Nga vjen urrejtja e Lubonjës dhe shokëve të tij për Ramën dhe pse heshtnin ndaj Berishës!

15 Maj 2017, 09:24Politika TEMA

Kush e ka ndjekur me vëmendje llojin e opozitës së Lubonjës karshi Berishës dikur, e këtë karshi Ramës sot, nuk ka si të mos ketë vënë re një deviacion në thagmën gjuhësore. Lubonja mbahet si ndër antiberishistët e betuar, nga ata që në ’92-shin nuk priti as ta provonte cilësinë e tij qeverisëse, por iu turr prej ditën e parë të ngjitjes në pushtet. Të thuash “iu turr” është e tepërt në fakt, pasi, gjithsesi, gjuha e luftës ndaj liderit demokrat ishte aq e latuar, deri në një nivel intelektual që nuk shkonte aspak me stilin e ashpër e katundaresk të drejtimit të pushtetit. Megjithatë, Lubonja e një kastë zërash publikë krah tij themeluan një mendim opozitar të kultivuar, sa prej tij mund të merrje dhe leksione të vyera mbi demokracinë, shtetin ligjor, filozofinë shtetformuese, etikën e drejtimit të pushtetit, etj. Këto i hasje në të gjithë narrativën që e përshkonte këtë lloj opozite, ku dhe peticionet e hartuara dërguar Europës mbi paudhësitë e Berishës ngjanin me pamflete morale e intelektuale bashkë, që sot zor se mund t’i hasësh në të shkruar e në të thënë.

Pra, as që bëhej fjalë për fraza me përmbajtje halabakërore, siç sot mund t’i dëgjosh nga Lubonja e të ngjashëm me të kur është fjala për t’i rënë Ramës. Ishte pikërisht kjo që e detyroi Mustafa Nanon që pak ditë më parë t’i kushtonte dy shkrime gjuhës së Andi Bushatit, e cila nuk kishte asnjë diferencë me atë të një militanti çadre, teksa bënte thirrje të hapur për reagim të dhunshëm në Kavajë. Po kështu dhe Lubonja ka një varfëri të habitshme, dhe po ashtu të dukshme, në ligjërimin e tij opozitar ndaj Ramës, ku nuk i mbetet veçse të prodhojë fraza rruge karshi ish-mikut të tij, të huazuara ndonjëherë dhe nga fjalori i pasur e emblematik i Berishës, siç është ajo e të “sëmurit psiqik”.

Çfarë ka ndodhur, pra? Përse përballë Berishës që me stilin e tij të vrazhdë politik të detyron të nxjerrësh me zor jo fjalë, por ofshama, ka patur gjithsesi një vetëpërmbajtje, për të mos thënë intelektualitet, e përballë Ramës, që tek e fundit nuk mund t’i mohohet së paku etika në fjalëformim e fjalëpërçim, ka një ashpërsi deri në vulgaritet?

Një prej shpjegimeve që mund të jepen, e ku të gjitha janë pa dyshim të rrafshit psikosocial, është ai që Rama ka qenë i së njëjtës vathë. Pra, është i tyre, ai i dikurshmi i të njëjtit oborr mendimi politik, që i “tradhtoi” duke ecur drejt shtigjeve të politikëbërjes e duke kapur majat e pushtetit. Ngjan si një akt prej renegati, për të cilin ka provokuar një urrejtje e cila, më shumë se për cilësinë e ulët qeverisëse, ka të bëjë me një xhelozi grupi. Mjaft të kujtojmë se Lubonja nuk ka pritur që ta shohë njëherë Ramën se ç’mund të bëjë ai në krye të kulturës shqiptare me emërimin ministër në vitin ’99. Jo! E sulmoi menjëherë mikun-vëlla duke e akuzuar si tradhtar kauze, meqë nga lëndinat e mendimit intelektual po kalonte në shpatet e thikëta e të rrëpirta të politikës, që sidoqoftë mund ta çonin një ditë drejt majave të pushtetit, siç dhe ka ndodhur.

Në këtë pikë, nuk është nevoja të kapesh pas lejeve të ndërtimit dje e drogës sot; Rama do telendisej gjithsesi, dhe në formën më të egër të mundshme, ku në thelb arsyet do ishin tek e padukshmja, e jo tek e dukshmja, tek ajo që qëndron e strukur brenda dobësive të natyrës njerëzore. E përligj këtë dhe fakti se në asnjë rast Rama nuk u ka bërë ofertë për t’i patur pranë vetes në kushte pushteti, ndryshe nga sa ka ndodhur me miq të tjerë të vathës së dikurshme – si, për shembull, Virgjil Muçi në Ministrinë e Kulturës, Blendi Gonxhe e Artan Lame në bashki, Fidel Ylli në parti, etj. – gjë e cila është përkthyer vetvetiu dhe si një zhvlerësim, apo më keq akoma, si një përçmim, shumë më e rëndë se “tradhtia” e futjes në politikë.

I shtohet kësaj dhe fakti se përballë është një specie e njëjtë në regjistrin e kumtimit intelektual, diku dhe më lart, gjë që i çon drejt reagimeve ku nuk ndihen gjithsesi të sfiduar, e që janë një rrugë më e lehtë për t’u hakmarrë: tek stili halabak i gjuhës. Për këtë arsye, harrojeni se një ditë mund të shikoni përballë Ramës në një përballje mediatike Lubonjën, Bushatin, apo ndonjë tjetër të ngjashëm me këta, siç thotë populli, deri dje “b… e brekë” me të. Pse është e pamundur kjo, dhe mu pse dikur ishin të tillë, i ka detyruar t’i lëshohen me gjuhë çadre thjesht një “tradhtari”, dhe jo një kryeministri të keq.

Si me Alfred Pezën, ku shumëkush nga ish-familja mediatike fërkoi duart kur linçohej në emër të pasurisë: jo për pasurinë, por për “tradhtinë” e hyrjes në politikë.

Ermir Hoxha-Tesheshi.com

Titulli origjinal: Lubonja me shokë, intelektualë përballë Berishës, aspak të tillë përballë Ramës! Përse?

16 komente në “Nga vjen urrejtja e Lubonjës dhe shokëve të tij për Ramën dhe pse heshtnin ndaj Berishës!”

  1. valentina says:

    Keta jane tete prej atyre me te urryerve qe populli i ndershem do qe ti shohe ne litar.

  2. Saliu kopili sheqeres says:

    Shikoni “analistat “qe e shesin bythen per 5 leke.Fotografia flet vete.

  3. i pa besi(Berisha vete) says:

    I shikoni analistet e opionistet si jane vene ne rradhe per te marre kocken si qeni pas lehjes . Mungon Lubonja,Gjekmarkaj ,Zogaj, Lelaj,Zheji,Cili,Cupi,Mece, Myftari,Hoxha “presidenti”, e disa “qener ” te tjere, qe tradhetarit te popullit shqipetar Sali Berishes,(ju shofte emeri familijarish) ti shkoje goja vesh me vesh.

  4. landi says:

    Fatos Lubonja, jo vetem perdor gjuhen e halabkut, por ka qene qe ne shkollen e mesme (qe kur e njoh une) e deri tani nje prototip, perkufizim i halabakut. Megjithese i biri i burrit te nderuar Todi Lubonja, udheheqes i larte i Partise se Punes e liberal, Fatosi u perjashtua nga shkolla e mesme se vodhi dhe shperndau tezen e provimit te matures. Ne universitet, ishte nje ngeles ne cdo lende, dhe e kalonin vetem se i ati ishte sekretar i Komitetit te Partise per Tiranen, qe kishte ne varesi universitetin.

    Fati i tij i mire ishte qe e futen ne burg, jo se e meritonte por ngaqe e denuan te atin. Vetem ne saje te burgut ai vazhdon te kakarise, por qe nuk e degjon me njeri. Ai di vetem te kapardiset e te mare poza prej “mendimtari” debil, duke dhene mendime per cdo lloj problemi, ndonse nuk e di per c’flet. Psikopati Kastriot Myftari ka shume me shume mend se Fatos Lubonja.
    Eshte hera e fundit qe harxhoj kohen time per kete hiç me xhufke.

  5. Bekimi says:

    Ata surretër janë vetë pështirësia, ndaj s’kanë si pështirosen nga surrati si e vjellë qensh, me emrin Sali Karaxhiçi

  6. victor says:

    Ta them unë, pse Lubonja, Andi me shoke e sulmojnë Ramen dhe jo kriminelin sali! Sepse krimineli sali I tridhte nga koqet, ose i conte per gjah, ose i fuste ne grop deri ne fyt sic beri me gazetarin mirditor,në rast se e shanin në mënyrë të drejtperdrejte, kurse Ramen ata e shajnë nga mëngjesi deri në darkë me gjuhë alabagesh sepse e dine qe ky është tolerant dhe nuk do I ti çojë për gjah.

  7. Zigur Qarri says:

    Tema,perderisa nuk keni kurajon te lejoni nje zë kritik te nje komentuesi qe nuk luan ndonje rrol,si do te
    beheni te besueshem per lexuesin me kritikat tuaja si Gazete?Kjo eshte hipokrizi dhe varferi intelektuale.
    Militantizmi partiak eshte gangrena e Shqiperise,ju e stimuloni ate,me ndergjegje,te programuar per te larë
    hesapet personale.Merret vetë Mero me moderimin e komenteve,apo ndonje tjeter,pak rendesi ka.
    Kushdo qofte,ndermjeteson Temen.Ju nuk jeni te lire ne mendim,prandaj edhe ju shqetson kritika e Lubonjes,
    duke anashkaluar tinëzisht kritiken,per tu marre me denigrimin e personit te tij.Kjo eshte varferi intelektruale.
    Nese keni vetem 1% ndergjegje intelektuale,tregoni te pakten kufijte qe nuk lejohen.Ku eshte e keqja e komentit?
    Ku jan kaluar kufijte ne pergjigje te komentuesit Plaku Xhuxhumaku,”Eshte pikerisht ky mentalitet,baza qe sjell autokratet ne pushtet.
    Fatkeqsi,apo jo?!
    Ku eshte e keqja e komentit per shkrimin ne fjale?!

    Eshte kjo temena ndaj pushtetit,apo kritike?Lubonja ka qene gjithmone opozite,ne pozicionin kritik,
    ashtu si duhet te jete nje intelektual i vertete.Pastaj,edhe Mero Baze deri dje ishte”b…e brekë”me
    Berishen,tani eshte kthyer ne armik ndaj tij!Eshte kjo hakmarrje personale?Tjetersimi eshte i natyrshem,
    por jo180 grade.Berisha sot,eshte po ai qe ishte dje,nje mjek super i afte,por kurre politikan i mire.
    Hajt Tema,pa militantizem,lejojeni komentin,se keni afro dy Jave qe i keni bllokuar te gjitha komentet
    e mia!Vetem ne diktaturen komuniste censurohej mendimi i lire deri ne kete pike.10:05

  8. mmoisiu says:

    Artikull shume i sakte ,kam qene prezent ne nje takim tek Instituti i Larter i Arteve para 20 viteve ,organizuar nga Edi Rama dhe F.LUbonja,niveli intelektual i Edit dallohej nga i Fatosit ,dhe gjithmone kam qene i habitur nga armiqesia e Lubonje karshim mikut te tij sic u prezantuan ne kete takim !

  9. Psikolog Sapienza says:

    Jane simptomat e ” Nje dashurie te represuar, obsesive dhe seksuale” me te gjithe pasojat e urrejtje se pakufishme, admirimit, xhelozise dhe instiktit te vrasjes.
    Lubonja eshte i dashuruar marrezisht me Edi Ramen.

    1. Strong says:

      ahahaaaaaaa, je i fort, Psikolog Sapienza, kjo eshte bindese; eshte i vetmi fakt qe arsyeton shkakun e urrejtjes qorre, vulgare dhe prej rrugaci te “Lubise” . Me siguri ka prirje agresive homoseksuale dhe Rama e ka refuzuar. Ky tashme vjell vrer, por jam i bindur se me vrer do te shperblehet. Keshtu eshte ndertuar kjo bote. Cdo mendim, ndjenje, veprim ndiqet nga pasoja!

  10. Shqiptar says:

    KETA JAN VETEN ANAL,,,QE SHERBEJNE PER JASHTEQITJET,,,KUR NUK KAN QENE ANALISTA,,,KETA JANE AJO KATEGORI NJEREZISH QE SHQIPERISE DHE SHQIPTARET I KAN SHITUR PER DY KACIDHE,,,KJO KATEGORI NJEREZISH KA QENE PREZENT QE NE KOHEN E GJERGJ KASTRIOTIT DHE DERI ME SOT NE DEMOKRACI,,, KJO KATEGORI ANTISHQIPTARE KA PASUR DHE KANE SI VIRTYT VETEM PARANE,,,KETA JANE PA FLAMUR DHE PA ATDHE,,,,FLAMURI I KETYRE MERCENAREVE KA PER SIMBOL FIGUREN E DOLLARIT DHE TE EUROS ,,,PTUUUU HARRAM

  11. lino says:

    E thjeshte pergjigjja:Duke qene afer ata ja njohin perversitetin Rames. Nuk eshte e cuditeshme te urresh apo perbuzesh dike qe akuzon te atin se i shkerxhen gruan dhe se ka me te femijen .Ku qendron problemi ketu?!lol

  12. joli says:

    Edhe une in perbuze keta analiste.
    I perbuz se ishin shoke te nje individi qe akuzoi te atin se i shkerdhente gruan.
    Nuk ka si te jene te moralshem.
    Do ti justifikoja vetem nese me bindnin se ata vertet e besonin qe i ati i Rames flinte me nusen e djakit. Ne kete rast do merrja ne konsiderate perbuzjen e tyre per te atin e Rames,

  13. demo says:

    Pse mesuesit e fshatit,degradojne ne pijenece?Sepse fshatari ndan te treten,te dhjeten e cifligarit.Ndan familjen me sekretarine partise,me drejtorin,me kryet.e koop.bujqesore,Fshatari jep qypin e mjaltit,damixhanin e rakise,dashin qe prin kopene.Raki e forte,kontroll i bute-thuhej ne kohet e kooperatives.Merri me rradhe keta analiste,cfare kane perfituar duke i sherbyer malokut Sali Berisha,duke filluar nga Fevziu,Rakipi, Frangaj e me radhe?!.Edi Rama nuk u dha te treten e cifligarit,as te dhjeten e priftit.I sikterrisi si ai fallxhori,qe shkon tek kirurgu kur i plas apandesiti por nuk vete te namatiset tek bashkemashtruesit fallxhore se e njeh zanatin e namatisjes se medias .Ka qene prasaxhi vete.

  14. Juli says:

    Bashkohem me shkrimin ku, vertetsia e te paverteteve te atyre qe lehen kaq kohe duke denigruar cdo gje, duke frumezuar te keqin per te keqen e ketij vendi, bashk me ta dhe presidenti i vendit duke protestuar per kendin e lojrave te femijeve, sikur populli sy lesh po ja hidhte shteti i tij shtetareve te tij. Keta surreter te fotos jane te faktuar ne kujtesen e popullit si kane arritur te perfitojne ne emer te analisteve te asnjanshem, qesharak, karikatura ne pergjigjet e tyre ku shum prej tyre u pershtatej dhe surrati. Harrojne se ne qeverisjen e PD sistemi drejtesise u ngrit dhe u shkollua vetem ne nje kurs gjashtemujor, dhe fatet e njerezve u lane ne dore te ketyre qe sot nuk iu numuron dot pasurine. A kane ndopak ndjenje te penduarit Blendi, Arjan Çani, Eni Vasili, Ylli Rakipi, Sajmir Kodra e sa te tjere qe nuk permenden per neveri per te mos bere gojen pis, ku me emisionet e tyre perverse poshteronin teleshikuesin e quajtur naiv dhe budalla. Turpi do tju shoqeroj ne brezat e atyre qe bejne analistin e vertete. Ju perfituat vertet disa para apo avantazhe ne administraten e shtetit por keni humbur te gjitha parametrat e dinjitetit. Haram pagesat e taksapagueseve, se po te kishit qene dhe ju konseguent me realitetin nuk do te ishte denuar dhe PD, siç u denua nga i gjith faktori nderkombetar, me te vetmen ndryshim, nese do ti kishte ndodhur Edi Rames, sot ai do te poshterohej dhe vene para ligjit.

  15. Quo Vadis! says:

    Zorret e Barkut te Sali Berishes.
    Edhe sikur kastile te ishte bere kjo fotografi nuk do t’i kishte marre dot te gjithe bashke ne nje poze.
    Ika se do vjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje