Manchester City ofron 30 mln Pound për Donnarumma

15 Maj 2017, 16:08Sport TEMA

Manchester City shfaq interes konkret për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe është klubi më i favorizuar për të siguruar shërbimet e talentit italian. 18-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me kuqezinjtë por “Citizens” synojnë të paguajnë kesh për të evituar konkurrencën dhe në pjatën e Milanit janë vendosur 30 milionë Pound.

Është Juventusi që e shqetësn më shumë Pep Guardiolën në këtë garë pasi bardhezinjtë e konisderojnë Donarouman si pasardhësin e Buffon dhe janë gjithashtu në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Një tjetër opsion për Manchester City është edhe Joe Hart, i cili po zhvillon një sezon pozitiv me Torinon dhe trajneri katalanas synon të bëjë një hap pas për ta rikthyer në “Etihad Stadium’ edhe pse kjo mund t’i kushtojë rreth 20 milionë Pound.

Situata është e paqartë edhe në kampin e Manchester United pasi në horizont ekziston rreziku që Reali i Madridit të bëjë një tjetër tentativë për shtatlartin spanjoll.

Jose Mourinho ka deklaruar se një rrezik i tillë nuk ekziston por gjithsesi ai është një profesionist dhe e di shumë që dinamikat e merkatos janë të paparashikueshme. Portugezi ka në kokën e tij emrin e zëvendësit të De Geas dhe ai është gardiani i Atletico Madrid, Jan Oblak.

“Special One” e ka përjashtuar klubin e tij nga gara për Donaroumman sepse në këtë mënyrë vlera e tij do të rritej ndjeshëm, por ai kërkon njëkohësisht edhe një emër me eksperiencë dhe 18-vjeçari i Milanit nuk ia ofron garancinë e plotë për të mbrojtur katërkëndëshin e “Djajve të Kuq”./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje