Pezës”

  1. Demokrati says:

    Me ne fund e vertete triumfon gjithmone

  2. alma says:

    Te gjithe e njohim Fredin dhe e dime si eshte ajo. E gjitha kjo gje eshte e orkestruar me qellim goditjen politike te tij.

  3. Sokoli says:

    bravo gjyakta qe nuk u be pjese e drejtesise se korruptuar. ne ket vend mund te ket dhe shpres se prokuroet jan ber te gjith me vila e makine luksi me femij jasht dhe vjen puna pse tjetri ka rujt ndonj lek e duhet me i ber namin publik

  4. Erga says:

    po tani keto njerezit qe nxjerrin cdo gje nga goja ku jane? ku jane keto qe flasin dhe bejne moral? ku jane ato te tjeret qe ca nuk thane dhe hiqen si te mencur pas ekranit te telefonit apo kompjtuerit?

  5. Brahoo says:

    Ja kjo eshte reforma ne drejtesi : Normalizimi i parave te vjedhura.

  6. Qifi says:

    Sa lek te moren o fred katnari. Mjere vendi thuaj mjere republika. Ky plehra ka vjedhe me thase. Harram

  7. Aldo says:

    Edhe njehere ” drejtesia ” jone e jep vendimin qe pak a shume dihej , adhtu si i intereson ofruesit me te mire, dmth A. Pezes . Natyrshem lind pyetja – sa honorar ka marre trupi gjykues per kete vendim ?! Do qe mese normale qe te behej sekuestro konservimi (jo konfiskimin) e shumes se lartpermendur nderkohe qe te beheshin hetime me te detajuara. Por me sa duket drejtesia nuk i leverdis askujt. Rendesi kane rryshfetet. Ja perse duhet reforme e thelle ne institucionet e gjykates dhe prokurorise dhe te klases politike ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *