Ja si u tall Partia Demokratike me ndjekësit e saj, këto janë themelet e "Republikës së Re"?

15 Maj 2017, 12:41Politika TEMA

Faqja e parë e gazetës “Rilindja Demokratike” që është organi zyrtar i Partisë Demokratike, prodhoi jo pak zhurmë.

Mjaft akuza dhe  kundër akuza u hodhën mbi përdorimin e Photoshop-it për të dëndësuar njerëzit që morën pjesë në protestën e 13 majit përgjatë bulevardit  “Dëshmorët e Kombit”.

Por kush gënjen dhe kush përpiqet të thotë të vërtetën në këtë rast?

Nëse online mund të manipulosh mjaft lehtë, janë të paktën 1000 gazeta të shtypura dhe të shpërndara në të gjithë Shqipërinë që shërbejnë si dëshmi për të vërtetuar se si qëndron  e vërteta në këtë çështje.

Në një prej gazetave print të blera pranë një kioske të zakonshme në Tiranë, bie në sy qartë fakti se në fotografinë e faqes së parë ka ndërhyrje të theksuara.

Qartazi vërehet tentativa për të shtuar sa më tepër njerëz në këtë tubim.

Në një kohë kur minimumi do të ishte një ndjesë e thellë ndaj lexuesve që e ndjekin prej 26 vjetësh këtë të përditshme, “RD” shkon më tej duke thurrur një gënjeshtër të re ku thotë  se ky është një mashtrim i mediave të kapura.

Gabimi i rradhës qëndron në faktin se pas ngritjes së debatit në publik, “RD” detyrohet të fshijë edhe fotografinë e publikuar në varjantin e saj online dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

Çudia dhe ironia në këtë rast bëhet shumë e madhe ku mbi një manipulim për syrin dhe mendjen e publikut, stampohet titulli “Republika e Re”.

Si mund ta besosh PD-në që flet për manipulim të zgjedhjeve, në një kohë kur të gënjen sy më sy duke manipuluar hapur qoftë edhe gazetën e saj.

A është kjo fytyra e “Republikës së Re” të themeluar para dy ditësh sipas opozitës?

Nëse mashtrimi do të jenë themelet e saj, shumë kush do të thoshte: Mos ardhtë kurrë!

 

2 komente në “Ja si u tall Partia Demokratike me ndjekësit e saj, këto janë themelet e “Republikës së Re”?”

  1. kashi says:

    po keshtu eshte te gjitha qe deri dje i benin vetet kane tani paranojen qe do ti beje rama
    siptomat e te semururit psiqik

  2. malokeria = qeneria says:

    Mos u merzitni se e kane lene akoma derrat e malokerise foton e montuar ne website e RD, jane munduar ta fshijne por aty e kane akoma se jane koktrashe. Shikojeni sa pa e fshire akoma ne linkun http://www.rd.al/2017/05/faqja-e-pare-378/. Kush te mundet te beje nje record screen mundesisht me videocapture qe ta beje publike.
    Jo vetem jane te ndyre, por jane edhe loqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje